Sa i dashur ndryshimi, edhe pse çdo gjë ndryshon përpos - TopicsExpress



          

Sa i dashur ndryshimi, edhe pse çdo gjë ndryshon përpos ndryshimit Sa e lehtë dhe e bukur të jesh agjërueshëm dhe përjetues i muajit ramazan. Gjithsesi, ndryshimin secili e dëshiron. Nuk shkon çdo ditë njëjtë, - do të thoshin fytyrat që çdo ditë i shoh në të njëjtën rrugë. Ushqehemi, pijmë, punojmë, lexojmë, shkruajmë, takohemi, adhurojmë e flejmë. Tani jo që kemi hequr dorë prej tyre, por vetëm se pak ia kemi ndërruar kohën dhe vendin. Kjo i bën mirë shpirtit tonë, mendjes sonë, trupit tonë dhe traditës sonë. Sërish ushqehemi, pijmë, lexojmë, shkruajmë, takohemi, adhurojmë e flejmë, por tani këto nevoja i jetësojmë më ndryshe dhe pikërisht se tani këto i bëjmë më ndryshe edhe ndihemi të kënaqur e të mbushur përplot shpresë. Ngjashëm, kalojmë jetën me një grua, por ndryshimi i herëpashershëm i modelit të flokëve vetëm për burrin, ndryshimi i rrobave, grimimi vetëm për burrin e saj, në rast shtimi peshë, përmirësimi i saj duke bërë sport e bëjnë gruan më të dashur e më të ndryshëm, edhe pse në thelb është e njëjta grua!
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 06:14:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015