Se*ksi i shpeshtë ju bën më të rri Sek*si në mënyrë të - TopicsExpress



          

Se*ksi i shpeshtë ju bën më të rri Sek*si në mënyrë të rregullt duket se ju dhuron një pamje më të re. Në këtë përfundim ka arritur doktor David Weeks, psikolog dhe kërkues i “Royal Edinburgh Hospital” të Edimburgut, që ka vërejtur sesi njerëzit që kanë një jetë seksuale aktive arrijnë të ruajnë pamjen e re më gjatë. Madje thuhet se tregojnë deri shtatë vjet më pak sesa mosha e tyre reale. Weeks bashkë me ekipin e vet të psikologëve kaluan një dekadë, duke intervistuar burra e gra të të gjitha moshave. E ata që tregonin më pak sesa mosha e tyre reale ishin po ata që deklaronin se bënin dashuri të paktën tre herë në javë. Këtu doli përfundimi se kënaqësia e seksit është një faktor kryesor në ruajtjen e rinisë. Një lloj eliksiri jetëgjatësie, i përbërë sidomos nga endorfina, që lëshohet me bollëk gjatë një raporti seksual dhe që ndihmon për të luftuar dhembjet fizike dhe ankthin, duke bërë më të mirë edhe gjumin dhe qarkullimin e gjakut. Por s’mbaron me kaq. Duke folur në një konferencë të “British Psychological Society”, Weeks ka shpjeguar se meshkujt “që duken se nuk plaken kurrë kanë tendencë të martohen me femra më të reja, ndoshta për shkak të pamjes së tyre të re”. “Shpesh mendojmë se një njeri i vjetër, një pensionist, rresht shpejt së bëri seks, por nuk është e vërtetë – ka deklaruar doktor Weeks -. Kënaqësia seksuale kontribuon për të përmirësuar cilësinë e jetës, ekzaktësisht si vlerat morale dhe shpirtërore. Seksi s’duhet të jetë vetëm për të rinjtë”.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 10:43:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015