SI TË BËHEM MUSLIMAN? - TopicsExpress



          

SI TË BËHEM MUSLIMAN? Të gjitha falenderimet janë vetëm për Allahun, Krijuesin e mbarë botërave. Paqa, bekimet dhe salavatet ia dërgojmë Pejgamberit të fundit, Muhamedit alejhi selam, familjes se tij të dashur, shokëve të tij të ndershëm dhe mbarë besimtarëve, të cilët ndjekin rrugën e tij deri sa të ekzistoj jeta. Disa individ kanë mendim të gabuar se të hyrit në islam, kërkon një njoftim nga personi i interesuar që Islamin e tij ta shpall në praninë e dijetarëve, apo që këtë akt të konvertimit ta raportoj në Gjykatat e Drejtësisë ose pran autoriteteve të tjera. Është menduar gjithashtu se akti i pranimit të islamit, duhet doemos të ketë një certificatë të leshuar nga autoritetet përkatëse, si dëshmi për përqafimin e islamin nga ana e mashkullit apo femrës`. Ne dëshirojmë t’u sqarojmë se e tërë kjo procedurë është shumë e lehtë dhe se asnjë nga kushtet apo obligimet e sipërpërmendura nuk janë te nevojshme. Për Allahun, Lavdiplotë, dija, është mbi të gjitha, dhe Ai i di mirë fshehtësitë e të gjitha gjërave që ka në tokë e në qiell. Allahu xh.sh., thotë: ``S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’I fshihet asgjë në tokë e as në qiell`` (Ali Imran; 5) Megjithatë, ata të cilët dëshirojnë ta pranojnë islamin si fe të tyre, janë të këshilluar që të regjistrohen në Institucionet përkatëse, pasi që kjo procedurë do t’u lehtësoj atyre shumë cështje në të ardhmen, përfshirë këtu kryerjen e Haxhit dhe Umren. Për t’u bërë musliman, individi duhet ta shqiptoj dëshminë e besimit, respektivisht Shehadetin me besim të pastërt dhe të sinqert. Me shehadet nënkuptojmë se ju besoni se nuk meriton askush për t’u adhuruar përvec Allahut, Një, i cili meriton që vetëm Ai të adhurohet dhe vetëm Atij t’i përulemi. Kuptimi i Shehadetit gjithashtu është besimi në Muhamedin alejhi selam, i derguari i fundit i Allahut dhe gjithashtu të besosh në librin, të cilin ia shpalli Allahu i Gjithmëshirshëm. Me shqiptimin e Shehadetit nënkuptojmë të besuarit në të gjithë Profetët, d.m.th t’i pranosh të gjithë të derguarit e Allahut, pa dallim kohe dhe vendi, përfshirë këtu edhe Isen alejhi selam, i cili është Pejgamber i Allahut, e JO njeri i shenjtë apo bir i Zotit – Allahu na ruajt prej këtij besimi të trilluar, në të cilin thirren të krishterët e sotëm. Nëse ju pranoni këtë, atëherë, gjëja e vetme e mbetur për ju që ta përqafoni islamin, është shqiptimi i Shehadetit, duke besuar në të me zemrën e juaj fjalë-për-fjalë, sic vijon; Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden Abduhu veresuluhu – Dëshmoj dhe deklaroj se nuk meriton askush për t’u adhuruar përvec Allahut, dhe Muhamedi alejhi selam është rob dhe i derguari i tij. Nuk ka dyshim se besimi nuk është vetëm fjalë, mirëpo ai është i kompletuar me vepra dhe punë, kështu që me të shqiptuar shehadetin, ai/ajo menjëherë duhet të filloj t’i mësoj mësimet dhe obligimet, të cilat duhet zbatuar gjatë ditës. Parimet e Islamit janë: Dëshmia se nuk ka Zot tjetër përvec Allahut Falja e namazit pesë herë në ditë Dhënia e Zeqatit Agjerimi i Ramazanit Shkuarja në Haxh
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 09:20:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015