Serbia u ka ardhur në maje të hundës edhe atyre të - TopicsExpress



          

Serbia u ka ardhur në maje të hundës edhe atyre të KQZ-së Dëbojeni serbin e tërbuar nga Kosova! Prania e Serbisë në çdo situatë në Kosovë, i ka ardhur në maje të hundës edhe zyrtarëve të lartë të shtetit, por jo edhe qeverisë së Kosovës. Për ta bërë sa më realitet moton e tij, ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, se Serbia po kthehet në Kosovë, ai thuaja çdo ditë është i pranishëm në Kosovë, dhe gjatë gjithë propagandon se Kosova nuk është shtet, dhe se Serbia është ajo, që do të vendosë për të gjitha fatet e serbëve. Po ashtu ai është i pranishëm edhe në kushtëzimin dhe kërcënimin e serbëve, që të votojnë për partinë e preferuar të Serbisë, “Listën serbe për Kosovën”. Kur kanë mbetur edhe dy ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të tre nëntorit, Serbia po mundohet që përmes ministrit të saj Aleksandër Vulin, të ndërhyje në këtë proces zgjedhor duke bërë fushatë në favor të “Listës serbe për Kosovën”.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 21:09:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015