Shalqiri, ja arsyet për ta pasur në tavolinë gjatë stinës së - TopicsExpress



          

Shalqiri, ja arsyet për ta pasur në tavolinë gjatë stinës së nxehtë. Shalqiri futet në kategorinë e frutave me vlera të larta ushqyese dhe të përshtatshme për ata që duan të mbajnë dietë. Në stinën e nxehtë, ai është ideal për të shuar etjen dhe ndikon pozitivisht në dezintoksikimin e organizmit. Përmban 90 për qind ujë, elementi thelbësor që garanton hidratimin e domosdoshëm për të cilin organizmi ka nevojë në ditët e nxehta të verës. Falë sasisë së madhe të kripërave minerale që ka në përbërje, shalqiri lufton lodhjen dhe apatinë që shkakton vapa. Për më tepër, fruti me përmasa të mëdha ka edhe veti antitumorale. Vlerat ushqyese Çdo 100 gramë shalqi përbëhet nga 95.3 gramë ujë, 3.7 gramë karbohidrate, 0.4 gramë proteina, 0.2 gramë fibra dhe nuk ka prani të yndyrnave. Energjia që i jep organizmit nuk i kalon 16 Kcal, shuan etjen dhe është ideal për ata që nuk duan të shëndoshen, pasi përmban gjysmën e kalorive që kanë frutat e tjera. Efektet pozitive Shalqiri është i pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si: fosfori, kalciumi, soduimi, potasi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP. Ajo që i jep frutit ngjyrën e kuqe janë lipocenet, të cilat gjenden edhe te domatet. Ato janë një substancë antioskidante që lufton me efektivitet plakjen e qelizave, duke sulmuar radikalet e lira. Këto janë arsyet pse shalqiri lufton inflamacionin që provokohet nga astma, arterioskleroza dhe artriti. Gjithashtu, ai është një aleat i mirë kundër diabetit dhe kolesterolit. Shalqiri ka edhe veti antitumorale. Ekspertët thonë se ai është efektiv në parandalimin e kacerit të zorrëve. Shalqiri mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë, është efektiv kundër celulitit dhe forcon sistemin imunitar. Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të L-citrulinës, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elastike muret arteriale.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 12:52:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015