Seria A, Milani e nis me humbje Luca Toni feston një nga golat e - TopicsExpress



          

Seria A, Milani e nis me humbje Luca Toni feston një nga golat e shënuar ndaj Milanit Milani e nis keq sezonin e ri të Serisë A. Në Verona, kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri janë mposhtur 2-1 dhe kanë shfaqur një lojë të dobët. Andrea Poli kaloi në avantazh Milanin në minutën e 14, por dy gola me kokë të 36-vjeçarit Luca Toni (30’ dhe 53’) përmbysën gjithçka dhe treguan mangësitë në mbrojtje të kuqezinjve. Për tu shënuar fakti që nuk ka pasur asnjë episod racist ndaj Mario Balotelli, i cili si zakonisht u ndëshkua me karton të verdhë pasi ofendoi arbitrin për mosakordimin e një faulli brenda zonës.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 19:59:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015