SEMINAR NDËRKOMBËTAR PËR PËRMISIMIN E PARAQITJES VULLNETARE - TopicsExpress



          

SEMINAR NDËRKOMBËTAR PËR PËRMISIMIN E PARAQITJES VULLNETARE TË TATIMEVE PËRMES EDUKIMIT TË TATIMPAGUESVE Shkup, prej 19-31 tetorit 2013 në hotel “Alexander Palace “ u mbajt seminar nderkombëtar në temën: “Përmisimin i paraqitjes vullnetare të tatimeve përmes edukimit te tatimpaguesve”. Në seminatin e organizuar në bashkëpunim me Intra-European Organization of Tax Administrations (IOTA), morrën pjesë 39 përfaqësues të administatorëve tatimor nga 20 shtete, si dhe përaqësues nga IOTA dhe IBFD (International Bureau of Fiscal Documentation). Qëllimi i seminarit është që të edukojë tatimpaguesit, një faktor i rëndësishëm kur është fjala për raportimin vullnetar dhe mbledhjen e taksave. Cilat janë format dhe metodat e edukimit që i aplikokojne administratat tatimore , cilat janë shkaqet kryesore dhe karakteristikat e tatimpaguesve të cilët vullnetarisht nuk përputhjen me ligjet tatimore ... janë vetëm disa nga pyetjet të cilat pjesëmarësit e seminarit treditor ipër të shkëmbyer përvojën në mënyrë që të aplikojnë metodat dhe praktikat që i japin rezultatet më të mira duke përdorur masa praktike për të adresuar mungesën e njohurive të tatimpaguesve , duke identifikuar pengesat e mundshme në arritjen e pajtueshmerise vullnetare dhe zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të tatimpaguesit. Gjithshtu pjesëmarrësit në seminar kishin mundësi të informohen më në detajë më procesin e edukimit të tatimpaguesve, respektivisht si zbatohet i njejti proces dhe si eshte organizuar në Austri, Maqedoni, Finlande, Holandë, Zvicër dhe Norvegji si dhe ti ndëgjonë udhëimet e ekspertëve të IBFD. Qasja dhe format e arsimit, dhe strategjitë administrata tatimore i përcakton nga pozicioni i tatimpaguesit për çështjen e raportimit vullnetar dhe pagesa e tatimeve. Sipas modelit të pranuar në përgjithësi, ekzistojnë katër grupe të tatimpaguesve varësisht nga pozicionet e tyre: 1) Tatimpaguesit të cilët janë të gatshëm dhe të interesuar për të vepruar si duhet, 2) ata të cilët dëshirojnë që vullnetarisht të përmbushur detyrimet e tyre, të cilat janë të motivuar, por jo mjaftueshme të kualifikuar, 3 ) tatimpaguesit të cilët nuk duan ta plotësojnë detyrimin tatimor dhe 4) ato te cilët kan vendosur të mos përmbushë detyrimet tatimore.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 18:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015