SPECIALE/ 50 fakte për jetën e heroit të demokracisë, Azem - TopicsExpress



          

SPECIALE/ 50 fakte për jetën e heroit të demokracisë, Azem Hajdari 1. Azem Hajdari Azem Hajdari (11 mars 1963 – 12 shtator 1998), ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 2. Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. 3. Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. 4. Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. 5. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998. 6. Në vitin 1993 Azem Hajdari diplomohet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 ai merr diplomën e dytë atë të jurispudencës në po të njëjtin universitet. 7. Nga viti 1993-1994 studioi gjuhën angleze dhe filozofi në Shtetet e Bshkuara të Amerikë. Në vitin 1996 ka studiar për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Garmish, Gjermani. Aktivitet i tij poltik nuk ka qëndruar asnjëherë në heshtje. 8. Nga shkurti i vitit 1991 deri në shtator të vitit 1993 deputet dhe kryetari Partisë Demokratike, anëtar komitetit drejtues. 9. Ndërsa jeta e tij parlamentare ka qenë aktive. Kështu, për katër vite me radhë pas rënies së komunizmit Hajdari ishte kryetar I komisinit parlamentar për rendin dhe SHIK-un. 10. Në nëntor tëviti 1996 ka qenë president I unionit tregëtar të pa varuar. Në janar të 1997 u zgjodh kryetar I komisionit parlamentar të mbrojtjes. 6. Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998. 7. Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azem Hajdari tentohet të vritet me bombë, por atentati dështoi. 8. Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. 9. Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë në Milot, ku makina e tij e blinduar u qëllua me breshëri. Së bashku me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri. 10. Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë, ndërkohë që mbeti i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo. 11. Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Vrasja e tij mbetet e ende e mistershme. 12. Tre makina të pozicionuara në vende të ndryshme rreth selisë së Partisë Demokratike, kanë qenë gati për çdo të papritur të rastit. Pas dhënies së sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrë në selinë e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar që të takonte një grup tropojanësh, që po e priste jashtë selisë. 13. Deputeti, Hajdari në mirëbësim, ka dalë nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinës. Pas tij kan ëdalë Besim Çera e Zenel Neza. 14. Ka qenë kohë e errët, për më tepër ka ndihmuar errësirën edhe koha e vrenjtur e me shi. Azem Hajdari është afruar makinës nga kanë dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu. 15. Hajdari dhe ekzekutorët e tij kanë shkëmbyer disa batuta. Menjëherë pas kësaj Fatmir Haklaj ka nxjerrë automatikun e ka hapur zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Jaho Mulosmani. 16. Si pasojë e të shtënave ka vdekur disa orë më pas deputeti Azem Hajdari. Njëkohësisht ka vdekur truproja Besim Çera, ndërsa Zenel Neza është plagosur rëndë. Plumbat e Haklajt kanë qëlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Çangun, i cili u dërgua disa orë më pas në spital nga Jano Mulosmani, e që nuk arriti të jetojë. 17. Më pas Haklaj u ka bërë thirrje bashkëpunëtorëve të tjerë që të largohen nga pozicionet e të drejtohen sërish për në Tropojë. Grupi i vrasësve ka arritur në Tropojë në orët e para të mëngjesit. 18. Komunikata e para del nga Ministria e Rendit në të cilën thuhet se autorët janë larguar në rrugën nacionale nga veriu. Trupat dërgohen menjëherë në Spitalin Ushtarak i cili më pas rrethohet me policë. 19. Ndërkohë prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës Sokol Stojani dhe ekspertë të policisë së Tiranës mundohen të realizojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes por shiu i dënuar që binte dhe turma e njerëzve të irrituar e ka vështirësuar këtë. 20. Një nga ekspertët i ka mbledhur nën fshehtësi gëzhojat e dala nga arma. Janë sekuestruar një automatik kallashnikov, një pistoletë Zastava me silenciator, gjashtë gëzhoja kallashnikovi dhe tre zastave. Nga ekspertiza rezultoi se me këto armë nuk ishte bërë qitje. 21. Të nesërmen, me datë 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij sëbashku me shefin e rendit të Bajram Currit e me përfaqësuesit e Ministrisë së Rendit, mohon pjesëmarrjen në vrasje. 22. Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri. 23. Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si “Vrasja e Shekullit”. 24. Dosja “Hajdari” ka qenë një nga çështjet më të bujshme si dhe një dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, është cilësuar si vrasja e shekullit të ‘20. Një çështje që ka një vendim të kaluar në dy shkallët e gjykatave, nëpërmjet të cilit janë dënuar katër vetë. 25. Vrasja e Azem Hajdarit gjithnjë është cilësuar një vrasje politike. Jo sepse ai ka qenë deputet i Shqipërisë, për disa legjislatura, jo se ka qenë njeriu që ka kontribuar më shumë për rrëzimin e komunizmit dhe sjelljen e demokracisë, duke marrë dhe emrin Lideri i Dhjetorit, por se vrasja kishte motive politike. Pavarësisht se gjatë rrugës, për shkak dhe të aleancave fluide për hir të pushtetit, akuzat për vrasje politike të Azem Hajdarit u zbehën. 26. Për vrasjen e Hajdarit janë akuzuar mjaft persona, janë renditur shumë fakte, por provat e vërteta dhe njerëzit okularë në vendngjarje ende nuk janë bërë prezente. As Jaho Salihi dhe as vëllezërit Haxhia, nuk kanë pranuar të kenë qenë autorë të vrasjes, madje nuk kanë dhënë asnjë detaj për vrasjen e deputetit demokrat, duke ia veshur tërë fajin Fatmir Haklajt, i cili ishte eliminuar pas tre-katër tentativash më parë nga njerëz me uniformë, përmes një mine të komanduar. 27. Menjëherë pas vrasjes, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi strukturat shtetërore, ish-kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nano dhe ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi, se ishin përgjegjës të ngjarjes. 28. Varrimi i Azemit u bë dy ditë më vonë, ku fillimisht u mbajt një miting në sheshin “Skënderbej”. Më pas, turma e protestuesve u drejtua nga selia e Kryeministrisë duke u përplasur me armë me forcat e Gardës. Kjo ishte edhe arsyeja se përse në varrimin e Azemit në Sharrë kishte një pjesëmarrje të vogël, vetëm familjarët dhe disa miq të tij. 29. Janë shumë mistere që sjellin në kujtesën e shqiptarëve se gjithçka që kishte të bënte me vrasjen e liderit të Dhjetorit, deputetit të PD, Azem Hajdari janë fshehur, ndërkohë që janë hedhur në tregun mediatik dhe publik për konsum të përditshëm variante të tjera që kanë të bëjnë me vrasje për hakmarrje dhe çështje ordinere. 30. Që prej vitit 1999, krerët e Partisë Demokratike kanë përkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit në memorialin e ngritur pranë selisë së PD-së, në qendër të Tiranës. Gjithashtu, çdo vit janë zhvilluar edhe vizita në familjen e Azemit. 31. Gjatë kohës që Partia Demokratike ishte në opozitë, kryetari i saj premtoi rihapjen e dosjes së Azemit, por në tetë vite të qeverisjes së djathtë kjo çështje nuk u prek. 32. Për herë të parë këtë vit, përkujtimi i Azem Hajdarit do të bëhet me një ceremoni shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve të Komb 33. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Edhe Presidenti Bujar Nishani dekoroi pas vdekjes zotin Azem Hajdari me Urdhërin e Flamurit Kombëtar për ndihmesë të shquar në shembjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit politik. 34. Azem Hajdari ishte udhëheqësi i udhëheqësi i lëvizjes më të madhe antikomuniste të vendit në Dhjetorit 90. Ai ishte themelues i pluralizmit politik dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike, forca e parë opozitare pas gjysëm shekulli diktature komuniste. 35. Ai ishte deputet i thjeshtë në 4 parlamente rresht; viti 1991, ’92, viti 1996 dhe ’97, derisa humbi jetën pas sulmit me armë zjarri nga një grup i organizuar kriminal në qendër të Tiranës ku kishte zyrat e partisë, një vit pasi Partia Demokratike që themeloi doli në opozitë. 36. Në vitet 1995 – 1998, Azem Hajdari ka qenë edhe President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale 37. Në 50-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari në jë intervistë për mediat shqiptare ka treguar se ata u martuan bashkë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ai 17. Ndërsa e ëma e Azemit nuk i linte të flinin bashkë. “E ëma e Azemit nuk na la të flinim bashkë. I dukeshim dy fëmijë të vegjël, unë 15 vjeçe dhe Azemi 17 vjeç. Por, pas një muaji Azemi i thotë nënës së tij me të qeshur. “Nusen e kam marrë për ty apo për vete? Qeshëm të gjithë. Në vitin 1981 unë dhe Azemi vazhduam jetën familjare, së bashku me prindërit e Azemit. Një vit më pas unë bashkë me Azemin filluam gjimnazin në Bajram Curri. Për katër vite me radhë qëndruam në një bankë së bashku”, ka treguar Fatmira. 38. Azemi la pas tre tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit. 39. Aktiviteti Politik: - Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore; - Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike; - 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike - 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike për Shkodrën; - 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike për Shijakun; - 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike për Bulqizën; - 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike për Tropojën; - 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un; - Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare; - Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare; 40. Arsimi Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike; - Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës; -Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës; - Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi; - Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani; 41. Kosova I rritur në Malësinë e Gjakovës, në kufirin që ndante shqiptarët në dysh që nga viti 1913, Azem Hadari njihte mirë padrejtësitë që iu kishin bërë historikisht shqiptarëve. Ishte njohës i mirë i rrethanave pushtuese të Kosovës nga Serbia dhe ishte ndër të parët deputetë që e ngriti problemin e madh të Kosovës. Në mes tjerash, në parlament ai ka deklaruar: “Duhet të rrëzohet muri që ndanë shqiptarët mes veti” dhe ishte gjithashtu ndër të parët që ngriti zërin kundër politikës hegjemoniste të Millosheviçit. 42. Arben Imami, gjatë ceremonisë të 50-vjetorit të lindjes së Azemit ka treguar bisedën me të pas themelimit të Partisë Demokratike. “Azemi ishte një atdhetar i madh, dhe këtu dua të përmend diçka që s’e kam thënë ndonjëherë. Ishte dhjetëditëshi i dytë i dhjetorit dhe ne flinim në katin e pestë në dhomën e Skënder Madanit, Aleksandrit, dhe kishim një javë në fakt që s’i kishim hequr këpucët nga këmbët. Flinim bashkë, drita s’kishte dhe ishim të dy të rinj. Azemi më thotë: ‘Ben, tani u themelua kjo parti, po tani çfarë do të bëjmë?’. ‘Me të thënë të drejtën, Azem, – i thashë, – ne s’kemi çfarë të bëjmë më shumë me këtë parti, kjo shyqyr që u themelua, të vijë ndonjë intelektual, Saliu ose Gramozi apo kushdo tjetër të vijë ta marrë e ne të shohim punën tonë’. Ai më tha: ‘Beni, duhet të kesh parasysh një gjë, që ne nuk mund ta lëshojmë Partinë Demokratike pa u çliruar Kosova’”, është shpreh Imami. 43. Në një intervistë bashkëshortja e Azemit, Fatmir Hajdari, ka treguar historinë e ditës së parë të tij në universitet. “Kur filloi shkollën e lartë, pas një muaji kthehet dhe e kishte marrë malli për fëmijët. Më tha se do më tregonte diçka të bukur. Ai ishte i martuar, me dy fëmijë, dhe vishej me kostum e kollare, ishte i rregullt nga ana e veshjes. Ditën e parë të shkollës më tha: ‘Kishin hyrë studentët dhe unë shkova pas tyre. Isha veshur me kostum, kollare dhe këpucë. Në momentin që hapa derën, studentët u ngritën në këmbë. Menduan se mos isha pedagog. U thashë uluni se unë jam student si ju. Të gjithë filluan pastaj të më përqafonin’. Të gjithë e donin dhe e adhuronin Azemin se ai të bënte vetë për vete”. 44. Azem Hajdari gjatë kohës kur PD ishte në pushtet nuk u emërua kurrë ministër, edhe pse ai e meritonte më shumë se kushdo tjetër në PD. 45. Azem Hajdari ka qenë ndër të vetmit demokratë që ka kundërshtuar shpesh herë Berishën. Madje midis tyre ka pasur edhe debate mediatike. 46. Pavarësisht debateve miqësia mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit ka vazhduar gjatë me ulje dhe ngritje të shumta. 47. Azem Hajdari ka një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, duke qenë lideri i Lëvizjes së Dhjetorit. Pa Azem Hajdarin ndoshta Lëvizja e Dhjetorit do të ishte ndryshe. 48. Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë. 49. Vlerësime për Heroin e Demokracisë: - Urdhëri i Flamurit; - Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës; - Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003; - Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002); - Pishtar i Demokracisë; - “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë. 50. Nëse do të ishte gjallë, sot Azem Hajdari do të ishte 50 vjeç. Nga dita e sotme “Heroi i Demokracisë” Azem Hajdari, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 20:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015