Serbia parandien “kushtin e pavënë” të BE-së për - TopicsExpress



          

Serbia parandien “kushtin e pavënë” të BE-së për Kosovën Kiev, 27 korrik - Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq gjatë bisedës me kryetarin e Ukrainës ka thënë se Serbia është e përkushtuar ndaj eurointegrimeve porse nuk do ta njohë Kosovën. "Serbia me Unionin po negocion duke bërë kompromise serioze, porsa ka çështje për të cilat nuk ka negociata”, ka thënë kryetari serb, njofton B92. Sipas fjalëve të tij “është një kusht që Evropa ende nuk ia ka bërë Serbisë dhe madje ka qenë e detyruar të thotë se është neutrale ndaj statusit edhe pse nga një herë nuk po sillet në këtë mënyrë". Në këtë “kusht të pavënë” përgjigjja e Serbisë është: “Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohim kurrë”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se Serbia është vënë në situatë të bisedojë me ata që e kanë shpallur paligjshëm pavarësinë e Kosovës në pjesën e Serbisë”. "Ne kemi hyrë sinqerisht në bisedime me Kosovën dhe kemi pranuar pjesën më të madhe të realiteti që po ndodh atje. Duam që të gjithë në Kosovë të jetojnë dhe që përfundimisht të vendosim mbrojtje për bashkësinë serbe” ka thënë Nikoliq. youtube/watch?v=S_8wkTmfTuI
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 13:29:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015