Saktësime dhe plotësime për historianët e politikës ditore - TopicsExpress



          

Saktësime dhe plotësime për historianët e politikës ditore në mungesë të replikës demokratike Arben LLALLA Para disa ditësh në një media të shkruar në gjuhën shqipe në Maqedoni një historian shqiptar tha që në vitin 1913 shqiptarët kanë bashkëpunuar bashkë me maqedonasit si dhe ata janë presekutuar bashkë nga serbët. Unë nuk e di se ku e kanë mësuar këta historian që në vitet 1913 ka patur komb maqedonas dhe çeta maqedonase. Në se ne duhet të themi historinë e vërtetë lexuesve duhet ti themi ashtu siç ka qenë dhe jo ti japin ngjyra politike ditore sipas oreksit të pushtetit. Pas viteve 1900 pati luftëra për kontrollin e Maqedonisë Gjeografike këto luftëra zhvilloheshin midis grekëve, bullgarëve dhe serbëve, ndërsa shqiptarët e lënë jetim pas kapitullimit të turqve në Maqedoninë Gjeografike mundoheshin të vetëmbroheshin. Për fat të keq gazeta botonte edhe një gazetë të vitit 1892 sikur ishte një shtyp i shkruar nga shqiptarët dhe maqedonasit, por e vërteta është se ajo gazetë është e shkruar në gjuhën greke dhe ska lidhje fare me maqedonasit, por thotë SHQIPTARËT E MAQEDONISË, ky është përkthimi i saktë. Por po sjellë më tej edhe një studim të shkurtuar të Prof.dr Baki Ymerit i cili para disa vitesh ka botuar rreth revistës ALBANO-MAQEDONIA E BUKURESHTIT (ΑΛΒΑΝΟ-ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ). Νis të dalë në Bukuresht, fletorja Albano-Maqedonia. Numri i saj i parë dοli në vitin l893, nga e cila ruhet në Bibliotekën e Akademisë Rumune, vetëm numri 2 (25 janar 1894). Kjo broshurë doli për krijimin e një shteti të përbashkët shqiptaro-vllah, me emrin Albano-Maqedonia. Neve ende nuk na ka kapluar xhelozia, pse të na i sllavizojë politika pansllaviste e Shkupit, shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe arumunët e kësaj republike. Në kuadrin e artikullit “Revista të vjetra arumune: Albano-Maqedonia”, që e botoi revista “Deshteptarea” (Zgjimi) e Bukureshtit (nr.3/1992), zonja Sulltana Craia (Kraja), kuadër i specialuzuar shkencor pranë Bibliotekës Nacionale të Rumanisë, thekson se “ideja kryesore e kësaj reviste, është ajo e çlirimit të shqiptarëve dhe arumunëve”. Më vjen keq që disa historian shqiptar në Maqedoni për përfitime personale po shtrembërojnë faktet dhe po na çojnë të vdekurit prej varri që ti shfrytëzojnë për nevojat e tyre duke i treguar në versione në të cilat nuk kanë qenë asnjëherë ashtu siç po na i paraqesin. Për rikujtesë po ribotoj një shkrimin tim për Ilidenin dhe i ftoj edhe njëherë publikisht ata historian që nuk pajtohen me të vërtetën. RIKUJTESË Kryengritja e Ilindenit ishte me karakter bullgar Masa e gjerë e popullsisë shqiptare që jetonin në fshatrat e Kosturit dhe Follorinës nuk e mbështetën këtë kryengritje sepse ajo nuk kishte karakter për çlirim e popujve që jetonin në Maqedoninë Gjeografike, por qëllimi ishte kontrollimi i Maqedonisë nga forcat bullgare. Arben LLALLA Kryengritja e Ilindenit filloj më 2 gusht 1903, të dielën në mbrëmje. Kjo datë lidhet me ditën e Shën Ilias (Elias) të kalendarit Grigorian që praktikohej në atë periudhë nga besimtarët ortodoks të kishës së Pavarur Bullgare Exartia. (Në të vërtetë data e fillimit të kryengritjes është 20 Korriku me kalendarin e vjetër, por kjo datë përshtatet me datën 2 gusht të kalendarit të ri). Kryengritja filloj pasi bullgarët nuk bindën Fuqitë e Mëdha për zgjerimin e kufijve të shtetit të tyre si dhe organizatat e ndryshme bullgare nuk mundën të bindnin popullsinë sllave në Maqedoninë Gjeografike për kryengritje të madhe për tu bashkuar me Bullgarinë. Që nga viti 1880 e deri 1905 misionar të ndryshëm si grek, serb dhe bullgarë bridhnin nëpër fshatrat e Maqedonisë për të regjistruar banorët, përkatësitë e tyre fetare dhe kombësinë si dhe përshkrimin e rrugëve nga fshati në fshat dhe qytetet. Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh Bullgar, që nga ana Jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive Evropiane të cilat bënë traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar të projektuar nga Rusia dhe vuri në heshtje kërkesat e saja për të pasur një port në detin Mesdhe. Vendimet në Kongresin e Berlinit për të lënë Maqedoninë brenda kufijve të Perandorisë Osmane u kthyen shpejt në zonën e kontestit mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Lufta e pamëshirshme, e qasjeve propagandistike nxitën më shumë dhunën dhe pamundësinë e fuqive të mëdha për të siguruar një zgjidhje të kënaqshme dhe përfundimtare për territorin e Maqedonisë, ndryshe nga shumica e territoreve të diskutueshme të cilat u zgjidhën përfundimisht. Bullgarët, duke parë që nuk mund ta gllabëronin direkt Maqedoninë, i dhanë përparësi tendencës së shkëputjes dhe të autonomisë në mjedisin maqedonas dhe veçanërisht në fshatrat sllavofonë. Të njëjtën gjë bënë edhe serbët nga ana e tyre, me shpresë se duke u bërë autonome Maqedonia, dhe duke u caktuar si gjuhë zotëruese, idioma e saj, ai shtet autonom apo i pavarur që do të krijohej, shpejtë a vonë do të ishte nën ndikimin e madje nën zotërimin e tyre. Sipas tyre, e rëndësishme ishte të mos i bashkohej Greqisë, sepse në këtë rast nuk do kishte asnjë shpresë për ndonjë dalje në Egje dhe në Mesdhe Tendencat e dy qeverive, bullgare dhe serbe, u përplasën mbi terrenin perëndim-verilindje të asaj që ata e quanin Maqedoni, domethënë në krahinat lindore dhe verilindore të Shqipërisë. Pra, fronti i një lufte gjithnjë e më të ashpër sapo kishte filluar të shoqëruar me propagandë, literaturë dhe etnografinë e Maqedonisë. Kështu, grupet e organizatave bullgare për të rritur ndërgjegjen e Fuqive të Mëdha për tju bashkangjitur Maqedoninë Bullgarisë themeluan milicinë dhe forcat paramilitare të cilat nisën kryengritje që do të quhet Ilinden. Kryengritja e Ilindenit më shumë u përhap në Maqedoninë Perëndimore dhe kryengritësi keqtrajtuan popullsinë myslimane dhe ortodokse që besonte në kishën e Fanarit të Stambollit-Patriarkana. Me kryengritësit bullgarë u bashkuan edhe individë shqiptarët të cilët ndoshta kishin probleme me pushtetin osman, por edhe kundrejt ndonjë pagese në të holla. Masa e gjerë e popullsisë shqiptare që jetonin në fshatrat e Kosturit dhe Follorinës nuk e mbështetën këtë kryengritje sepse ajo nuk kishte karakter për çlirim e popujve që jetonin në Maqedoninë Gjeografike, por qëllimi ishte kontrollimi i Maqedonisë nga forcat bullgare. Forcat osmane që ishin kundër kryengritësve patën përkrahjen e forcave vullnetare greke, të kishës greke si dhe të individëve shqiptar të cilët në shumicën e rasteve ishin ushtar me pagesë në ushtrinë osmane. Gjatë kryengritje pati një gjakderdhje të pamëshirshme deri në kanibalizëm nga të gjitha palët që u përfshinë në konfliktin e Ilindenit. Greqia për të luftuar kundër komitëve të Ilindenit dërgoj dy oficerë të shquar arvanitas Pavlo Melas alias Miqis Zaza dhe Aleksandër Kondulin alias Shkurti të cilët u angazhuan direkt për të shtypur kryengritjen bullgare të Ilindenit. Ata gjetën mbështetje tek fshatrat shqiptar për tu rezistuar çetave komite bullgare si në Bellkamen-Dhrosopogi, Negovan-Flamburo dhe Lehovo që gjenden në prefekturën e Follorinës. Në ato vite zhvilloheshin bisedime për themelimin e një mbretëria të përbashkët greko-shqiptare dhe ky projekt ndikojë dukshëm që shqiptarët të mbështetshin grekët për shtypjen e kryengritjes së Ilindenit. Në kujtimet e tij Pavlo Melas do të shkruante për shqiptarët kapedan Nikolao Kola dhe Zisi Dhumulo nga Lehova të cilët luftonin përkrah tyre kundra komitëve bullgarë. Një nga organizatorët e forcave greke, turke dhe shqiptare ishte Mitropoliti i Kosturit Germanos Karavangjeli i cili u bë frymëzuesi kryesor për aleancën greke-turke-shqiptare kundër komitëve të Ilindenit. Gjatë kryengritjes së Ilindenit dy armiq historik kundra njeri-tjetrit grekët dhe turqit tani po bashkëpunonin me zell për shtypjen e pamëshirshme të kësaj kryengritje. Kryengritja e Ilindenit u bë shkak që Greqia të mobilizohej për marrjen e pjesës së Maqedonisë që ishte në Perandorinë Osmane të atyre viteve. Pas përfundimit të kryengritjes më të fituar doli pala greke e cila në shumë fshatra që banoheshin nga bullgarët dhe i përkisnin kishës së pavarur bullgare hapën kishat greke të Patriarkanës dhe filloj përpjekjet për çlirim e Maqedonisë me emrin (Agona tis Maqedonias 1904-1908). Pas pak vitesh Greqia do të merrte edhe ato fshatra që banoheshin nga popullsi bullgare, pra eksodi i braktisjeve të fshatrave bullgarë në Maqedoninë e Egjeut filloj dal ngadalë fill pas shtypjes së kryengritje së Ilindenit. Qindra fshatra nga Maqedonia Perëndimore dhe Kirk-Klisse afër Andrianopojë u shkatërruan, mijëra bullgarë braktisën shtëpitë e tyre për të mos i kthyer më kurrë.. Turqia e dobësuar nga kryengritjet e ndryshme në Maqedoni u largua në fund të vitit 1912 duke e lënë atë të copëtuar dhe me pikëpyetje të mëdha se kujt i takon ekskluziviteti i historisë dhe i heronjve të Maqedonisë antike. Tashmë kryengritja e Ilindenit ka mbetur vetëm në kujtesën e historisë dhe shumica e protagonistëve të saj vijnë përpara syve tanë nëpërmjet propagandës së politikanëve të sotëm të cilët po i çojnë të vdekurit prej varri që ti shfrytëzojnë për nevojat e tyre duke i treguar në versione në të cilat nuk kanë qenë asnjëherë ashtu siç po na i paraqesin.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 06:38:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015