SI U NDËRTUA AKADEMIA E ATHINËS NGA SHQIPTARI SIMON SINA NGA - TopicsExpress



          

SI U NDËRTUA AKADEMIA E ATHINËS NGA SHQIPTARI SIMON SINA NGA VOSKOPOJA Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit. U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arbëror nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm. Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante. Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morrën në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të panbukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djalii tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës. Kështu Simon Sina për dhuratën që dëshironte të bënte në Athinë e bisedon me ambasadorin e Greqis në Austri, z.Skina dhe ai menjëherë i diktoi të ndërtojë pallatin e Akademisë. Sina e pranoi dhe i paraqiti planet inxhinierit Teofil Hanse, i cili na dha kryeveprën që është akoma sot ndërtesa e Akademisë. Natyrisht punuan shumë artistë, mjeshtra ndërtimi, skluptorë dhe piktorë, por çelsi ishte Teofil Hanseni. Më 1859 filluan punimet e para. Por më 1863 Sina ndërpreu punimet, sepse, siç thotë, erdhi në front mbreti Othon. Mërzia i kaloi pas disa vitesh, më 1868, vendosi ky bamirës të rifillojë punimet. Më 15 prill 1876 Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885. Kur u hapën portat e Akademisë më 1885, Ifigjen Sina i dha si dhuratë kryeministrit Deljani 800.000 mijë dhrahmi, por ai nuk e pranoi dhuratën. Vitin tjetër Harrilla Trikupi u interesua për atë shumë tepër të madhe për kohën, por atëherë trashëgimtarët e Sinës ishin varfëruar. Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arbërorëve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëhere në brendësi të punimeve, dhe arbërorit tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit. Vallë rastësi, që me armët e shqiptarit u bë Greqia e re? Ndoshta! Vallë rastësi, që zgjuarsia shqiptare formoi dhe zhvilloi trurin e Akademisë së Athinës? Ndoshta! Është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky faktë i vërtetë i kontributit shqiptar për krijimin dhe ecurinë e Akademis së Athinës, e zhvillimit të shkencës greke.
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 06:00:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015