SKRAPARI Bukuria e "Ashper". Rrethi i Skraparit gjeografikisht - TopicsExpress



          

SKRAPARI Bukuria e "Ashper". Rrethi i Skraparit gjeografikisht shtrihet në Veri të Shqipërisë jugore. Kufijtë e tij administrativë janë edhe kufij të natyrës etnohistorike. Në verilindje e lindje e kufizojnë Skraparin nga Korça dhe malësitë e Oparit, kreshtat malore të Koshnicë-mali i Mjetës-Ostrovicë. Në jugperëndim kufizohet me rrethin e Përmetit dhe me krahinat e Dangëllisë e të Dëshnicës, në perëndim kufizohet me rrethin e Beratit, në veri me qytetin e Gramshit. Skrapari ka një kufi administrativ prej 147 km. Skrapari ka dy qytete në brendësinë e tij, çorovodën dhe Poliçanin, si dhe 99 fshatra përreth. Edhe pse relievi i tij i përket atij malor, Skrapari ka një pozitë gjeografike të favorshme. Atë e përshkojnë dy lugina, ajo e Osumit dhe e Tomorricës, që historikisht qw nga koha e Desaretëve e më pas kanë qenë rrugëkalime të rëndësishme për të lidhur Ultësirën pranë Adriatikut me viset e brendshme të Dasaretisë, e më në lindje të saj. Përveç këtyre luginave, rol ndërmjetës luajnë dhe grykat e qafat si, ajo e Kulmakut, gryka e Devries, Qafa e Gjarëpërit etj. Relievi Relievi malor dhe përbërja gjeologjike prej shkëmbinjsh gërqerorë, ka krijuar një peisazh natyror tepër interesant duke i falur kështu një potencial turistik të lakmueshëm. Në Skrapar është mjaft i përhapur karsti, sidomos në vargun Tomorr-Kulmak-Mican. Në këtë zonë janë disa shpella interesante, horizontale e vertikale si: Shpella e Zaloshnjës, Gropës së Cicojkave, Shpella e ariut dhe ajo e Pirogoshit, ku kjo e fundit është një pasuri turistike me vlera shumë të mëdha. Kanoet Një bllok më vete përbëjnë luginat lumore, të cilat duke kaluar nëpër blloqet gërqerorë kanë krijuar lugina të tipit të kanioneve. Kështu, të veçanta janë Kanionet e Osumit, nga më të bukurit dhe më interesantët në Shqipëri. Ato kanë një gjatësi prej 15 km dhe gjerësi në fundin e vet deri në tre metra. Këto kanione fillojnë në Hambull dhe përfundojnë në qytetin e çorovodës. Kanioni i dytë është ai i Gradecit, i cili ka një gjatësi prej 4 km, shpatet e tij të thikta shkojnë deri në 400 m, kurse në fundin e shtratit të lumit ka një gjerësi deri në 1,5 m. Skrapari në periudhat e hershme Treva e Skraparit të sotëm, dëshmohet të ketë qenë e populluar që në mijëvjeçarët e 6 p.l.k. Zbulimet arkeologjike në këtë zonë dëshmojnë për dy momente historike që ka kapërcyer kjo popullsi. Momenti i parë është krijimi i kulturave neolitike dhe enolitike që shoqërohet me procesin e diferencimit të grupimeve të mëdha shoqërore etnike. Ndërsa momenti i dytë ka të bëjë me konvergimin e këtyre kulturave në një të vetme në epokën e bronxit e të hekurit, e cila është njëkohësisht dhe shprehje e formimit të etnosit ilir. Ky vendbanim përfaqëson një vazhdim të drejtëpërdrejtë nga mezoliti duke u nisur nga gjetjet e shumta mikrolitike, por prania e qeramikës së trashë e vendos atë në epokën neolitike. Mijëvjeçarët 5-4 p.l.k përfshiheshin në periudhat e neolitit të mesëm, duke u shoqëruar nga një përparim i ngadaltë i shoqërisë njerëzore. Interesant në këtë zonë janë gjetjet arkeologjike në vendbanimet shpellore. Kështu në shpellën e Radeshit është gjetur një inventar i pasur arkeologjik prej qeramike e kockash. Qeramika e gjetur në atë vend është e shumëllojshme për nga stili i zbukurimit. Zbulimet Ndërkohë, epoka e metaleve në Skrapar përfaqësohet gjerësisht e më mirë nga gjetjet arkeologjike të çerekut të fundit të mijëvjeçarit, ose në vitet 450 p.l.k. Epoka e hekurit në këtë vend ka qenë koha e formimit të bashkisë kulturore ilire në tërë hapësirën e njohur si e tillë në kohën historike. Në këtë trevë dëshmohet si edhe në vise të tjera zhvillimi i qetë dhe paqësor. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike qw janw kryesisht vegla pune dhe inventari ornamental. Në trevën e Skraparit më e plotë kultura materiale e kësaj periudhe, së pari është gjurmuar në fshatin Leshnjë, por më e plotë paraqitet në fshatin Liqedh. Këtu në këtë vend është zbuluar një vendbanim me një shtresë kulturore prej gati 2,5 m të thellë. Kultura e Liqedhit vërteton zhvillimin e procesit të formimit të bashkësisë kulturore ilire. Vendbanimet në zonën e Skraparit ndahen në tre tipe ose grupe kryesore si: vendbanime të hapura, vendbanime të fortifikuara dhe venbanime shpellore. Periudhën protoilire në këto treva e plotësojnë dhe zbulimet e varrezave si dhe gjetjet arkeologjike në to. Këto zbulime janë bërë në tre lugina që përshkojnë krahinën. Në këto mori varrezash dallohen dy tipe: varrezat e tipit të tumave dhe ato të dystave. Kryesisht, materialet e gjetura në këto varreza ishin prej qeramike të dekoruara me stile të ndryshme. Dasaretia Për të shpjeguar origjinën e emrit të krahinës, e cila ka të njëjtin emër që morën më vonë dhe fiset ilire që jetojnë në këto zona, duhet të përmendim shpjegimin e dhënë nga Apiani, kur ai duke u përpjekur të shpjegojë origjinën e emrit ilir shkruan: "Këtë emër ky vend, siç thonë, e ka nga iliri, i biri i Polifenit. Bijtë e tij kanë qenë Eneleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, ndërsa vajzat e tij ishin Partha, Daortha, Dasara etj nga ku kanë rrjedhur dhe emrat e fiseve më të mëdha ilire." Daretia shtrihej që nga afërsia e Vjosës e deri në liqenin Lyknid (Ohëri i sotëm). Qyteti i Lyhnidit (Ohwri i sotëm) u bë më vonë edhe qendra e Koinonit të Dasaretisë. Skrapari në shekullin e XV-XVIII Që nga dekadat e para të shekullit të XV, turqit kishin vënë nën kontrollin e plotë trevat shqiptare nga çamëria në Jug, e deri në lumin Mat. Të gjitha këto toka u përmlodhën në një njësi feudalo-ushtarake të cilën e quajtën Sanxhaku i Shqipërisë me kryeqendër Gjirokastrën. Ky Sanxhak u nda në 10 vilajete. Skrapari përbënte në atë kohë një vilajet. Në krye të këtij vilajeti ishte subashi me detyrën e komandantit ushtarak dhe pranë tij për çështjet civile caktohej kadiu, i cili varej drejtpërdrejt nga sulltani. Skrapari në atë kohë u shqua për kryengritjen kundër administratës turke. Kështu, krahina e Tomorricës në atë kohë përmendet në dokumentat turke me shënimin mevkufi ose fshat i braktisur, që do të thotë se 20 fshatrat e saj nuk paguanin asnjë detyrim. Gjatë shekullit të XV Skrapari dhe Tomorrica ishin nën zotërimin e familjes feudale të Muzakajve e cila me vendosjen e rregjimit feudalo-ushtarak turk i humbi gradaulisht zotërimet e saj feudale. Muzakajt i humbën zotërimet e tyre edhe nga rivaliteti i bujarëve shqiptarë. Dalëngadalë për gjatë shekullit të XV në kazanë e Skraparit e të Tomorricës zhduket fshatari i lirë si subjekt juridik. Në rregjistrat e kazave u rregjistruan edhe barinjtë shtegtarë. Forcimi i pozitave të spahinjve u shfaq edhe në rritjen e rentave feudale. Kështu, deri nga fundi i shekulit të XVI Tomorrica ishte timar i feudalit të parë të saj, Hamza bej Gremshi. Skrapari gjatë Luftës së Parë Botërore Pas largimit nga Shqipëria të princit gjerman Vilhem Vid, në Shqipëri u krijua një vakum institucional dhe politik. Ngjarjet e zhvilluara në Shqipërinë e Mesme, siç del edhe nga dokumentat historike, në Skrapar janë përcjellë pa ndonjë angazhim të veçantë, sepse gjatë gjithë vitit 1914 pothuajse preokupimi kryesor dhe rreziku më i madh kanë qenë sulmet e reparteve të andarteve greke. Edhe Skrapari gjatë Luftës së Parë Botërore u bë arenë e saj. Në territorin e Skraparit, në periudhën 1915-1918 u vendosën ushtritë e fuqive të Italisë, Austro-Hungarisë dhe Francës, të cilat ishin të vendosura në krahun e majtë të Osumit e deri në Sevran e matanë në Deshnicë. Në kushtet dhe momentet që erdhën këto trupa ushtarake, për popullin e Skraparit ato ishin shpëtimtare pas masakrave që kishin parë me sytë e tyre, të kryera nga andartet greke. çetat e Skraparit, të cilat kishin mbajtur peshën në luftën kundër forcave greke u ingranuan në ushtritë e huaja sipas zonave respektive. Patriotët si Ali Koprencka, Mustafa Spathara, Avni Kapinova, Riza Kodheli, Ali Farmaqi, Servet Zaloshnja etj, pavarësisht nga synimet apo kontrakditat që kishin mes tyre fuqitë e huaja, bashkëpunimin me to e shikonin si një mundësi në të ardhmen për zgjidhjen e çështjes kombëtare e ruajtjen e tërësisë tokësore.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 16:50:36 +0000

Trending Topics



ove to watch me play
AWAKE! To The True Name OF GOD THE MESSAGE OF ELIJAH THE
leader of angels is prophet khizr/krishna after prophet ram(leader
I am loyal to what I have been doing for the past 20 years with

Recently Viewed Topics




© 2015