SHKRIMI IM I RADHES NE GAZET: shkruan: Mr.Sc Armend Halimi - TopicsExpress



          

SHKRIMI IM I RADHES NE GAZET: shkruan: Mr.Sc Armend Halimi A E DINI SE...?! Kosova është vend i kurioziteteve! Për çudi harrojnë se kemi mjaftë gjëra në Kosovë, “fal” të cilave edhe ne mund të nihemi për diçka si vend. Sigurisht për këtë medalja i shkon atyre që kontribuojnë në këtë drejtim. Se cili meriton vendin e parë, zgjidheni ju. Mos harroni, zotërit janë mjaftë komod, ata duke dëshiruar të i’u kursejn, nuk dëshirojnë hiç më shumë se votat e juaja, ngase edhe pse në dukje hiç kurgja, ato në fakt i sjellin në “parajsë” të kësaj bote!. A e dini se: Kosova ka kryeministër që shumë punon dhe pak flet! Fal asaj që kryeministri ynë z.Hashim ka zgjedh kshillën e “atij të moçmit” të punoj shumë dhe flas pak, jemi ku jemi. Kështu, ai aq shumë ka punuar deri tek marrëveshjet me Serbinë, sa që dëshironë të qëndroj modest dhe mos flas tepër nga frika se do dukej se po lavdrohej. Pikrishtë për këtë, ai as që ndin për debatet çoftë me qytetarët, aq më pak me rivalët e tij politik (debat televiziv, ku as një herë qytetarët nuk paten rast ta shohin). z.Hashim nuk duhet harruar e falenderuar ndërkombëtarët që ai të duket kaq kontrast e rrjedhimisht ky pastaj të bëjë Kosovën vend i kontrasteve apo kurioziteteve. Kontrasti ndërkombëtarë karshi tij është ku sa herë që ai bën ndonjë të “arritur”, (tolerim, sakrific apo kompromis jo personal, por në kurriz të shoqërisë), lavdrohet nga ta për aftësinë e treguar, sa që menjëherë e thrrasin në Bruksel apo në Washington dhe e falenderojnë. Pikrishtë ky është kontrasti, ja pse, a keni ndëgju që ndokush të bëjë vetës (shoqërisë, vendit) ndoj të mirë dhe për atë të falenderohet nga të tjerët, në vend se ai të i falenderoj të tjerët nëse është vërtetë e arritur për vendin?!. Sigurisht që jo, prandaj për të i dhënë më tepër kuptim këtij kuriozitetit kryeministri ynë në të “arriturat” për vendin, në vend se ai të falenderoj miqët ndërkombëtarë pse jo edhe me epitetin “Skënderbe”, pikrishtë ai falenderohet deri edhe te marrja epitetit “Gjorgj Washington”. z.Hashim për veç tjerash është kuriozitet edhe për transformim, nuk është fjala këtu për transformim estetik, ndoshta pak në fizionomi po, por jo aq sa ka bërë transformim të personalitetit. Psikologët ndoshta do të më kritikojnë për këtë konstatim, përderi sa psikologjia thotë se personaliteti i njeriut është i pandryshushëm, edhe unë pajtohem me këtë, por nuk duhet harruar se po ashtu psikologjia thotë se disa cilësi të personalitetit mund të e “transferojnë” një njeri varsisht situatave, sidomos kur posedon cilësin kryesore jo të fortë, pra karakterin, ngase motivet e ulta në karakter të dobët gjitherë janë dominuese. Të kthehemi në temë, hiq më larg se 14 vite kryeministri ynë ishte përfaqësues i krenarisë sonë komnbëtare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ashtu, hiç më larg se 7-8 vite kur kryeministri ynë ishte opozit, ka qenë ndër më “radikalët” për kërkesat ndaj mbrojtjës së vlerave të kombit, aq më pak të flitej me “armikun”, e që shpesh i ndieri Presidenti historik Rugova është quajtur “tradhëtarë”, për çudi tani kryesiministri ynë është ndër më kritikuesit e atyre që thirren në komb, p.sh bashkim, flamur, etj, dhe pro bisedimeve. Megjithë këtë, nuk jam ideues e as të plqej që tani të nxjerrim paralele dhe të quhet kryeministri ynë “tradhtar modern”, sepse këtë e ka imponim nga bashkësia ndërkombëtare, e që ndryshe nuk do arrinte të “falenderohej” për të “arriturat”.! A e dini se: Ligji për amnistni në Kosovë nuk i’u dedikohet të dënuarëve! Do dukej shumë absurde të mendohej se një ligj që ka për esencë nxjerrjën e tij të i dedikohet të dënuarëvë të mos i’u përkas atyre!. Por, ky shpjegim na doli nga ministri z.Hajredin Kuçi ku fal prirjës “orator poet” , dhe fal vetëbesimit të madh të tij, gjërat shpjegohen pa kuptim në fund.! Sa që si ministër i Drjetësisë propozon edhe ligj për amnistni, duke e shpjeguar se me këtë ligj nuk do bëhet amnistni kriminelëve, pa qenë i kjartë se kush pra duhet amnistnohet. Ne e dim se amnistnia mund të aplikohet vetëm ndaj të dënuarëve, ndërsa parimisht çdo i dënuar vuan dënimin si pasoj e veprimit kriminal apo të kundërligjshëm të tij, e që fjala kriminel është sinonim i atij që kryen vepër penale, sikurse krimi që është sinonim i veprës penale. Prandaj, z.Ministër kujt i dedikohet amnistnia në Kosovë?!. A e dini se: Partia që kritikohet më së shumti nga qytetarët, gjithëherë fiton! Partia demokratike e Kosovës (PDK), edhe pse nga bisedat dhe shprehja e opinioneve të qytetarëve në përgjithësi shihet se urrehet dhe kritikohet shumë, përkundër kësaj ajo ka dy mandate që fiton zgjedhjet.! Se si dhe pse ndodh kjo, nuk arrihet të sqarohet sot e kësaj dite.! A e dini se: Përcaktimi “zero toleranc ndaj korrupsionit” ka sjell rezultat “zero luftë kundër korrupsionit”! Edhe pse është vështirë të gjenden fakte dhe prova direkte për korrupsion, megjithëatë ka disa indikacione që Kosovën e bën ndër vendet me më së shumti korrupsion. Ndër faktet për këtë konstatim për veç raporteve të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare, janë edhe: pasuria dhe kapitali i hatashëm i qeveritarëve, në anën tjetër varfëria ekstreme tek populli. Edhe pse gjendja kështu, edhe pse qeveria e z.Hashim ka dhënë vetës prioritet “zero toleranc ndaj korrupsionit”, rezultati me fatkeqësisht është me “zero luftë kundër korrupsionit”.! Kjo bën që qytetarët ende nuk panë “peshqit e mdhenjë” duke dhënë përgjegjësi. A e dini se: Në krye të ushtrisë së “engjëjve” doli “djalli” Qeveria e z.Hashim duke dashur të rris “efikasitetin” kundër korrupsionit, nuk pa të mjaftushëm policinë dhe prokurorin të themi të zakonshëme për ndjekje ndaj të dyshimtëve, por krijoj forcën apo njësitin special për luftë kundër korrupsionit. Sa për kuriozitet pikrisht ky njësit doli se kishte në krye personin e korruptuar, që tani vuan dënimin.! A e dini se: Populli më i varfër në Evrop përfaqësohet nga milionerët! Kosova fatkeqësisht është e njohur për papunësinë dhe varfërinë të popullit të saj, me për mbi 46% të papunë (të dhëna zyrtare, edhe pse kjo përqindje është akoma më e lartë, ngase shumë të papunë nga mos besimi se do i zgjidhet problemi nuk regjistrohen në qendrat për punë sociale) dhe me të varfër ekstrem me mbi 15% të qytetarëve. Megjithatë, ky popull përfaqësohet nga njerëzit milioner (për veç qeveritarëve multi milionera, ka me afër 40-50 milioner deputet). Kjo ka sjell dy shtresa të popullësisë: të lartë dhe të ultë, duke eliminuar shtresen e mesme. Kurioziteti qëndron, se përkundër “vajtimit” të pushtetarëve për buxhet të vogël, ata janë më të pasur se vetë shteti, duke bërë që të shihen sikur përfaqësojn ndër shtetet më të zhvilluara të Evropës, pa qarë kokën që të ndajnë dhimbejn e përjetimit “të buxhetit të vogël” së bashku me qytetarët e varfër.! A e dini se: Kosova ka një demokraci të fuqishëme, sa që atë e përfaqësojnë mbi 50 parti politike. Përkundër asaj që dim se demokracia ka një kuptim, atë të përfaqësimit të vullnetit të popullit shumicë dhe realizimit të tij, dhe që fuqia apo dobësia e saj tregohet vetëm me atë se sa arrihet të bëhet realitet kjo ose jo, megjithëatë, kyreministri z.Hashim ka zbuluar një lloj demokracie, atë “të fuqishëme”. Këtë zbulim ai zgjodhi të e promovoj në një ligjeratë të fundit në një nga Universitetet në Amerikë. Në fakt nuk duhet mohuar këtë, ngase kjo i përgjigjet një demokraci të llojit të pa parë, e cila zë vend vetëm në Kosovë, ku nuk mjaftojnë sikurse në shtetet tjera me demokraci të zakonshëme të jenë dy , tri parti por me një popull përafërsisht 1.700.000-1.800.000 banor të përfaqësohet nga afër 50 parti.! Si rezultat i kësaj demokracie “të fuqishëme”, nuk kemi të realizushëme disa të drejta, sikurse te demokracit e zakonshëme, p.sh të drejtën e referendumit, të drejtën e identifikimit me simbole kombëtare të popullit shumicë edhe pse përmbën mbi 90% të popullit të Kosovës. Këta të fundit sipas vlerave të përcaktuara shtetërore nuk gëzojnë hiq më shumë se sa minoritetet me nga 5, 4, 3%, siç janë e drejta e gjuhës, simboleve, etj. Madje, kjo “demokraci e fuqishëme”, ka sjell mundësinë që përfaqësuesit e minoriteteve të kenë vend të sigurt në parlament, u zgjodhen ose jo nga populli, e gjithë kjo duke u shpjeguar gjoja si diskriminim pozitiv. E sa për kuriozitet, sikur nuk e kanë të ditur, se diskriminimi pozitiv bëhet ndaj një populli apo komuntitet që ka qenë viktimë e padrejtësisë në të kaluarën, e sa dhe si ka qenë minoriteti serb viktim në Kosovë, e din vetëm pushtetarët, por jo edhe populli.! A e dini se: Në Kosovë institucioni që “ruan” pasurinë e qytetarëve, nuk arrin të ruaj vetvetën.! Policia e çdo shteti për veç detyrave tjera, ka për obligim edhe mbrojtjën e pasurisë shtetërore dhe të qytetarëve. Përkundër kësaj, Policia e Kosovës nuk po arrin të mbrohet vetë nga vjedhjet.! Aq më keq, vidhet në dhoma të cilat janë me monitorim elektronik dhe ruajtëje fizike. Në fakt, nuk di se a është më logjike të quhet “vjedhje” apo marrje?, sepse vjedhja bëhet nga persona të jashtëm, e që për të depërtuar deri tek këto dhoma është pak e pamundër për ata që nuk janë polic.! Nuk do të ishte parë se “u ba kijameti” sikur të ndodhte njëherë, por për çudi vjedhja e këtij institucioni po ndodh vazhdimisht, dhe për kuriozitet mungojnë sqarimi i këtij lloj krimi, aq më pak kapja e kryesëve, mos të flasim për dorëheqëje të udhëheqësve nëse jo nga frika e përgjegjësis penale, por bile as nga aspekti moral e etik. Kuriozitetet nuk ndalojnë me kaq tek ky institucion. Ndër tjerash, kontrasti tek ky organ qëndron që edhe përkundër faktit se popullësia e Kosovës ka moshën më te re, policët kosovarë janë me moshën më të vjetër në Evropë. Përkundër gjitha këtyre, ky institucion si rritje të cilësisë dhe efikasitetit, e ka injorimin e profesionistëve, dhe rekrutimin e tjerëve.! Duhet sqaruar, se nuk synohet të sulmohet Policia e Kosovës, ku në fakt pas FSK-së, është ndër të vetmit me të cilët qytetarët ndiejn lumturinë e lirisë, sepse tek e fundit policët flasin shqip, edhe pse nuk vishen shqip. Rrjedhimisht del kuriozitet ngase një popull me shumicë mbi 90% shqiptarë, në uniformat e organeve nuk shihen mbishkrimet e gjuhës së tyre, por p.sh “police”, dhe “ksf”.! S’ka si të mos duken shumë gjëra kuriozitet tek ky organ, ku vetë në krye të tij gjenden kuriozitetet më të mëdha. Njëra prej tyre është se mjeku udhëheq dhe mbikqyr. Aq më tepër edhe pse ministria e mjekut është hit i skandaleve, ai nuk qanë kokën e përgjegjësië, bile as të dorheqëjës si akt moral, natyrisht kjo nuk pritet të ndodh deri sa të mos “i teket atij”. A e dini se: Kosova ka Presidente të zgjidhur, pa u zgjedh! Presidenti/ja në çdo vend është figur e unitetit të spektrit politik, e në përgjithësi e shoqërisë. Një gjë e tillë e mundur fal të drejtës për zgjedhje të drejtpërdrejtë të tij apo saj, të drejtë të cilën e njeh edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Mirëpo, për kuriozitet Presidentja e Kosovës nuk u zgjodh, por u zgjidh nga individ dhe doli në skenë duke befasur popullinë, jo pse i thonë “kukëll”, por e panjohur për këta të fundit. Megjithëatë, nuk u përjetua si kuriozitet i papritur, sepse po flasim për një vend të kurioziteteve ku vazhdimisht prodhohen ngjarje të tilla. Për veç kësaj situata e kërkoj një të tillë që të plotësoj një boshlluk. Mirëpo, përkundër asaj që tani situata kërkon që ky boshlluk të zgjidhet me zgjedhje, presidentja nuk lëshon “pe”, sa që së bashku me oratorin e saj veç sa e ka kriju një boshëlluk akoma më të madh.! A e dini se: Në Kosovë qetësia dhe zhurma ndajn të njëtin ambient! Populli i Kosovës është i njohur për optimizëm Kjo këtu nënkupton qetësinë e popullit, ndërsa gjitha parregullësit që u theksuan më sipër si kuriozitete përbëjn zhurmën. Jo që nuk është e dëshirushëme të kemi një qetësi, sepse vetëm kështu është e mundur shpresa për më mirë, mirëpo për kuriozitet për dallim nga vendet e tjera që për një skandal shumë të vogël të pushtetarëve qohet e gjithë shoqëria në këmb deri sa të arrijn synimin e caktuar, populli i Kosovës, megjithë mjerimin që po përjetonë, vazhdon me durimin, dhe avazin shekullor “hajt se bëhet mirë”. Realisht, një optimiziëm i tillë dita ditës është duke u zbeh, e që shumë natyrshëm ekziston frika që nga akumulimi i paknaqësisë së gjatë, të shpërthejnë trazira me përmasa të mëdha, që këto të fundit vështirë pastaj të ndalen apo sanohen pasojat që do mund të shkaktoheshin. Prandaj, pushtetarët nëse hiç nga derti që të sakrifikojnë s’bashku me popullin për kushtet e mirëqenjës, por për arsye tëmenjanimit të indikacioneve të trazirave duhet të ndërrojnë urgjentisht stilin e qeverisjës.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 20:58:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015