SHENJAT E HOROSKOPIT NE VARGJE Dashi Unë jam Dashi shënja e - TopicsExpress



          

SHENJAT E HOROSKOPIT NE VARGJE Dashi Unë jam Dashi shënja e parë, Sypatrëmbur, sundimtar, Përvëloj e djeg si zjarr. Kam talent se jam i zgjuar, energjik për të luftuar, rezistent e i paduruar. Jam plot jetë e gjallëri Marsi me jep energji. Demi Thotë Demi jam punëtor, Mjaft korrekt si në çdo orë, Shumë besnik, konservator. Jam i ndershëm e xheloz, I duruar dhe kurioz Dhe i vendosur sidomos. Vishem bukur se kam shije Afërdita më bën hije. Binjakët Por Binjakët me shkathtësi, Thonë në zëmë shpejt miqësi, Flasim bukur me mjeshtëri. Jemi të zgjuar e s’durojmë, Mendjen shpesh e ndërrojmë Sa më shumë jetën shijojmë. Se Merkuri na drejton Plot mendime na dhuron. Gaforrja Romantike dhe e ndjeshme, Jam e butë dhe e vëmendshme, E përzemërt dhe e këndshme, E kam mëndjen të zhvilluar, Më pëlqen për t’më lavdëruar, Thotë Gaforrja e duruar. Hëna është drejtuesja ime. Më fal ndjenja e kujtime. Luani I vendosur dhe i fortë jam, Më kanë frikë se jam Luan, Jam krenar, ekstravagant. Rrezatoj unë në çdo vend, Gjykoj drejt sepse kam mend, S’mbaj inatin me askënd. E mbaj veten si një mbret Dielli i zjarrtë më jep jetë. Virgjëresha Jam punëtore e organizuar, Mjaft praktike dhe e zgjuar, Gjithmonë gati për të ndihmuar. Jam e pastër si njeri, Mësoj shpejt dhe me cilësi, Virgjëreshë me kokëfortësi. Kritikoj shpesh padrejtesitë Ndaj Merkuri më bën dritë. Peshorja Mua askush nuk ma hedh dot, nuk më thonë Peshore kot. Më pëlqejnë veshjet me modë. Jam e sjellshme dhe e dashur, diplomate dhe e pastër, Urrej shumë njerëzit e ashpër. Me Venusin perëndeshë Buza ime vetëm qesh. Akrepi Jam i këndshëm dhe besnik, Për të gjithë jam magnetik Nga armiqtë nuk kam frikë. Këmbëngulës e kundërshtar, T’i them fjalët ballë për ballë, Jam Akrep, mister i rrallë. Veten nuk e përmbaj dot se Plutonin kam për zot. Shigjetari Liridashës dhe bujar thotë i zgjuari Shigjetar Jam nevrik e autoritar. Optimist dhe i sinqertë, për mendime jam i shpejtë, Filozof dhe shumë i drejtë. Aventura më tërheq Jupiteri më udhëheq. Bricjapi Jam Bricjap me mend në kokë, Shumë serioz dhe pak i ftohtë Kërkoj shumë e s’ngopem dot. Nuk flas kot vetëm punoj, Disiplinën respektoj, Ambicioz dhe shumë duroj. I marr gjërat me ngadalë Se Saturni nuk më fal. Ujori Thotë Ujori rrallë zemërohem, Më pëlqen të rebelohem, Kur veproj, para mendohem. kam një tip origjinal, Miqësor dhe liberal jam human e di të fal. Me Uranin sundimtar Mund të bëhem shkencëtar. Peshqit Misteriozë dhe romantikë, Nga natyra artistikë, emotivë e simpatikë. Jemi të drejtë dhe bujarë, Intuitivë dhe ëndërrimtarë, Peshq me shpirt humanitar. Ne si shenja më e funditI shërbejmë vetëm Neptunit. --> Po ti cfare shenje je?
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 09:52:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015