SY MË SY ME TË VËRTETËN Njohja e Krishterizmit u bë më - TopicsExpress



          

SY MË SY ME TË VËRTETËN Njohja e Krishterizmit u bë më vitin 313 nga perandorët Konstantin dhe Lacini e shpallën në Milano të ashtuquajturin Edikt të Milanos, me të cilin të krishterët fituan liri predikimin e besimit të tyre, me një vonesë të gjatë prej tre shekujve. Në Senatin e Romës, në pallatet rrënqethëse të Cezarëve dhe burgjet e errëta vigane, u ngritën kisha të shenjta dhe nën altarët e tyre u dëgjuan vajet më të sinqerta nga thellësia e shpirtit, përshpëritjet më të përzemërta të lutësve, këngët dhe hymnet më të shenjta drejtuar Krijuesit të Dashur. Pas kësaj pason edhe Koncili i Nikesë me 325, i cili ka qenë iniciativë e Konstantinit, mbretit të Perandorisë Romake. Në këtë koncil është diskutuar esenca e Jezusit. Sipas Ariusit, prift në Aleksandri, i Biri (Jezusi) është i ngjashëm me Atin (Zotin), kurse Athanasiusi, prift në Stamboll, mbron mendimin se i Biri është i njëjtë me Atin. Dhe në këtë koncil legjitimitet fiton mendimi i Athanasiusit. Kështu që Ariusi shpallet heretik. Dhe kështu mbas këtyre koncilëve mbahen edhe shumë koncilë të tjerë, ku më kryesorë janë shtatë të parët që janë mbajtur deri në vitin 787. Këto janë edhe koncilë të cilët Kisha Ortodokse i pranon si të vetëm dhe legjitim. Ndërkaq Kisha Katolike vazhdon me koncilët e saj dhe si koncilë të fundit të Kishës Katolike njihen dy koncilët e Vatikanit, ku i pari është mbajtur më 1869-1870 dhe i dyti me 1962-1965. Përveç kësaj është me rëndësi të ceket se kisha, përveç këtyre mosmarrëveshjeve që i ka përjetuar ajo edhe vet, për të ruajtur unin e saj, ka krijuar probleme, ka vrarë apo ka masakruar njerëz. Këtu si shembull mund të përmendim Donatusin, gjegjësisht Donatizmin, i cili është themeluar në fillim të shek. IV. nga ana e Donatusit dhe mendimin që mbronte ishte se Isai ka qenë njeri dhe profet. Por kjo lëvizje nga ana e Kishës së Palit u shua duke u realizuar një gjenocid i paparë deri më atëherë. Në këtë mënyrë Krishterizmi vazhdoi të thërrasë shoqërinë mëkatare dhe materialiste të Romës së shekullit të parë, duke tërhequr shoqërinë perëndimore drejt jetës së mëpastajme deri në atë masë sa që njerëzit filluan t’i zgjidhin të gjitha nyjet e shoqërisë dhe të fillojnë të jetojnë një jetë Eremite (izoluar). Më në fund, shoqërinë e fuqishme materialiste të Perëndimit e zuri gjumi në vetminë e shmangies shpirtrore dhe spiritualizmit të hutuar. Me mijëra vjet ajo nuk u rimëkëmb, deri se nuk e zgjoi Renesanca e Verbëris Mendore. Përsëri u zbatua një forcë e kundërt me atë të Krishterizmit, me fuqi të atillë sa që u zbraps drejt materializmit botëror. Përsëri, madhështia dhe kërkimi i kënaqësisë, që njëherë ishin kundër përpjekjes së fuqisë, u bënë dominante dhe, siç shohim sot, Evropa për një kohë të shkurtër në esencë u bë Perandori e Romës së shkuar dhe përsëri njerëzit kërkojnë një Krisht tjetër përmes Islamit. -Shkatërrimi i Perandorisë Perëndimore Romake “Njeriu edhe sikur të ketë dy lugina me florinj, kërkon të tretën. Syrin e njeriut e mbush vetëm një grusht dhe”. -Hadis Çmimi i epsheve të një individi dhe pasioneve ndaj pasurisë së kësaj bote të një personi, para ardhjes së Muhammedit, ishte më i madh dhe më i shtrenjtë se shpirtërat e qindra mijë njerëzve. Ngritet një mbret apo perandor, e përvetëson vendin dhe i robëron njerëzit, i shkatërron bimët dhe shtazët dhe i shfrytëzon çdo gjë për ta ngopur një egoizëm mbretëror dhe aspiratë politike. Që më pastaj t’i anashkalojë besimet dhe zotrat e tyre dhe duke i lartësuar besimet dhe zotrat e vet. Marshonte Leka i Madh dhe e çlironte Iranin, Sirinë, vendet bregdetare, deri sa arriti në Indi, dhe gjatë marshimit, shkatërroi civilizime madhështore. Ngrihej Jul Cesari perandor romak, apo Kanibali duke rrëmbyer tufat e njerëzve sikurse gjyetari i pangopur kur e rrëmben gjahun e malit pa dhimbje. Cezari në një rast do thotë: ”Unë jam më i rrezikshëm se vet rreziku”! Procesi i asimilimit dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit të njeriut dhe jetës së tij, vazhdoi edhe pas ardhjes së Isait, në mesin e gjakpirësve të njerëzimit dhe kriminelëve të vrazhdë ishte Neroni, i cili shkatërroi një numër të madh të popullit të vet në mesin e të cilëve ishte edhe nëna dhe gruaja e tij, dhe ky konsiderohet si përgjegjës për djegien e madhe e cila ndodhi në Romë. Qyteti digjej në flakë, kurse ai ishte i zënë me këngë dhe muzikë. Për shkakë se ata e konsiderronin veten hyjni, për atë çdonjëri i cili e kishte në dorë udhëheqësinë e shtetit ishte zot dhe ofiqi i tyre ishte “Augustos” që don të thotë i çmuari i madhërishëm. (Taciti: Hisrorian romak që shkruajti në Analet e tij për Zjarrin e madh të Romës, përfshirë edhe faktin sesi Neroni akuzoi krishterët e Romës për shkatërrimin). “A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bëjnë vepra të mira me ato që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë”. (Sad 28) Kryengritjet e skllevërve e të fshatarëve në shtetin romak shuheshin në gjak. Të shtypurit e humbnin besimin se me kryengritje e luftë do të mund të shpëtojnë nga gjendja e padurueshme. Në shtetin romak, përveç atyre që besonin në shumë perëndi, jetonin edhe hebrejtë që besonin në një perëndi “Jehova” të ftuar të adhurojnë Një Zot nga Moisiu. Izraelitët e kanë paraqitur ”Jehovën” në trajtë njerëzore. Ai ha, pi, vjen në konflikt me armiqtë e vet (me gjithë popujt veç izraelitëve)... Parajsën dhe skëterrën i kanë konsideruar kënaqësi dhe dënim të kësaj bote, pagë momentale që e arrijnë para vdekjes. Ata besonin se perendia do ta dërgojë djalin e tij-Mesi, që t’i shpëtojë nga vuajtjet. Këtë e quajtën Krisht. Sipas emrit të tij edhe besimi i ri në një perendi dhe në djalin e perendisë u quajt krishterim. Ky besim u duk në shekullin I para epokës sonë dhe shumë shpejt u zgjerua nëpër tërë Perandorinë Romake. Besimi i ri i mësonte njerëzit t’i urrejnë perënditë. Të krishterët predikonin se të gjithë njerëzit janë të barabartë. Perëndinë e tyre të krishterët e emërtuan me emrin-Teo. Më vonë, të krishterët duke u shërbyer me këtë emër, filluan të emërtojnë shkencatë e tyre si: fenë, filozofinë, politikën njerëzit etj. (TEOllogji, TEOkraci, TEOdora, TEOfil...). Ata i afronin të varfërit dhe skllevërit. Në çdo vend formoheshin bashkësi të të krishterëve-komuna. Ata i udhëhiqte kryetari që quhej prift. Komunat e përbënin kishën krishtere. Vend për mbledhje të të krishterëve ishin katakombet. Ata ndiqeshin shumë keq prej perandorëve romakë. Më vonë edhe pasanikët filluan t’i afrohen krishterimit. Komunave krishtere ata u dhuronin prona Atëherë priftërinjtë filluan të predikojnë dëgjesën e të varfërve dhe të skllevërve ndaj shfrytëzuesve. Me këtë krishterimi filloi të largohet nga populli dhe t’i mbrojë interesat e njerëzve pasanikë. Këtu ishte edhe përfundimi dhe ndarja e besimi të vërtet në copëza të vogla. Kështu u bë vrasja e fjalës hyjnore, dhe u vëndua pushteti pa kufizime, diktatorial i pasanikëve. Perandori Konstantin e kuptoi dobinë nga krishterimi për pushtetin. Prandaj në vitin 313 me dekret, feja krishtere u bë e barabartë me besimet e tjera në Perandorin Romake. Në lidhje me krishterimin u dalluan dy qendra, Roma në krye me papën dhe gjuhën zyrtare latine si dhe Konstantinopoli, në krye me patrikun dhe gjuhën e tij greke. Perandoria Romake prej fundit të shekullit II gjithnjë më shumë filloi të dobësohet. Këtë e shpejtoi rënia e ekonomisë, kryengritjet e skllevërve, varfëria dhe sulmet e barbarëve. As tatimet e mëdha nuk e përmirsuan pozitën në Perandorin Romake. Një prej masave për shpëtimin e saj ishte ndarja e Perandorisë Romake. Në vitin 395 ajo u nda në dy pjesë: Perandoria Lindore Romake, me qendër në Konstantinopol (Bizanti) dhe Perandoria Perëndimore Romake, me qendër në Romë. Kjo masë e përmirsoi përkohësisht gjendjen. . - Devijimi nga Feja Papa Inocenti III ka pohuar se Petrusit i është besuar jo vetëm e tërë kisha por dhe e tërë bota, prandaj papa, si pasardhës i PETRUS’it, është jo vetëm zëvendës i Krishtit por edhe zëvendës i Zotit. Kjo teori ka tentuar të ngrisë papën mbi të gjith sunduesit e shenjtë. ”Vaj për ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe, që terrin e mbajnë për dritë e që dritën e mbajnë për errësirë”. (Isaia 5.20) Nga profetët janë profetizuar për devijimet e mëdha nga feja i cili do të shpinte në vendosjen e pushtetit të papatit në botë. Ata qysh në ato kohëra i kishin parë se në shtëpit e Zotit ishin futur lajthitjet të cilat do t’ia hapnin rrugën zhvillimit të papatit. Misteri i paudhësisë është zhvilluar dalgadalë së pari në mënyrë tinzare dhe të heshtur ndërsa kur është forcuar dhe e ka marrë pushtetin mbi mendjet njerëzore e ka dëshmuar gjithnjë e më publikisht veprën e rrejshme dhe blasfemiste. Doket pagane gati në mënyrë të pahetueshme janë futur në religjion. Kështu krishterimi kishte hyrë në oborret dhe pallatet mbretërore, atëherë e kishte zëvendësuar thjeshtësinë modeste të Krishtit me shkëlqimin dhe krenarinë e klerikalizmit paganë dhe të pushtetarëve sekular. Ai në vend të kërkesave hyjnore kishte futur teori dhe tradita njerëzore. Shenjtërimi në dukje i Konstantinit në fillim të shekullit IV kishte krijuar një kënaqësi të madhe ku shpalli Dekretin, me të cilën të Dielën e shpall si festë të përgjithshme në tërë perandorinë Romake. Të dielën e kishin respektuar paganët, duke e festuar edhe të krishterët, perandori ka patur për qëllim t’i bashkojë interesat e kundërta të pabesisë dhe krishterimit. Kështu bota kishte hyrë në kishën e mbuluar me velin e drejtësisë. Mirëpo amoraliteti ishte zhvilluar shpejtë. Paganizmi i cili në dukje kishte dështuar, në të vërtetë kishte ngadhnjyer. Fryma e tij e kishte mbizotëruar kishën. Mësimet e tij, ceremonialet dhe besëtytnitë ishin futur në fe dhe në shërbesën fetare të atyre të cilët ishin konsideruar pasues të Krishtit. Ky kompromis ndërmjet paganizmit dhe krishterimit kishte për pasojë paraqitjen ”e njeriut të paudhësisë” i cili në profetizime është paraqitur si ai i cili do t’i kundërvihet dhe do të ngrihet mbi Zotin. Ky sistem jashtëzakonisht i madh i religjionit të rrejshëm është një vepër madhështore e fuqisë sataniste-përmendore e përpjekjeve të tij që të ulet në fron dhe ta qeverisë botën sipas dëshirës së vet. Kishat u stërmbushën me ikona dhe, në kuptim të veçantë, ndodhi kthimi kah idhujtaria. “Në mes të krishterëve u shfaqën kontradikta në të cilat shihet ndikimi i Andaluzisë Islame, prej saj është se në Shekullin e VIII-të të erës së re, gjegjësisht në dy shekuj të dytin dhe të tretin hixhrij, në Septimani (është krahinë e vjetër franceze) u paraqit një lëvizje e cila thërret në mohimin e të rrëfyerit para priftave dhe se prifti nuk ka ingerencë në të, por njeriu duhet t’i lutet vetëm Allahut për faljen e mëkateve që i ka bërë, ndërkaq Islami nuk ka prifta, murgj dhe rabina, dhe është e natyrshme që mos të ketë në të të rrëfyer. Po ashtu thirrte në shkatërrimin e fotografive dhe ikonostaseve, kjo ndodhi ngase në shekullin e III-të dhe të IV-të të hixhrit u paraqit një drejtim i krishterë i cili e refuzonte shejtërimin e fotografive dhe ikonostaseve. 726-vit i erës sonë ku Perandori romak Lio i III-të dha urdhër, me të cilën ndalonte shejtërimin e ikonave, kurse në vitin 730 dha urdhër tjetër, të cilën e konsideronte idolatri. Po kështu vepronte edhe Konstantini i V-të dhe Lio i IV-të., derisa Papa Gërguri i II-të dhe III-të, Germaniusi patriku i Konstantinit dhe perandori iranian ishin përkrahës të adhurimeve të ikonave. Në Perandorinë Romake Lindore, adhurimi i ikonave ishte shkaku për reaksione të zëshme, ashtu që në vitin 745, ishin shkatërruar të gjitha Ikonat dhe Freskat. Kjo lëvizje në histori është e njohur si Ikonoklastika. Dhe në atë rast në kohën kur mbretëresha Teodora e cila kishën Lindore (besimdrejte!) e shpalli për heretike, i vëndoi nën herem (mallkim) dhe i’a dorëzojë ushtrisë gjakpirëse që të përleshet me ta, që ti shkatërrojë mbi 100.000 mijë besimtarë. Për ate se ata i thanë qartë kishës se ikonat janë idolatri. **863-vit kur Klimenti dhe Naumi aplikuan shërbimet në kisha në gjuhën sllave në vend të gjuhës së pakuptimt greke. Pas vdekjes së tyre, në krye të Kryepeshkopatës së Panonisë erdhi Vohingu gjermanë. Prej atëherë gjermanët filluanë luftë të hapët dhe hasmëri kundër klerit dhe sllavëve me qëllim që të flakej shërbimi sllav nga kishat dhe të zhdukej shkrim-leximi dhe kultura sllave përgjithmonë. Kurse Bullgaria dhe Serbia dërgoninë misionar pravosllav për të vepruar në asimilimin e viseve të okupuara shqiptare, me detyrë të përhapjes së gjuhës dhe shkrimit sllav. Sepse atje ishte përforcuar ndikimi politik bizantin me gjuhën greke. Kisha Shën Sofia e kthyer në Xhami Aja Sofia në Stamboll Më vonë, në perandorinë Romake u shkaktua një reform që detyroi kishën perandorake, që në vitin 1054 në Stamboll, që përfundimishtë kisha Ortodokse të ndahet nga kisha Katolike e Romës, shkaku se Ungjilli pësoi shumë ndryshime në te. Dhe Historia e ndarjes së Kishës tradicionale krishtere në vitin 1054, pëlciti mu të shtunën, në meshën mëngjesore të së shtunës në kishën Aja Sofia në Stamboll. Kisha Ortodokse për vete thotë: ”Zoti Jezus Krishti në tërësi identifikohet në kishën e vet, e jo me Biblën. Vet Bibla është libri i kishës dha pa kishën ai nuk mund të kuptohet. Dhe ai i cili e kërkon Krishtin shpëtimtar jashta kishës së tij, asnjëherë nuk do ta shoh fytyrën e tij, përpos në ditën e gjykimit”. Pa Kishën nuk do të mund të ekzistonte edhe Shkrimi i Shenjtë”. Ky është një absurd i madh që të thuhet nga ana e kishës Ortodokse. . Mëtutje ajo vazhdonë me fjalët; ”Kisha Ortodokse është kisha e vërtetë, më e vjetër, soborna (kozmike) e cila e ka preardhjenë nga apostujt etj. Ajo e vërtetë gjendet vetëm në kishën Pravosllave-të Krishtit, e jo në ndonjë nga sektet krishtere. Dhe kush e ka lëshuar kishën... bëhet i biri i satanit dhe është humbur, ikni nga sektet, nga heretikët e sodit sikur nga satani”. Këto janë lot krokodili të cilët i lotonë Kisha, duke e qarë në atë mënyrë pafuqinë që të ballafaqohet dhe të arsyetojë dështimet e shumta dhe devijimet të cilat i ka bërë gjatë shekujve. Ato janë fjalë boshe dhe pa mbështetje tek e vërteta. Njëkohësisht, vendosën Ungjilli të dajnë në disa sekte, mirëpo pastaj ai vazhdojë të shumohetë në gjuhë të ndryshme dhe të ndryshohet edhe më shumë. Kisha Katolike për vete dhe për Biblën thotë: ”Kisha komplet e zbulon rrugën e shpëtimit duke u mbështetur në Shkrimin dhe në ligjërimin (traditës). Nuk ka vepër penale aq të madhe të cilën Kisha nuk mund ta falë. Nëse Kisha nuk i falë mëkatet, nuk ka shpresa për jetën e ardhshme apo çlirim të amshueshëm. Edhe kjo Kishë e Kanonizojë Biblën. Kishat tradicionale nga citatet e lartpërmendura kuptohet se i fryjnë të njëjtit fyell. Kisha e Dhiatës së vjetër (hebreje) thotë: ”Poashtu ka marrë pjesë në kanonizimin e Dhiatës së vjetër. Ajo është rasti i vetëm në histori ku e gjithë një popullë, izraelite, personalisht të marrë pjesë në kanonizimin e zemrës së Dhiatës së vjetër, duke e parë se si Zoti e vendosë themelin e Tij në të”. Por, edhe këta nuk u vonuanë shumë dhe filluanë ta mohojnë atë. Kur Kishat i’a morrën rolin primare të Biblës (Bibla është emërtimi i përbashkët për Teuratin, Zeburin dhe Ungjillin) sikur themeli i vetëm i krishterimit dhe i shpëtimit në përgjithsi, kur e shtyu anësh sikur diç sekondare dhe i’a dedikoi vetes, duke u ngritur mbi te. Atëherë me të gjitha fuqitë u çua kundër asaj që ta shkatërrojë, që të lirohet nga të gjitha gjykimet e fuqishme dhe barrës që i është rrënduar në ndërgjegjën përshkak lëshimeve të forta dhe devijimeve nga rruga e vërtetë. Atë betejë që e ka udhëhequr Kisha kundër Biblës ka qenë e ashpër dhe afatgjate në disa periudha historike. Prandaj Kishat tradicionale (Katolike, Ortodokse, Protestante) dhe Bibla janë dy antipode të paqena mes të cilëve nuk ekzistonë asnjëlloj përshtatje dhe asnjëfarë komplimentariteti. Në shekullin e mesjetës, në periudhën e filozofisë skolastike dhe teologjisë, më në fund u përfundua paraqitja solemne e teologjisë krishtere. Dogmat të krishterimit, të cilët janë pranuar gjatë kohës së formimit të Kishës, rrënjët e të cilit i gjejmë në misticizmin e filozofëve paganë, janë bërë themeli i mësimeve të Kishës. Me kalimin e kohës në Kishën zyrtare të bjerur po vëndohen masa hutie. Do të përmendim disa nga ato ndryshime. Në vitin 300 është vënduar lutja për të vdekurit. Po shihet edhe dhënia pas shënimit të Kishës me simbolin kryq. Në vitin 321 Konstantini me biskupin romak vendosin festimin e së dielës, djegien e qiriut dhe hijësimin me anë të shenjës kryq. Në vitin 431 në soborin në Efes filloi të adhurohet Marija me thirrjen Nënë e Zotit. Në vitin 450 festuesit e të shtunës fillojnë me vdekjen. Në vitin 503 në soborin në Romë papa Simahus shpallet si zëvendësi i Krishtit. Në vitin 709 nga koha e papës Konstantin ka filluar puthja e sandalëve të papës. Në vitin 1184 sobori në Veronë themelon Inkuizicionin. Në vitin 1215 papa Inocenti e shpallën shndërrimin e bukës dhe venës për trup dhe gjak të Krishtit. Në vitin 1229 sobori në Valensia i’a ndalon besimtarëve Biblën. Bibla hynë në rradhën e librave të ndaluara. Në vitin 1534 Ignacio Lajola e formon rendin Jezuit. Në vitin 1546 Biblës i janë shtuar apokrifite. Të gjitha këto hutime janë vendosurë nga besimet pagane, novitet është se këto u vendosën sikur të krishtere. Dhe pas vendosjes së këtyre masave, Kisha bashkë me Biblën i djegi edhe lexuesit e tij. Besimtarët nga Kishat të tyre kanë kaluar hollokauste dhe golgota të shumta ç’njerzore. Zoti duke i parë çmendurit të tyre për pushtet dhe fron, ç’fuqizoi këtë libër dhe fe nga ata deri në kijamet. Kisha e Romës me këmbëngulje i akuzoi ortodoksët dhe protestantët për “sekte heretike” të shkëputura tinëzisht nga kisha e vërtetë. Mirëpo, akuza së pari do të vlejë për vetë kishën e Romës. Ajo e ka çnderuar flamurin e Krishtit të Urtë, dhe ka devijuar nga feja e vërtetë “e cila njëherë i është dorëzuar shenjtërve” (Juda 3) . Satani e ka ditur mirë se Shkrimi i Shenjt do t’ua mundësojë njerëzve që t’i vërejnë mashtrimet e tij dhe do t’i kundërvehen fuqisë së tij. Mënyra e vetme për satanin që ta vendosë pushtetin e vet mbi njerëzit dhe ta përforcoje pushtetin e papatit është që ta mbajë botën në padije dhe injorancë në pikëpamje të Shkrimit të Shenjt. Fryma e kompromisit me paganizmin ia ka hapur rrugën urrejtjes së pushtetit hyjnor. Duke u shërbyer me prijësit e papërkushtuar të kishës, satani e kishte drejtuar shigjetën e tij kundër urdhërit të katërt; ishte përpjekur që ta mënjanojë të Shtunën e lashtë të cilën Zoti e kishte bekuar dhe shenjtëruar, dhe që në vend të saj ta ngrisë kremten të cilën paganët e kishin shenjtëruar si “ditë nderi të diellit”. Ky ndryshim në fillim është bërë në mënyrë të fshehtë. Për ta përgatitur rrugën për veprën e vet të cilën synonte ta zbatonte, satani i kishte nxitur hebrejët qysh para erës sonë që të shtunën ta ngarkonin me aq shumë rregulla sa që kremtimi i saj ishte bërë barrë. Duke e shfrytëzuar me dritën e rrejshme në të cilën tani e tregonte të shtunën, ai kishte bërë që ajo të shikohej me urrejtje si një dekret hebraikë. Pontifeksi-Papa i krekosur pohonte se është zëvendës i Krishtit. Ai synimin e vet e zbatonte përmes paganëve gjysmë të konvertuar, peshkopëve dhe klerikëve të etshëm për nder dhe krenari të cilët i donin kënaqësitë e kësaj bote. Po kështu renegati i madh ia kishte arritur: “ta ngrisë veten kundër çdo qenie që quhet Zot dhe gjë e shenjtë”. (Selanikasve 2.4) Protestantët sot pohojnë se ngjallja e Krishtit të dielën e kishte bërë atë, ditë-të shtunë të krishterë. Mirëpo, për këtë pohim nuk ka dëshmi në Shkrimin e shenjt. Fillojë ndjekja e madhe e besimtarëve, më e tmerrshmja se kurdoherë më parë dhe bota ishte bërë fushëbetejë jashtëzakonisht e madhe. Gjatë qindra vjetëve besimtarë të Krishtit kishin gjetur vendstrehim në vetmi dhe në errësirë. Nuk mund të krahasohet fare mënyra me të cilët sillen muslimanët ndaj të krishterëve me mënyrën me të cilën është sjellë papati ose mbretërit ndaj besimtarëve të çdo feje. Në krahasim me torturat ç’njerëzore që ka bërë Papati. Në 24 Gushtin e vitit 1635 në ditën e Shën Bartolomeut në afërsi të Parisit u vranë 70.000 protestantë me urdhër të mbretit Karl dhe mbretëreshës Katerina. “A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? (Muhammed 22) Ardhja e kishës së Romës në pushtet e shënon fillimin e mesjetës së errët. Sa më e madhe bëhej fuqia e saj aq më e dendur bëhej errësira. Feja e Zotit, i cili është themel i vërtetë u bart në papën e Romës. Me ngritjen e ligjeve dhe të predikimeve njerëzore në vend të Zotit, u paraqit amoraliteti dhe kriminaliteti. U hapën dyert drejt paganizmit të Prometeut (të vjedhurit) me pelegrinazhet e gjata, veprat e pendimit, adhurimi i relikteve, ngritja e kishave e tempujve dhe e altareve luksoze, dhënia e shumave të mëdha kishës-veprat e këtilla të ngjashme kërkoheshin si mjete të cilat mund ta ulnin mllefin e Zotit dhe ta siguronin përkrahjen e tij si të ishte Zoti i ngjashëm me njerun i cili mllefoset për imtësira dhe mund të mëshirohet me dhurata dhe me vepra të pendesës! Kupa vinte e shtohej, një shembull eklatant i karakterit tiranik të këtij përfaqësuesi të pacenueshmërisë ishte veprimi i papës me Perandorin gjerman Henrikun IV. Pasi kishte marrë guximin që të mos e rrespektonte autoritetin e tij, ky pushtetar ishte përjashtuar nga kisha dhe ishte privuar nga froni. I frikësuar nga qëndrimi dhe kërcënimet e princërve të tij, të cilët papa i kishte kurajuar të rebelohen kundër sunduesit të vet, perandori ishte detyruar të pajtohet me Romën. Në mes të dimrit i kishte kaluar Alpet në përcjelje të gruas së tij dhe të një sherbëtori besnik për t’u përkulur para Papës. Kur kishte hyrë në oborrin ku gjendej papa e kishin futur pa përcjelljen e tij në një oborr të jashtëm dhe aty duke iu nënshtruar një acari të madh, me kokë të zbuluar, me këmbë të zbathura, i veshur në rroba të dobëta e kishte pritur lejen e papës se kur do të dilte para tij. Vetëm pas tri ditë agjërimi dhe pendese kishte pranuar t’ia falte. Gërguri i krekosur nga suksesi i tij lavdërohej se obligimi i tij është që ta përulte krenarinë e perandorëve. Ja se çfarë dallimi të dukshëm kishte ndërmjet krekosjes arrogante të këtij pontifeksi-papës të fryer dhe Shpëtimtarit JEZUS të brishtë e të butë i cili e tregonte veten se si qëndron para dyerëve të zemrës dhe lutet që të hyjë për ta sjellur faljen dhe paqjen, dhe i cili i mësonte nxënësit e tij: ”Cili prej jush do të jetë i pari, të ju bëhem sherbëtor.” (Mateu 21,27) Shkenca e filozofëve paganë ka qenë e çmuar dhe ka ndikuar në kishë. Shumë të kthyer në të krishterë formalë, edhe mëtutje u përmbaheshin parimeve të filozofisë pagane ata vazhdonin me përhapjen e saj ndër paganët. Njerëzit gjithashtu janë mësuar se mund të çlirohen nga mëkati, në qoftë se i japin para kishës dhe se gjoja mund t’i çlirojnë shpirtërat e vdekurve nga purgatori. Në këtë mënyrë Roma i kishte mbushur arkat e veta dhe e kishte ndihmuar luksin dhe salltanatin, shkëlqimin dhe vesin e përfaqësuesve të ashtuquajtur të atij i cili nuk ka pasur ku ta strehojë kokën.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 09:27:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015