Sebastian Vettel i Red Bull është fituesi i garës për çmimin - TopicsExpress



          

Sebastian Vettel i Red Bull është fituesi i garës për çmimin e madh të Gjermanisë. Pas Vettelit i cili është tri herë kampioni i botës në Formula 1, i dyti u rëndit Kimi Raikkonen i Lotus i ndjekur nga Ryan Grosjean nga po e njëjta skuderi (Lotus) dhe Fernando Alonso i Ferrarit, i cili u radhit vetëm në pozitën e katërt. Lewis Hamilton i cili startoi nga pole pozicioni, e humbi atë shumë shpejt pas një starti shumë të dobët, për t’ia mundësuar Mark Webberit që gjatë garës të jetë në vendin e parë, kurse prapa tij vazhdimisht qëndronin pilotët e Lotusit, Grosjean dhe Raikkonen. Sidoqoftë, Webber u largua gjatë garës kur gjatë pit stopit të parë iu largua goma, incident që bëri që ai të përfundojë në vendin e shtatë ndërsa Hamilton i pesti pas Alonsos. Pas garës së shtegut të Nurburg ringut Sebastian Vettel gjendet në vendin e parë në gjysmën e sezonit me 157 pikë, i ndjekur nga Fernando Alonso që ka 123 pikë pas garës së Gjermanisë. Në vendin e tretë me 116 pikë gjendet Raikkonen ndërsa i katërti është Lewis Hamilton me 97 pikë
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 19:59:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015