SHËNIM: Gabriele Amorth është një prift katolik ekzorçist. Ai - TopicsExpress



          

SHËNIM: Gabriele Amorth është një prift katolik ekzorçist. Ai pohon të ketë kryer 70.000 ekzorçizime dhe ka pastruar madje dhe të vjellat e njerëzve të zaptuar, kur ka qenë nevoja. Ekzorçisti ka një detyrë kryesore: " Lirimin e njerëzive nga sundimi i Djallit". Ai thotë se: "Njerëzit e zaptuar, ndërsa i ekzorçizoj, ndonjëherë bërtasin, thonë blasfemi dhe pështyjnë objekte të mprehta. Nga goja e tyre, çdo gjë mund të dalë: copa hekuri, petale trëndafili..." Zbulimet e fundit të "dhunës dhe pedofilisë të kryera nga priftërinjtë katolikë kundër fëmijëve janë edhe puna e djallit" tha Amorth, i cili tashmë e ka shkruar dy libra për veprimtarinë e tij. Amorth ka dënuar edhe librat e Harry Potter, sepse argumenton ai, janë të rrezikshëm për shkak se autorja u fut në okultizëm dhe në këto vepra "Arti i Djallit" paraqitet si magji dobiprurëse. DJALLI JETON NË VATIKAN NA GARANTON EZORÇISTI ZYRTAR I KISHËS KATOLIKE Amorth ka punuar si ezorçist përgjatë 25 vjetësh dhe na siguron se ka të dhëna që anti-Krishti po e fiton betejën kundra Kishës së Shenjtë, duke na garantuar që; ″Ka kardinalë që nuk besojnë tek Jezusi dhe peshkopë që janë të lidhur me demonin″. (NoticiaCristiana) Një artikull i publikuar nga revista Veja tregon përmbledhje të një raporti të paraqitur nga ezorçisti zyrtar i Kishës Katolike, prifti Gabriele Amorth, i cili na siguron që djalli po vendoset në kishë. Amorth ka punuar si ezorçist përgjatë 25 vjetësh dhe na siguron që ka të dhëna që Anti-Krishti po e fiton betejën kundra Kishës së Shenjtë, duke na garantuar që; ″Ka kardinalë që nuk besojnë tek Jezusi dhe peshkopë që janë të lidhur me demonin″. Prifti italian 85 vjeç na siguron se rastet e pedofilisë të kryera nga liderët katolikë janë vepra të djallit. ″Djalli jeton në Vatikan, dhe ju mund të shihni pasojat. ″ ″Mund të fshihet ose të flasë në gjuhë të ndryshme ose mund të shfaqet solidar″. Pothuajse tre vjet mbas kësaj interviste, Papa Benedikti XVI, dha dorëheqjen nga posti papal që mund të shkaktojë një luftë pushteti brenda Kishës Katolike. Shtypi ndërkombëtar pohoi që kardinali Tarcirsio Bertone, drejton një qeveri paralele që i kundërvihet planeve të Joseph Ratzinger, i cili ende ndihet i izoluar nga mbështetësit e tij të vjetër. Zëdhëndësi i kishës, Frederiko Lombardi, tha që papa është realist dhe i ndërgjegjshëm për problemet dhe vështirësitë e kishës dhe se dorëheqja; ″Qe një akt përulësie, diturie dhe përgjegjësie″. Benedikti XVI do të heqë dorë nga detyra e Papës në 28 shkurt dhe më pas do të zgjidhet pasuesi i tij vetëm pas 15 marsit. E përkthyer dhe përshtatur për NoticiaCristiana Duke ndjekur të njejtën linjë të informacioneve në vazhdim po postojmë një shkrim ku detajohen mundësitë e luftës së brëndëshme që kanë çuar midis gjërave të tjera në dorëheqjen e Papës, siç shohim çdo herë ″ Tarcirsio Bertone″ fiton shumicën për të qenë ″papa i zi.″ Papa dha dorëheqjen për të pastruar Vatikanin. Benedikti XVI braktis jo për paaftësinë e tij por për të vazhduar të luftojë kundër ″korbave″ Një javë pas kthimit nga udhëtimi i tij në Kubë dhe Meksikë në mars 2012, gjatë pushimeve të tij në Castel Gandolfo, Joseph Ratzinger shkoi në një pus shumë të errët që vetëm sytë e tij ishin të autorizuar të shihnin. Një raport, i hartuar nga tre kardinalë tetëdhjetëvjeçar, mbi rrjedhjen masive të dokumentave sekrete që goditi Vatikanin dhe që pushoi vetëm pas ndalimit të Paolo Gabriele, ndihmësi i dhomës së Benediktit XVI. Nuk bëhet fjalë për një komponent për të mbyllur çështjen, por për një hetim, plot me emra dhe të dhëna, mbi protagonistët e luftës për pushtet që prej shumë vjetësh po ndodhin në Vatikan, dhe rasti Uikiliks nuk ishte veçse një nga konseguencat skandaloze të kësaj. Në mbyllje të informacionit, Joseph Ratzinger tashmë kishte të gjithë të dhënat. Engjëjt e rënë mund të luftohen me lutje dhe me një shembull të mirë, por kundër parimeve të Kishës është më e këshillueshme një shpatë çeliku e kalitur dhe një krah i aftë të grushtojë. Por ai tashmë nuk kishte forca. Thonë që ishte në atë kohë kur Benedetto XVI – një njeri i ndrojtur, i paaftë në përballje të drejtpërdrejtë, por me njohje të thellë të intrigave të Vatikanit – vendosi të ikë. Në mëngjesin e djeshëm, çdo kioskë e Romës bëri të qartë se, përveç të papriturës, shtypi italian dhe ndërkombëtar theksoi koherencën e vendimit të Benediktit XVI. Sinqeritetin i tij për të njohur lodhjen. Kërkoi falje dhe u largua. Në një kafene të Borgo Pio, lagja e rrugëve të ngushta ngjitur në Vatikan, një diplomat i akredituar pranë Selisë së Shenjtë tërheq vëmendjen në një pikë: "Nëse ju shikoni, pothuajse të gjitha të përditshmet, secila në stilin e vet, e përshkruajnë Papën si një viktimë të luftës për pushtet në Vatikan. Që prej disa muajsh ose ndoshta disa vjetësh, ata të cilët trajtonin çështjen e keq qeverisjes në Kishë fajësonin Ratzinger, për mungesën e tij të karakterit, për mënyrën e keqe të zgjedhjes së bashkëpunëtorëve. Është e shëmtuar për të përdorur këtë fjalë duke iu referuar një pape, por mund të thuhet se me dorëheqjen e tij, Joseph Ratzinger ka ekzekutuar hakmarrjen e përsosur. Ai ikën, por me të bien të gjitha ato që hidhëruan papatin dhe e bënë të paqeverisshëm Vatikanin ". Gjysmë ore më vonë, në zyrat qëndrore romake të një kongregasioni fetar me rrënjë të thella në Spanjë, një prelat buzëqesh me interpretimin: "Është diçka e keqe, karakteristikë e një jobesimtarit joadekuat, në një moment që e vetmja gjë që duhet bërë është të shoqërojnë Atin e Shenjtë që do të ikë dhe të përgatiten për të pritur Atin e Shenjtë që do të zgjidhet bënda disa ditësh, por duhet të them se kjo nuk na largon nga realiteti". Një realitet që, nga vetë karakteri i tij, njeh vetëm Joseph Ratzinger dhe të vetmin njeri të besuar, sekretarin e tij personal që nga viti 2003, Imzot Georg Gänswein. Vendimi i Benediktit XVI i cili dëshironte ta bënte shumë të qartë se nuk ishte sëmundja ajo që e shtyu atë të japë dorëheqjen, por mungesa e tij e forcës shpirtërore për të vazhduar të menaxhojë varkën e Pjetrit, mund të çojë gjithashtu në çmontimin e një organizate të pushtetit çdo herë e më larg nga nevojat e katolikëve, por që vazhdon të kënaqë pangopësinë e Kurias (Kuria është një vend mbledhjesh në një organizëm politik. Në Kishën Katolike kuria e dioqezës ose kuria e peshkopatës janë sëbashku të gjithë organizmat dhe personat që bashkëpunojnë dhe ndihmojnë peshkopin në drejtimin shpirtëror të dioqezës). Kardinalë duke u përballur me njëri-tjetrit, institucione fetare që konkurrojnë për privilegje, një sekretar Shteti Tarcisio Bertone, që kohë më parë ka humbur besimin e Papës i cili, për të shmangur skandalin, vendosi të zëvendësojë veten (papa). Nga ana tjetër, çështja e korbave – minj, tradhtarëve la në një plan të dytë një sukses tjetër shumë më të rëndësishëm, për të kuptuar se Vatikani vazhdon të jetë një Shtet më i errët se çdo shtet tjetër. Në shtator 2009, Ratzinger emëroi financiarin Ettore Gotti Tedeschi, pasues të Opus Dei dhe përfaqësues i Bankës Santander në Itali që nga viti 1992, president i Institutit për veprat e Fesë (IOR), bankës së Vatikanit. Siç u tha atëherë, emërimi mendohej një goditje e autoritetit të Benediktit XVI, përpjekja e fundit për të vendosur në rregull financat e Selisë së Shenjtë, hedh dritë mbi atë që nuk pati kurrë përkufizim. Nuk ka shumë për të kujtuar për kardinalin amerikan Paul Marcinkus dhe skandalin e bankës së Zotit në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, kulmi i të cilit ishte vrasja e Roberto Calvi, përgjegjës i falimentimit të Banco Ambrosiano, dhe bankieri mafioz Michele Sindona, që i përkiste shtëpizë masonike P2. Atë shtator të 2009, Ettore Gotti Tedeschi erdhi në bankën e Vatikanit me qëllimin e pastrimit të parave, por para se të mbusheshin tre vjet (pra në vitin 2012) kishte kuptuan që kjo punë ishte me të vërtetë shumë e rrezikshme. Kështu që, në pranverën e vitit 2012, Gotti Tedeschi shkroi një raport sekret të gjithçkaje që ai kishte parë në muajt e fundit. U zbulua se pas disa llogarive të shifruara, fshiheshin parave të pista të "politikanëve, ndërmjetësve, ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë të Shtetit." Por jo vetëm. Siç u argumentua nga prokuroria e Trapani (Siçeli), gjithashtu Matteo Messina Denaro, shefi i ri i Cosa Nostra, kishte pasurinë e tij të vendoset në një vend të sigurtë në IOR. Thonë se ishte atëherë kur Gotti Tedeschi, i cili kishte marrë përgjegjësinë nga Papa si një mision të vërtetë, filloi të ndjehej i frikësuar. Një frikë që e bëri atë të marrë një eskortë dhe të përcjellë, fletë për fletë, një raport që do të dilte në dritë vetëm në qoftë se ai do të vritej. Një frikë që u rrit, duke përkuar me arrestimin e Paolo Gabriele për shpërndarjen e dokumenteve sekrete, Gotti Tedeschi u shkarkua nga drejtimi i Bankës Vatikanit. Operacioni e shkatërroi mikun e Papës, i zgjedhur në kryer nga këshilltarët e bankës dhe nën mbështetjen e sekretarit të Shtetit, peshkopit Bertone, përfshirë një "dokument rraskapitës, e cili e shkatërronte moralisht dhe profesionalisht duke lënë të kuptohej se ai ishte i përfshirë në rrjedhjen e dokumentave të vjedhura Papës", shpjegoi pastaj Andrea Tornielli, një gazetar ekspert në çështjet e Vatikanit. Nuk u punua, për të shpëtuar mikun e Benediktit XVI. Punohej për ta shkatërruar atë. Prandaj, kur, për arsye të tjera, agjentët e karabinierisë u paraqitën për të ndjekur praktikën në shtëpinë e Gotti Tedeschi, financieri, tashmë i pushuar, u frikësuar për vdekje. "Ah, ju jeni policia", ju tha i çliruar, "Mendova se vinit për të më vrarë." Dy skandalet, i maxhordomit jo besnik dhe i bankierit të pushuar, u mbyllën në mënyrë të gabuar. Paoletto mori një dënim simbolik dhe pastaj u fal, por në gjyq u bë e qartë se ky ishte një pastrim. Mbështetësit ishin më elokuente se fjalët. Gjithashtu Gotti Tedeschi pranoi shkarkimin e tij në heshtje, "për dashurinë e Papës" dhe kur prokurorët dhe gazetarët italianë u përpoqën për të hetuar në përmbajtjen e raportit sekret të bankierit, një shënim i Vatikanit i bëri të heshtin. Dhe heshtën, në një vend ku përmbledhjet janë transmetuar në kohë reale. Paoletto dhe Gotti Tedeschi janë vetëm personazhe të një historie më të errët, ajo që pa Papa në Castel Ganfolfo kur u përfshinë në hetim kardinalët. Ky është gjithashtu Vatikani që braktis Ratzinger. Një strukturë pushteti kaq e vjetëruar, kaq e mbrojtur nga qindra miliona katolikëve të vërtetë nga muret e larta të krenarisë, i cili ka qenë në gjendje për dekada të tëra të dëgjojë, protesta kundër pedofilisë, klithmat e viktimave dhe të bëjë mbrojtjen famëkeqe të fajtorëve. Pasardhësi i Benediktit XVI tashmë e di se për të drejtuar varkën e Pjetrit nuk janë të nevojshme vetëm "lutjet dhe fjalët e mira", por gjithashtu dhe mbi të gjitha, "Forca si e trupit dhe e shpirtit." Dorëheqja e Ratzinger nuk mund të interpretohet si një akt dorëzimi, por si mundësia e vetme për të thirrur e një njeriu i cili kurrë nuk e ngriti zërin. Shenjat e fundit të Vatikanit: Dje në 19:18, një sferë e ndritshme zjarri është parë në qiellin e Italisë jugore. Raportet e para të Ngushticës së Mesinës raportojnë mbi një sferë zjarri në detin Jon, me drejtim nga veriu në jug, me magnitudë të madhe, e gjelbër dhe shumë e ndritshme. Jemi duke pritur për më shumë informacion që të na mundësojë të kuptojmë fushën e vëzhgimit.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 16:00:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015