SILVIA PLATH Kanga e mëngjesit T’kurdisi dashnia si orë e - TopicsExpress



          

SILVIA PLATH Kanga e mëngjesit T’kurdisi dashnia si orë e artë bufalake. Nga daçkat e mëndeshës çirrma jote cullake Zuni vend mes gjanave të jetës. Jehuen zanet tona tuj kumtu ardhjen tande. Statujë e re. Në një muzé plot fryma, trupthi yt lakuriq I ban hije vetësigurisë sonë. Na të rrethojmë verbnisht si muret. Un nuk jam mama jote ma shum Se ajo rêja që tëhollon nji pasqyrë me pasqyrue Fshimjen e vet të kadaltë prej erës. Tanë natën frymëmarrja jote e fluturt Fërgëllon mes drandofilleve të pikturueme. Zgjohem e veshtoj: Nji det i largët lëvrin në veshin tim. Nji çirrmë, dhe brof nga shtrati, e randë si lopa pllé dhe floreale Në këmishën e natës viktoriane. Goja jote çelet e pastër si e maces. Katrori i dritares Zbardhet dhe përhîn yjet e vagta. Dhe tash ti provon Shkallën e notave; Zanoret e tua t’kjarta ngjiten si tullumbaca.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:26:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015