SHEKSPIRI IM... - Nga Suzana Zisi Gjendet dikush, këtu...në - TopicsExpress



          

SHEKSPIRI IM... - Nga Suzana Zisi Gjendet dikush, këtu...në kraharor, që shkruan, për mua, për ty: “Nata është e errët. E nxirë është dhe dita. Univers i zi… Hamletët mes territ enden barkzbrazur… Laertët “pikturojnë” një mbretëri në mbrëmje dhe e gëlltisin në mëngjes… me “kështjella” ne bregdet e varre si bizhu… Brinjë e eshtra hashashi, shqyhen së qeshuri me Lolon që për një copë buke vdes në krye të detyrës…oiiii…oiiiiii… Kafka Ofelish, përtypin fallosët* e semaforeve, nderur mbi reklamat e shoqatave për ardhmëri… Makbethët, i gjen ngado, varur në stërkëmbësha nderi. Dunkanët ha dheu i zi… Në të dymbëdhejtën natë, Violat, fekondohen në fund-det me vezë “peshkaqenësh”, Foshnjat, ngujohen në thellëdhomat e nje trageti, varur ne ëndërra te lagështa identiteti. Sebastianët, paguajnë “Kartën e sigurimit të shëndetit” për në Ferr. Mbretërit nëpër shalë dashnoresh, tek shtrydhin brekë parash, pikojnë uri… Strukmu, strukmu thellëshpirtit Kalndesitin i Zemrës, dhe mos resht së shkruari…që: Hijet dhe njerëzit i mbulon mëria… Mashkulli nuk është mashkull Dhimbja ndihet femër… Karta e identitetit – false. Emrat - konvencione me/pa/siguri Siiii…? Ne qeniet moderne , nuk qenkemi dhe aq të egër? Fli, atdheu im, gjumin e pëllumbit, lebrosur e ngjyer realitetit bardhë e zi… Ka haraç zhvillimi, ha e nginju Ti! Se vjen Ai, hamshori që t’i rrejp lëkurët si shpirtrat e maceve… Të ngre, të ul, të flak, të përdor… Dhe…një palë zgjedhje të servir në pusetën e librit të gatimit, me garniturat: Lolo, Lir, Ledi Makbeth, urrejtje, intelektual, farsë…dashnor… Ejani, me gjak emrat t’ua rishkruaj… T’u rilind, t’u rivras e numrin përkatës (të identifikimit në Purgator), t’ua gdhend mbi lotin. Që dallga e mashtrimit ta zhysë në bojë e gishti të shpallet theror… Dhemb… Dhemb… Dhemb… Dhemb…Shekspiri im…këtu…në kraharor… @ Suzana Zisi
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 22:04:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015