Selefizmi dhe ideologjia selefiste -I- Posted by Jusuf Zimeri in - TopicsExpress



          

Selefizmi dhe ideologjia selefiste -I- Posted by Jusuf Zimeri in Jurisprudencë,Përkthime Prof. Dr. Alij Xhumua – Mufti i Egjiptit -I- Ekziston një grup njerëzish që veten e quan Selefij të cilët pretendojnë të jenë ndjekës të selefit të ndershëm si në të menduar- ideologji ashtu edhe metodologji, madje edhe në çështjet e zakonshme si ushqim, pije veshje etj. Ata gjithashtu pretendojnë për veten e tyre se ata janë në të drejtë dhe askush tjetër, andaj çdo kush që nuk pajtohet me ta, ata janë në rrugë të gabuar. Andaj Prof Dr. Alij Xhumua – myfti suprem i Egjiptit i përgjigjet pyetjeve: çfarë donë të thotë termi “selefizëm” ? si u përhap ky term ? çfarë donë të thotë saktësish ky term? cila është e vërteta e pretendimit se anëtarët e saj janë në të vërtetë, kurse të gjithë të tjerët janë në humbje, gabim dhe humnerë? Pra të gjitha këtyre pyetjeve dhe shumë dilemave tjera do ti përgjigjet akademiku dhe Myftiu i Egjiptit prof. Dr. Alij Xhumua. -II- Përgjigja: Në emrin e Allahut, Gjithmëshirshit Mëshirëbërësit. Falënderimet i takojnë Allahut, salevatet dhe selamet të Dërguarit tonë, familjes dhe shokëve të tij etj. Termi apo nocioni “selefij” është fjalë arabe që në aspektin sipërfaqësor gjuhësor nënkupton rrotullimin e kohëve dhe gjeneratave njëra pas tjetrës, sepse çdo kohë prej kohërave, apo më mirë thënë çdo gjeneratë sepse çdo gjenerate i paraprinë një gjeneratë para saj. Nocioni “es-selefijje” në kuptimin e saj terminologjik të qëndrueshëm nënkupton tre shekujt e artë nga jeta e ummetit islam. Ky kuptim ka mbështetje në hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. ku ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë të shekullit tim (sahabët), pastaj ata që pasojnë këtë gjeneratë (tabiinët), pastaj shekulli që pason gjeneratën e tyre (tebei tabniinët), ….” Mirëpo nocioni “Selefij” për fat të keq, u keqkuptua, u abuzua dhe u keqpërdor nga disa njerëz që e lidhën veten e tyre me këtë term e veçanërisht në kohën bashkëkohore, kur disa njerëz pretendojnë se ata dhe vetëm ata janë trashëgimtarë të vetëm të këtij termi, dhe se askush tjetër përveç tyre nuk mund të jetë selefij. Mirëpo kur bëjmë hulumtime në faktin se çka në të vërtetë vërtet përfshinë koncepti i tyre rreth këtij nocioni, konstatojmë se ky koncept është i kufizuar, i mbyllur dhe i rezervuar vetëm për çështje diskutabile që pranojnë përpjekje dhe ixhtihad, e kjo vlen vetëm për individë të pakët të këtij ummeti, kurs dijetarët, akademikët e shumtë të këtij ummeti që janë punëtorë të sinqertë të islamit në tërë botën, trajtohen si bidatxhinjë dhe të devijuar, pavarësisht nga niveli i lartë i diturisë së tyre. Arsyeja e vetme që u vishet ky epitet është se ata nuk pajtohen me të parët të vetëquajtur selefeij dhe atë në çështjet e pjesërishme sporadike. Fillimisht do të bëjmë përpjekje që të sqarojmë gjenezën e përdorimit të këtij termi gjatë historisë, çfarë saktësisht donë të thotë ky term? dhe si e përdorën këtë term ata që u lidhën me këtë fjalë në mënyrë që çështja të na bëhet e qartë dhe të mposhten kufizimet e vendosura nga disa njerëz që gjenden rreth këtij termi. Qëllimi i këtij studimi është filtrimi nga konfuzioni që është shkaktuar nga të kuptuarit të signifikacionit dhe semantikës së argumenteve. Ne vërejmë se në shoqërinë tonë ekziston një kategori e njerëzve që ndërlidhen me selefizmin dhe sa po të anëtarësohen në këtë grupim, vërejmë se me shumë trimëri shpejtojnë të nxjerrin dispozita dhe të gjithë ata që nuk pajtohen me dispozitat e tyre akuzohen se janë të dhënë pas pasionit, ose janë të vendosur të bëjnë risi (bidat), me lajthitje, rebelim, gabimtarë, pabesës, humbës e deri te kufri. Këtë e bëjnë pa kurrfarë identifikimi, sqarimi apo të dhënash. Ne shpresojmë se do të përfundojë historia e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të këtij termi i cili përdoret si argument për përbuzjen e dijetarëve të mirëfilltë islamë që angazhohen për zbatimin e islamit, Kur’anit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. Gjeneza e këtij termi dhe evoluimin e saj Nocioni “selefizëm” si term për herë të parë u përdor në Egjipt gjatë periudhës së pushtimit britanik ditët kur në skenë doli lëvizja për reforma fetare që udhëhiqej nga Xhemaludin Afgani dhe Muhamed Abduhu. Kjo lëvizje kishte dalë në skenë me këtë logo, kurse arsyeja për këtë ishte realiteti konkret i Egjiptit në atë kohë. Egjipti atë kohë ishte përfshirë në lloje të ndryshme të mitologjisë dhe devijimeve të shumta si pasojë e pushtimit anglez, dhe ato devijime dhe risi fetare ishin në rritje e sipër, pavarësisht nga prania e Universitetit të Az’harit dhe dijetarëve të tij i cili ishte llambë ndriçuese dhe e saktë e misticizmit. Njerëzit atë botë në Egjipt para këtij realiteti qëndronin të ndarë në dy grupe. Grupi i parë i cili aderonte në qytetërimin dhe civilizimin perëndimorë dhe kështu të liroheshin nga kufizimet dhe principet lindore, qofshin edhe ato ide islame. Grupi i dytë ishin përcaktuar për reforma islamike, për ti kthyer njerëzit në islamin e vërtetë duke i pastruar nga mitologjitë, risitë dhe fantazitë që qarkullonin në opinion. Këto kërkonin alternativa që islamin ta vendonin mbi rrota të shpejta të lëvizjes në kërkim për mënyrat e bashkëjetesës mes tij dhe qytetërimit. Shejh Xhemaludin Afgani dhe Muhamed Abduhu ishin përfaqësues dhe pararojë e këtij grupi, kurse nocionin Selefi e kishin përdorur me qëllim që t’u lehtësohet thirrja e tyre që myslimanët të heqin dorë nga të gjitha njollat që e kishin dëmtuar pastërtinë e islamit, të heqin dorë nga herezitë dhe besëtytnitë dhe në këtë mënyrë myslimanët përsëri të kuptojnë islamin dhe të kthehen te baza e tyre, te paraardhësit e kohës së tyre, pra të ndjekin selefin e ndershëm Allahu i mëshiroftë. Qëllimi i zgjedhjes së termit selefij ishte nxitja e myslimanëve për të urryer imazhin dhe gjendjen e myslimanëve që ishte formuar nga pushtimi i huaj dhe në anën tjetër duke krahasuar gjendjen e errët që mbretëronte aktualisht te myslimanët me gjendjen e ndritshme të gjeneratës së parë në kohën e lindjes së islamit. Pra, ata bënin përpjekje tu sqaronin njerëzve se progresi lumturia dhe mirësia gjenden vetëm në praktikimi e islamit ashtu si e praktikonin gjeneratat e para të islamit. Në këtë kohë kur lindi ndjenja e selefizmit. Selefizmi nuk ishte doktrinë (shkollë-medheb) islame që dijetarët e saj të rriteshin në të dhe të ngrehin flamurin e tyre, siç është rasti sot me një numër të konsiderueshëm të njerëzve. Pra selefizmi atëherë ishte titulli i thirrjes islame, një qasje përkufizimi që kishte për qëllim largimin e njerëzve nga devijimi dhe mitet që kishin filluar të depërtojnë te myslimanët, dhe kështu të bëjnë kthesë në islamin e pastër duke e ndjekë selefin e ndershëm. Në ndërkohë në gadishullin arabik, në Nexhd ishte përhapur doktrina (shkolla-medhhebi) vehabite që i atribuohet Muhamed b. Abdulvehabit. Emëruesi i përbashkët i lëvizjes për reformimin e islamit në Egjipt dhe doktrinës vehabiste në gadishullin arabik- Nexhd ishte lufta kundër risive, herezisë dhe besëtytnive. Nga këtu kjo ide u përhap në mes të poleve të sektit vehabij në mënyrë që më vonë kjo rrymë emrin vehabizëm e shndërroi në selefizëm dhe e përvetësoi për vete. Ata ndryshuan emrin duke e arsyetuar me sugjerimin se idetë e vehabizmit nuk ndalen te Muhamed b. Abdulvehabi, por ato ndërlidhen me selefin (gjeneratën e parë dytë dhe tretë). Ata këtë e bënë që të bindin njerëzit se bartësit e kësaj ideje janë besnikët e doktrinës që përfaqësojnë akaidologjinë e selefit të ndershëm dhe besnikët në metodologjinë e të kuptuarit të islamit dhe zbatimin e tij. Pra, tash më fjala selefij që ishte një slogan për një lëvizje reformuese për të promovuar dhe mbrojtur këtë titull, u shndërrua në një doktrinë që bartësit e kësaj doktrine pretendojnë se ata janë kategori e veçantë dhe se nuk janë si myslimanët tjerë. Ata janë garantuesit dhe besnikët e akaidologjisë selefiste dhe vetëm ata përmes metodologjisë së tyre arrijnë të kuptojnë islamin e vërtetë dhe të implementojnë në praktikë. Çfarë do të thotë të ndjekësh selefët? Të ndjekësh selefin nuk nënkupton se duhet ndjekur ata thjesht vetëm për shkak të faktit se ata ishin paraardhësit e këtij ummeti në aspektin kronologjik, por të ndjekësh selefin donë të thotë të kuptosh të vërtetën se ata kanë më shumë gjasa për të kuptuar fjalët e Allahut xh.sh. dhe njohës më të mirë të hadithit të pejgamberit s.a.v.s. Ata ishin edhe njohës dhe folës të mirë të gjuhës arabe që i mundësonte që sa më mirë të kuptojnë edhe tekstet nga Kur’ani dhe sunneti. Ata ishin gjenerata që jetuan më afër pejgamberit a.s.. Të ndjekësh selefin nuk nënkupton thjesht të jesh nën ombrellën e tyre, dhe të mos ketë ndarje në mendime, sepse mospajtime në mendime pati edhe mes selefit të ndershëm, por ndarja e tyre në mendime nuk shihej si përçarje për të dëmtuar ummetin, por të ndjekësh selefin nënkupton të ndjekësh metodologjinë, disiplinat dhe rregullat shkencore për të kuptuar dhe interpretuar sa më lehtë tekstet kur’anore dhe të sunetit . Të ndjekësh selefin pra donë të thotë të ndjekësh parimet e ixhtihadit dhe principet e përgjithshme për përfitimin e dispozitave. Ky është obligimi i gjithë myslimanëve në të gjitha kohët, e jo në emër të selefizmit të ndahet ummeti në dy pjesë. Pra, selefizmi i vërtetë nënkupton që të ndjekësh ata në meteodologjinë shkencore në interpretimin dhe komentimin e teksteve. Andaj çdokush që i përmbahet kësaj metodologjie, ai është brenda kornizës së unitetit që është emërtuar me emrin Ehi Sunne vel xhemat, edhe nëse jeton në shekullin e fundit të kësaj bote, kurse çdokush që nuk i përmbahet këtyre parimeve ai ka dalë nga rrethi i ehli sunetit edhe nëse ka jetuar në shekullin e parë të islamit. Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 21:28:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015