Seanca për Kosovën nën hije të ngjarjeve në Siri Këshilli i - TopicsExpress



          

Seanca për Kosovën nën hije të ngjarjeve në Siri Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta shqyrtojë sot raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun për zhvillimet në Kosovë. E enjte 29 Gusht 2013 17:34 Megjithëse ishte paralajmëruar se pjesëmarrës në takim do të jenë edhe kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë ministri i jashtëm Enver Hoxhaj Mbledhja e sotme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë, padyshim se do të mbetet nën hije të ngjarjeve tashmë dramatike në Siri. Mbrëmë pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit nuk ranë në ujdi për një rezolutë të propozuar nga Britania e Madhe që do të autorizonte përdorimin e forcës ushtarake kundër Sirisë. Në fakt rezoluta as që u hodhë në votim, sepse ishte e sigurtë se do ta kundërshtonin me veto Rusia dhe Kina. Sekretari i Përgjithshëm Ban bëri thirrje që t’i jepet më shumë kohë veprimeve diplomatike dhe të pritej të përfundonin punën inspektorët e Kombeve të Bashkuara që po hetojnë përdorimin e armëve kimike. Washingtoni dhe aleatët perëndimorë janë duke peshuar opsionet e reagimit dhe tashmë është thënë se po studiohet modeli i sulmeve ajrore të NATO-së në Kosovë, pa një mandat paraprak të Këshillit të Sigurimit. Presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë televizive konfirmoi se SHBA kishin informacione për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Asadit, mirëpo nënvizoi se ‘ende nuk ka marrë vendim mbi reagimin amerikan.’ Ndërkohë, seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit do të mbahet sot paradite sipas kohës në New York, ndërsa vëmendja e pjesëmarrësve gjithsesi do të përqëndrohet në mbledhjet e jashtëzakonshme pasdite apo ditëve të ardhshme. Në emër të shtetit të Kosovës do të flasë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili logjikisht pritet që të thotë atë që ka deklaruar tash disa herë muajin e fundit, se ‘ka ardhur momenti që të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë, sepse ka argumentuar ai, UNMIK-u tashmë ka mbetur vetëm si një zgjatje e politikës kundërshtuese karshi pavarësisë së Kosovës.’/rtk/
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 23:20:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015