STATUTI I SHOQATES PER MBROJTJEN E ZHVILLIMIN E BISNESEVE TE - TopicsExpress



          

STATUTI I SHOQATES PER MBROJTJEN E ZHVILLIMIN E BISNESEVE TE MINERALEVE TE DOBISHME SHQIPTARE Ne mbeshtetje te ligjit 7580 dt: 29 07 1994 te Kodit Civil te Republikes se Shqiperise, nenet 39 – 53, si dhe te ligjit 8781 dt: 03 05 2001 dhe ligjit 8788 dt. 07 05 2001, kompozohet ky statut i SHOQATES PER MBROJTJEN E ZHVILLIMIN E BISNESEVE TE MINERALEVE TE DOBISHME SHQIPTARE (SHMZHBMDSH). Shoqata krijohet me vullnet te lire te anetaresise me qellim mbrojtjen dhe zhvillimin me ligj te bisnesit ne fushen e kerkim zbulimit, nxjerrjes, perpunimit, tregtimit, te mineraleve te dobishme, te ngurta dhe te lengeta dhe produktet e tyre. Neni 1. Emertimi i shoqates do te jete SHOQATA PER MBROJTJEN E ZHVILLIMIN E BISNESEVE TE MINERALEVE TE DOBISHME SHQIPTARE (SHMZHBMDSH). Neni 2. Qellimi dhe objekti i veprimtarise se shoqates. Shoqata ka si qellim te saj: - Mbrojtjen e zhvillimin me ligj te biznesit ne fushen e kerkimit, zbulimit, nxjerrjes perpunimit, marketimit, te mineraleve te dobishme te ngurta apo te lengeta apo produkteve te tyre. - Te ndihmoje subjektet, personat fizike, juridike, anetare te saj, me informacionet e nevojshme ligjore, tekniko shkencore, apo ato te marketingut nepermjet strukturave te saj ne kohen dhe ne momentin me efikas per subjektin apo personin juridik ne biznes. - Shoqata nepermjet strukturave te saj do te negocioje nepermejt bankave apo donatoreve vendas apo te huaj, per thithjen e investimeve nepermjet kredive te buta per zhvillimin e biznesit ne fushen e minerave te dobishme dhe konkretisht sipas kerkesave apo nevojave te subjekteve private anetare te shoqates. - Shoqata me strukturat e saj do te ndjeke nepermjet formave te ndryshme te komunikimit bursen, konjukturen e cmimeve ne tregun nderkombetar dhe do te informoje ne kohe subjektet e interesuara anetare te shoqates. - Shoqata merr persiper mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te bisneseve private qe zhvillojne aktivitet ne fushen e mineraleve te dobishme duke bashkepunuar me strukturat qeveritare per te krijuar nje klime sa me te favorshme per kete biznes. - Gjithashtu shoqata merr persiper te jape nje informacion sa me te fresket dhe transparent ne kohen e duhur te marketingut, te te rejave te fundit te shkences dhe persosjen e teknologjise te kerkim zbulimit, nxjerrjes e perpunimit te mineraleve te dobishme. - Shoqata merr persiper organizimin dhe bashkepunimin si dhe lidhjet e ndersjellta me shoqata kombetare e nderkombetare homologe. Anetaresimin dhe binjakezimin me shoqata te vendeve fqinje dhe te botes. - Evidentimin dhe pasqyrimin e vlerave me te mira te trashegimise ne zhvillimin e bizneseve ne fushen e mineraleve te dobishme sidomos ne zhvillimin e persosjen e teknologjise ne kerkim zbulimin dhe nxjerrjen e perpunimin e mineraleve. - Shoqata merr persiper te kontribuoje nje bashkepunim te gjere te specialisteve te kesaj fushe me synim persosjen e metodave me shkencore ne kerkim zbulim dhe nxjerrjen e mineraleve. Kjo do te organizohet nepermjet konferencave, simpoziumeve e seminare ne shkalle shoqate e dege si dhe nepermjet botimeve e publikimeve te materialeve te ndryshme qe pasqyrojne arritjet teknologjike te kohes moderne ne kete lloj industrie ne kushtet e ekonomise se tregut. Shoqata do te jete joqeveritare dhe jo fitim prurese. Shoqata nuk do te kete qellime politike. Shoqata do te jete e karakterit tekniko shkencor dhe mbrojtese e nxitese per individet apo subjektet qe merren me biznes ne fushen e mineraleve te dobishme nepermjet specialisteve me te mire te kesaj fushe, te afte per te njohur zhvillimet me te reja te shkences ne fushen teknike e teknologjike dhe ekonomike. Neni 3. Qendra dhe territori i veprimtarise. Selia e shoqates do te jete ne Tirane, ne adresen Rruga Qemal Stafa, nr.47, Tirane. Veprimtaria e saj do te shtrihet ne gjithe territorin e Shqiperise si dhe ne trojet shqiptare jashte Shqiperise si dhe ne shtetet e tjera duke siguruar numrin e anetareve te saj. Neni 4. Kohezgjatja e veprimtarise se SHOQATES PER MBROJTJEN E ZHVILLIMIN E BISNESEVE TE MINERALEVE TE DOBISHME SHQIPTARE (SHMZHBMDSH) eshte e pakufizuar. Neni 5. Kushtet e pranimit dhe largimit te anetareve. Ne shoqate do te pranohen specialiste te fushes se mineraleve te dobishme kryesisht inxhinjere gjeologe, kimiste, ekonomiste, persona fizike, juridike qe merren me biznes ne fushen e kerkim zbulimit, nxjerrjes e perpunimit dhe marketingut te mineraleve te dobishme, te cilet pranojne programin, statutin si dhe paguajne kuoten e caktuar per pranim dhe kuotizacionin vjetor. E drejta per te dhene doreheqjen i garantohet cdo anetari te shoqates, por me kusht qe ai te paraqese nje kerkese me shkrim se paku nje muaj para largimit duke pas shlyer te gjithe detyrimet financiare qe rrjedhin nga statuti. Nnei 6. E drejta e anetaresise se shoqates nuk mund te tjetersohet as te kalohet me ane te trashigimise. Anetaret qe kane dhene doreheqjen ose jane perjashtuar nga shoqata nuk kane te drejte ne kapitalin apo pasurite themelore te shoqates. Neni 7. Te drejtat e detyrat e anetarit. Cdo anetar ka te drjete te cfaqe mendimet e tij, te diskutoje ne mbledhje, te kerkoje llogari per harxhimin e fondeve, te kundershtoje ne gjykate vendimet e shoqates qe vine ne kundershtim me ligjin e statutin brenda afatave qe parashikon ligji. Cdo anetar ka per detyre te zbatoje me rigorozitet dispozitat ligjore ne fuqi dhe statutin e shoqates si dhe te plotesoje detyrimet qe rrjedhin prej tij. Neni 8. Organet drejtuese, menyra e formimit dhe mbledhjet. Organi me i larte eshte mbledhja e pergjithshme e shoqates. Mbledhja e pergjithshme vendos per pranimin ose perjashtimin e anetareve. Ajo miraton programin vjetor te aktiviteteve qe do te realizoje shoqata ne mbeshtetje te objektivave te parashikuara ne statut. Mbledhja e pergjithshme zgjedh dhe shkarkon keshillin drejtues ne mandatin e dyte e ne vijim me votim te fshehte. Te gjithe anetaret e shoqqates kane te drejte vote te barabarte ne mbledhjen e pergjithshme te shoqates. Vendimet merren me shumicen e votave te anetareve qe jane te pranishem ne mbledhje. Vendimi per ndryshimin e statutit, perjashtimi i nje anetari si dhe vendimi per shperndarjen e shoqates merren me shumicen e thjeshte te shoqates, te pranishem ne mbledhje me kusht qe pjesemarrja te jete mbi 50%. Keshilli Drejtues i shoqates zgjidhet cdo 5 vjet me votim te fshehte nga mbledhja e pergjithshme nga mandati i dyte e ne vijim. Keshilli drejtues i shoqates zgjedh kryetarin, sekretarin. Ne mandatin e pare kryetari dhe sekretari si nismetare do te jene perkatesisht Ing. Gjeolog Mark PEPKOLA dhe Prof.Dr. Petrit ZORBA. Keshilli drejtues ne mandatin e pare do te perbehet nga 9 vete. Anetaret e keshillit drejtues ne mandatin e pare percaktohen nga kontributi direkt qe japin ne gadishmerine per anetaresim, nga informacioni tekniko shkencor ne fushen e biznesit te mineraleve te dobishme brenda e jashte vendit, nga kontributi ekonomiko financiar qe derdhin ne llogarine e shoqates. Mbledhjet e keshillit drejtues konsiderohen te rregullta kur pjesemarrja eshte mbi 50%. Vendimet merren me shumicen e thjeshte te votave. Kur votat jane te barabarta, vota e kryetarit ka vlere vendimtare. Keshilli drejtues i shoqates ka keto kompetenca: - Eshte kompetent per gjithe veprimtarine e shoqates dhe merr vendime ne harkun kohor midis dy mbledhjeve te anetaresise. - Pergatit projekt programin vjetor te akltivitetit dhe ja paraqet per miratim mbledhjes se pergjithshme. - Aprovon raportin vjetor te realizimit te detyrave te shoqates. - Cakton menyren e realizimit te te ardhurave te shoqates. - Vendos per ndryshime qe duhen bere ne statut dhe ne programin e shoqates. - Merr ne shqyrtim dhe vendos per propozimet qe behen nga strukturat ne vartesi apo te tretet me qellim bashkepunimi e ndihme te ndersjellte. - Diskuton cdo gje te jashtezakonshme qe vihet ne rendin e dites se mbledhjes dhe merr vendim rreth saj. - Percakton strukturen organizative te shoqates ne qender dhe ne dege. Neni 10. Kryetari i shoqates zgjidhet nga keshilli drejtues i shoqates ne mandatin e dyte e ne vijim dhe ka keto kompetenca. - Drejton veprimtarine e shoqates ne baze te statutit. - Administron fondet e mbledhura sipas menyres se percaktuar nga keshilli drejtues. - Hyne ne marredhenie me shoqatat e tjera dhe lidh kontrata me to. - Pergatit dhe therret mbledhjen e keshillit drejtues te shoqates. - Kujdeset per interesat e shoqates, i mbron ato dhe perfaqeson shoqaten ne marredhenie me te tretet, lidh kontrata me to. - Eshte kompetent per te vepruar dhe marre vendime ne harkun kohor midis dy mbledhjeve te keshillit drejtues. - Merr ne pune dhe largon nga puna punonjesit ne perputhje me strukturen e miratuar nga keshilli drejtues. Neni 11. Mjetet financiare te shoqates. Shoqata hap numrin e llogarise ne banke. Te ardhurat e shoqates do te sigurohen nga: - Nga kuota e pranimit te anetaresise. - Nga kuotizacioni vjetor i aneterasise. - Nga donatore vendas e te huaj me interes te perbashket. - Nga dhurata te ndryshme shoqatash homologe, binjakezimne apo individe te ineresuar per bashkepunim. - Kuotat per pranim anetaresimi do te jene: 1. Specialiste te thjeshte 1200 Leke. 2. Per persona juride e fizike 120 Euro. Kuotizacioni vjetor i anetaresise do te jete: 3. Specialiste te thjeshte 1200 Leke. 4. Per persona juride e fizike 120 Euro. Kur paguhet per periudha mbi 2 vjecare kuotizacionet perkatese ulen me 20%. Te gjitha derdhjet nga anetaresia, subjektet apo individe te ndryshem derdhen ne arken e shoqates ose numrin e llogarise perkatese. Shoqata do te pranoje cdo burim financiar ne vlere ose natyre ne perputhje me ligjin shqiptar. Neni 12. Statuti per krijimi e shoqates hartohet nga grupi nismetar, i cili mund te ndryshohet me vone me vendim te mbledhjes se pergjithshme te te gjithe anetaresise me shumice votash. Ndryshimet ne statut do te behet ne se nuk permbushen ndonje nga objektivat e parashikuara ne nenin 2 te ketij statuti. Neni 13. Te gjitha fondet e grumbulluara do te shkojne per rritjen dhe fuqizimin e veprimtarise se shoqates, aktivitet qe ajo te organizoje brenda dhe jashte vendit me qellim permbushjen e qellimit te saj sipas nenit 2 te ketij statuti, te cilat do te jene te dokumentauara sipas rregullave ekonomiko finaciare qe parashikon ligji, nga dega ekonomike e shoqates. Ndalohet kategorikisht shperndarja e fondeve apo fitimeve midis anetareve ne kundershtim me rregulat e percaktuara. Neni 14. Menyra e shperndarjes se shoqates. Shoqata shperndahet me vendim te mbledhjes se pergjithshme te shoqates se thirrur nga keshilli drejtues. Procedura e ndjekur per shperndarjen e saj percaktohet ne paragrafin e pare te statutit. Shoqata shperndahet ne keto raste: - Kur numri i anetareve eshte nen 5 vete. - Kur qellimi i saj eshte permbushur apo ska mundesi te permbushet, ka humbur aftesine paguese. - Me vendim te gjykates kur shoqata largohet nga qellimi i saj i sanksionuar ne statut ose kryen verpimtari te jashteligjeshme. Ne rast shperndarje te shoqates ose pushim te veprimtarise se saj kjo vihet ne likujdim nga komisioni i likujdimit i cili formohet sipas rregullave e vendimneve ne fuqi dhe me pas crregjistrohet. Neni 15. Ky statut hyn ne fuqi diten e rregjistrimit te shoqates ne gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane. Nga kjo date shoqata njihet si person juridik. Neni 16. Per cka eshte shprehur ne statut i referohet ligjeve ne fuqi. Anetaret themelues
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 12:55:17 +0000

Trending Topics



E SADRESSE A TOUTE LES PERSSONNE QUI VONDRONS ME DETRUIRE
* * * * * * * NAMASTE! By Javier V.

Recently Viewed Topics




© 2015