SIPAS MENDIMIT TUAJ, CILA DO TË NDODHË NGA KËTO TË DYJA: DO - TopicsExpress



          

SIPAS MENDIMIT TUAJ, CILA DO TË NDODHË NGA KËTO TË DYJA: DO VIHET BERISHA PARA DREJTËSISË, APO ARTA DADE DO DETYROHET TË DORËZOJË MANDATIN E DEPUTETES ? APO NUK DO TË NDODHË ASNJËRA PREJ TË DYJAVE ? Arta Dade: E dorëzoj mandatin e deputetit nëse Sali Berisha nuk shkon para drejtësisë 17 Korrik, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA Deputetja socialiste, Arta Dade, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se ajo do e dorëzojë mandatin e deputetes nëse Sali Berisha nuk shkon përpara drejtësisë. Ajo thotë se i pari që duhet të përgjigjet për Gërdecin dhe 21 janarin duhet të jetë Sali Berisha. Dade thekson se ky nuk duhet të shihet si revansh, madje sjell si shembull Kroacinë, ku është arrestuar kryeministri. Dade thotë se përpara drejtësisë do të shkojnë edhe fëmijët e Berishës dhe nuk kanë pse kërcëllisin dhëmbët. “Në element të fundit si deputete, nëse shoh se kjo gjë nuk bëhet dhe mungon vullneti politik, gjë të cilën unë nuk e besoj, kjo është një arsye shumë e fortë për të dorëzuar mandatin,” thotë ajo. Sipas Dades, nuk mund të mbash një mandat që të është dhënë për të bërë drejtësi. Ajo shton se beson fuqishëm se Rama dhe parlamenti i ri do e nisin punën duke vënë drejtësi. “Unë mendoj se vullneti politik nuk na mungon dhe si deputete do të bëj gjithçka që kam në fuqitë e mia që qeveria ta nisë punën me vendosjen e shtetit ligjor dhe nuk mund të ketë shtet ligjor pa vënë para drejtësisë Sali Berishën dhe abuzuesit rreth tij”./ep
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 08:40:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015