Sapo përcjella një emision tepër interesant dhe me vlerë në - TopicsExpress



          

Sapo përcjella një emision tepër interesant dhe me vlerë në TV FESTA të titulluar Nxënësit dhe shkenca, ku një nxënëse e gjimnazit të Kumanovës për mrekulli bëri një prezantim nga lënda e fizikës, duke prezantuar shkencëtarisht disa aspekte të Teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit, respektivisht Fenomenin e binjakëve. Të gjithë në familje e përcollëm me vëmendje dhe tepër na gëzoi fakti për një emision të tillë. Besoj se edhe profesorët por edhe mediat e kanë kuptuar se ka nevojë të sillet freski kualitative në skemën programore pasise muzika dhe serialet palidhje na lodhën dhe në masë të madhe po e dëmtojnë shoqërinë e në veçanti të rinjtë. Emisionet e tilla do të nxisin vullnetin për shkencë dhe arsimin, por edhe do të ndikojnë pozitivisht në nxitjen e konkurencës pozitive te nxënësit si dhe do të jetë një përgatitje goxha e mirë për ecurinë e tyre arsimore në të ardhmen. Qoftë me jetëgjatë ky emision, qofshin të panumërta dobitë nga iniciativa të tilla. Bravo!
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 19:01:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015