SPA, Vettel i pari, super-Alonso i dyti Sebastian Vettel trumfon - TopicsExpress



          

SPA, Vettel i pari, super-Alonso i dyti Sebastian Vettel trumfon në Çmimin e Madh të Belgjikës. Tre herë kampioni i botës në Formula 1 vuri diktaktin në pistën e SPA edhe pse në pole position u nis anglezi i Mercdes GP Lewis Hamilton, i cili e përfundoi garën i treti. Garë e mirë edhe për Fernando Alonson. Piloti spanjoll i Ferrarit e nisi garën i nënti por falë një super-gare e preu shiritin e finishit i dyti. Vendi i katër për Rosberg dhe pas tij u rënditën Webber, Button dhe Massa. Me këtë fitore Vettel përforcon pozitat e tij në krye të klasifikimit duke iu afruar gjithmonë dhe më shumë titullit të katërt rradhazi kampion. Rënditja: 1 Sebastian VETTEL Red Bull 197 2 Fernando ALONSO Ferrari 151 3 Lewis HAMILTON Mercedes 139 4 Kimi RAIKKONEN Lotus 134 5 Mark WEBBER Red Bull 115 6 Nico ROSBERG Mercedes 96 7 Felipe MASSA Ferrari 67 8 Romain GROSJEAN Lotus 53 9 Jenson BUTTON McLaren 47 10 Paul DI RESTA Force India 36 11 Adrian SUTIL Force India 25 12 Sergio PEREZ McLaen 18
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 09:01:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015