Shemsettin Sami (1850-1904) Shemsetin Sami ёshtё autori i - TopicsExpress



          

Shemsettin Sami (1850-1904) Shemsetin Sami ёshtё autori i parё që shkroi njё roman nё turqisht. I pari qё gjuhёn osmane e quajti gjuhё turke. Ёshtё i pari qё kundërshtonte hyrjen e panevojshme tё fjalёve arabe dhe farsi nё turqisht. Dhe ishte i pari qё e konkretizoj kёtё ide me pёrpilimin e fjalorit turqisht. Është i pari qё kërkoj pёr njё bashkim kulturor dhe politik nё mes popujve turk. Kёta veprime të tija nuk ka dyshim qё e bёjnё ate pionier tё nacionalizmit turk. Mirёpo nё tё njejtёn kohё ёshtё e njohur qё Shemsettin Sami iu përkushtua edhe gjuhës shqipe dhe shqiptarёve. Kjo e bёn ate po ashtu pionier tё nacionalizmit shqiptar. Qёllimi i këtij shkrimi ёshtё qё tё analizohet veprimtaria e tij pёr nacionalizmin shqiptar dhe gërshetimi i këtij nacionalizmi me ate turk. Përmbajtje Viti 2013 shënoi përvjetorin e 100 tё Luftёs Ballkanike. Si rezultat i asaj lufte, territoret ku banonin shqiptarët, u ndanë me dhunë nga Perandoria Osmane. Shteti i Shqipёrisё u bё realitet nё vitin 1921, megjithatë, sot nё Shqipёri, viti 1912 konsiderohet si viti i formimit tё Shqipёrisё. Me rastin e përvjetorit tё 100 tё formimit tё Shqipёrisё, kryeministri i Shqipёrisё kërkoi nga Turqia qё eshtrat e Shemsetin Samit duhej prehur nё Shqipёri, pasi qё sipas këtij kryeministri, Samiu ishte baba i idesё sё formimit tё Shqipёrisё. Nuk ishte kjo hera e parё qё qeveria e Shqipёrisё i kërkon eshtrat e Shemsetin Samit. Kёsaj kërkese, ministri i punёve tё jashtme tё Turqisë, iu përgjigj: “Shemseddin Sami është i varrosur në Stamboll. Inshallah ai do të vazhdoj të prehet aty. Ai është pasuria jonë”. Shemsettin Sami nuk ka dyshim qё ishte njёri nga intelektualёt mё tё mёdhej tё Perandorisё Osmane. Përveç turqishtes, ai shkruante vepra nё persisht, arabisht, shqip dhe po ashtu e shkroi fjalorin turqisht-frengjisht-turqisht. Shkollimin e mesёm e kreu nё gjuhёn greke, pёrderisa me siguri qё e ka njohur edhe gjuhёn vllahe (çobançe), e qё flitej nё rrethin e vendlindjes së tij. Ai po ashtu ёshtё pёrpjekur, me ndihmёn e nipit tё tij, qё t’i lexoj nё gjermanisht veprat e turkologёve dhe albanologëve gjerman tё asaj kohe. Shemsetin Sami sot ёshtё aktual jo vetëm pёr përpilimin e fjalorit turqisht, qё nё vitet e tridhjeta u pranua si fjalor zyrtar i turqishtes, por ai mbetet aktual edhe pёr shkrimin e enciklopedisё sё historisё dhe gjeografisё. Vlera e enciklopedisё sё tij shtohet me kalimin e kohës pёr shkak tё trazirave politike nё Balkan dhe nё Lindjen e Mesme. Sot enciklopedia e tij përdoret pёr ta kuptuar pёrbёrjen etnike, gjuhësore dhe fetare tё territoreve tё ish Perandorisё Osmane. Duke e pёrdorur enciklopedin e Samiut tentohet qё tё kuptohen konfliktet sektare dhe ato etnike qё janë nё rritje nё Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Krahina e rrethit të Frashёrit, nё kohёn kur u lind Samiu, ishte multietnike, multi fetare dhe multi gjuhësore. Ky divirsitetet shoqёrore i vendlindjes së Samiut egzistonte si rezultat i sistemit shtetëror osman, sistem ky që diversitetet i pranonte si pjesё e pandashme të thelbit tё saj. Vendlindja e Samit si dhe sistemi politik i shtetit, ndikoi qё ai përveç mёsimit tё disa gjuhёve, tё njihej edhe me kultura tё ndryshme, si dhe tё ishte tolerant ndaj feve tё tё tjerёve. Samiu shkollёn e mesme e kreu nё qytetin e Janinёs, qytet ky qё ishte afёr fshatit tё tij. Nё Janinё jetonin musliman sunit dhe bektashi, tё krishterё orthodoks dhe njё pakicё çifute. Gjuhёt qё Samiu ndoshta pёr çdo ditё i dёgjonte nё rrugёt e qytetit ishin greqishtja, shqipja, turqishtja, vllahishtja, ladino(çifutët) si dhe pёr shkak tё pёrfaqёsuesve konsulor nё Janinё, ndoshta edhe frengjishtja. Duke qenё se i takonte tarikatit bektashi, Samiu, përveç arabishtes e mёsoi edhe persishten nё teqe. Po ashtu nё teqen e fshatit ku jetonte, ai i mori fillet e para tё shkrimit tё shqipes, pasi qё nё teqen nё fjalё, praktikohej edhe shkrimi i shqipes pёr vjersha me pёrmbajte kryesisht nga historia islame. Ishte kalitja e tij gjatё fёmijёrisё me njё edukim islam qё ndikoj tek fomimi i tij intelektual, formim ky që kishte tё mbërthyer nё vete edhe identitetin islam. Prandaj dhe disa nga dramat e para tё tij, i pёrkushtoheshin historisë së muslimanёve tё Spanjёs dhe poashtu ai shkroi njё libёr pёr qytetrimin islam. Nё ndёrkohё, gjatё shkollёs sё mesme, Samiu, sё bashku me vёllaun e tij Naimin, ishin thuajse ndёr tё vetmit musliman nё njё shkollё me nxёnёs tё krishter. Shkollimi nё ato rrethana i mundёsoj atyre qё mos tё kenё paragjykime ndaj tё krishterёve nё Perandorin Osmane, e sidomos ndaj shqipfolёsve tё krishterё. Gjatё veprimtaris sё tij intelektuale, Samiu, asnjёherё nuk u shkёput nga vendlindja e tij dhe populli i Shqipёrisё. Drama “Besa”, artikuj me pёrmbajtje politike pёr Shqipërinë nё gazetat e tij, libri pёr alfabetin dhe gramatikёn shqipe, si dhe libri pёr tё ardhmen e Shqipёrisё, ishin veprat e tij qё u pёrkushtoheshin shqiptarёve apo edhe tё gjithё osmanlive tё tjerё qё donin tё dinin pёr shqiptarёt. Ngjarjet politike që rrodhën pas luftës Osmano-Ruse në vitin 1878 e detyruan Samiun që të merrej me çështjen e Shqipërisë. Kjo pasi që shtetet sllave të Ballkanit dhe Greqia tentonin të shkëpusnin sa më shumë territore që mundeshin në dëm të territoreve ku banonin shqiptarët në Perandorin Osmane. Si njohёs i mirё i gjeografisё dhe i pёrbёrjes etnike tё Ballkanit, Samiu u ngarkua me detyrё nga Sulltani që të propozonte ndarjen e re territoriale tё Ballkanit. Samiu propozoi qё pёr tu administruar mё lehtё Ballkani, ai nevojitej qё tё ndahej nё 6 vilajete dhe se 4 nga ato vilajete duhej tё ishin tё populluara me shumicё shqiptare. Propozimi i tij u aprovua nga qeveria osmane. Detyrё tjetёr me tё cilёn nga qeveria osmane u ngarkua Samiu së bashku me tё tjerё funksionar osman-shqiptarё ishte edhe fomimi i alfabetit shqip. Kjo e fundit, me qёllim tё fillimit tё propagandёs osmane nё gjuhёn shqipe. Qёllimi ishte qё tё pengohej propaganda qё bёhej tek shqiptarёt nga sllavёt, grekёt, italianёt dhe austro-hungarezёt. Tё gjithё kёta shtete fqinje tё Turqisё evropiane synonin coptimin e territoreve osmane nё Evropё. Shtete e lartpërmendura ishin tё vetëdijshme qё shqiptarёt ishin shtylla ku bazohej sundimi osman nё Evropё prandaj dhe me propagandёn e tyre, nёpёrmjet konsujve dhe agjentёve tё tyre shqiptarё, vlleh dhe grek tentonin t’i armiqёsonin shqiptarёt kundrejt qeverisё osmane dhe Sulltanit. Pёr kёtё arsye funksionarёt shqiptarё osman, qё i pёrkisnin fesё islame dhe tё krishtere, nё vitin 1979 formuan nё Stamboll shoqatën e quajtur “Xhemijeti Ilmiye Arnaudije”. Samiu sё bashku me vёllaun e tij ishin ndёr anёtarёt mё aktiv tё kёsaj shoqate. Hap i parё qё ndёrmori kjo shoqatё ishte shkrimi i shqipes me alfabet tё veçantë. Kёtё detyrё e kreu me sukses Samiu. Prandaj dhe menjёherё filloi dhe shtypja e librave shkollor si dhe më vonë edhe botimi i revistës nё gjuhёn shqipe “Drita (Diturija)” në Stamaboll. Pas kësaj, Samiu e botoi edhe librin pёr gramatikёn shqipe. Gramatika shqipe e Samiut nuk ishte e para, pasi shqipja shkruhej qё mё herët nё alfabete tё ndryshme, mirëpo me siguri qё gramatika e tij ishte mё profesionalja nё aspektin gjuhёsor. Veprimtaria e Samiut është studiuar nga disa autor shqiptar e turq, e të cilët kanë shkruar punime apo monografi për te. Një punim me rëndësi për ndeshjen e identitetit turk dhe ate shqiptar tek Shemsettin Sami, e ka shkruar Bulent Bilmez, të titulluar “Sami Frashëri ose Shemseddin Sami”. Në atë punim autori turk na shpjegon se nga 4 monografi pёr jetёn e Samiut tё botuar nё Republikёn e Turqisё, nё asnjёrёn prej tyre nuk i jepej rëndёsi veprave tё tija nё shqip. Të gjithë autorёt turq që i kanë shkruar monografitë në fjalë japin konkluzionin se vepra politike e Sami pёr Shqipёrinë nuk ka mundësi që tё jetё e tij. Neglizhimi i identitetit shqiptar tё Samiut nga autorët turq ishte i natyrshme duke i pasur parasysh rrethanat e nacionalizmit turk gjatё periudhës kur u shkruan ato. Bilmez po ashtu konkludon qё nga ana e autorёve shqiptarë nё Shqipёri nuk u jepej rёndёsi veprave turke tё Samiut. Neglizhimi i identitetit turk tё Samiut, po ashtu ishte i natyrshёm pёr shkak tё nacionalizmit shqiptar. Mirёpo historiani Bilmez edhe pse përmend se ekzistonte njё punim me titullin “Samiu nё letёrsinë dhe fiziologjinë turke” nga orientalisti shqiptar Hasan Kaleshi, tё botuar gjatë komunizmit nё një revistë shkencore nё Prishtinё, nuk e trajton ate në punimin e tij. Hasan Kaleshi kuptohet që ështe përjashtim kur trajtohen historianët shqiptarë pasi që ai vazhdonte punën e tij profesionale dhe nuk abuzonte me historinë osmane pёr tё ndezur urrejtjen ndaj turqve tek shqiptarёt. Ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi shqiptar nё formёn e saj mё primitive, nacionalizёm ky qё u formua nga akademikёt e Shqipёrisё gjatё komunizmit. Autorёt turq pёr monografitë e Samiut nuk patёn qasje profesionale pёr sa i pёrket veprimtarisё sё Samiut pёr nacionalizmin shqiptar. Ata argumentet kryesore për mohimin e autorësisë së Samiut për librin “Shqipëria ç’ka qënë ç’është dhe ç’do të bëhetë” e përdornin faktin se ai libër është botuar pa emrin e autorit dhe se në atë libër ofendoheshin turqit. Mirëpo botimi i librit pa emёr nuk mund ta mohoj autorësinë e Samiut pёr librin nё fjalё. Afinitetin gjuhësor pёr tё shkruar njё vepër tё tillё nё shqip, pa përdorur fjalё osmane dhe greke, fjalё kёto qё ishin integruar nё shqipen e atëhershme, e kishin njё numër i vogël i intelektualёve. Mirёpo padyshim qё ishte Samiu ai qё e kishte kapacitetin intelektual, dhuntinë pёr tё shkruar, njohjen e drejtshkrimit tё shqipes me stil tё lart dhe pёrvojёn e nevojshme politike pёr tё shkruar njё vepër tё tillё politike. Prandaj dhe nё mungesё tё njё prove qё dëshmon tё kundёrtёn, nuk duhet dyshuar nё autorësinë e Samiut. Vepra nё fjalё u botua pa emёr pёr arsye praktike. Nёse Samiu (qё nё atë kohё ishte anëtar i senatit tё shtetit osman) do tё shkruante emrin nё njё vepër tё tillё, do tё kishte dy pasoja tё menjёhershme. E para, personale, pasi qё asnjё funksionar i lartё shtetëror nuk guxon qё publikisht tё veproj me ide politike jashtë politikёs qeveritare. E dyta, propaganda nuk do tё arrinte efektin e duhur, pasi do tё pranohej si tentim i njeriut tё Sulltanit pёr largimin e ndikimit grek dhe sllav tek krishterët e Shqipërisë. Njё vepër tё tillё propagandistike drejtuar tё krishterёve tё Shqipёrisё e kishte shkruar edhe Naimi. Ai e shkroi poemën nё gjuhёn greke dhe e titulloi ate “Dёshira e vërtet e shqiptarit”. Qёllimi i poemës sё tij ishte qё tё zgjoj nacionalizmin shqiptar tek ortodoksёt e Shqipёrisё, me qёllim qё ata tё ndaheshin gradualisht nga ndikimi grek. Ai e shkroi ate poemё nё greqisht, edhe pse e dinte shqipen shkqёlqyeshёm (sot e quajmë bylbyl i gjuhës shqipe), me qёllim qё klasa e edukuar ortodokse e Shqipёrisё, e qё edukohej kryesisht nё greqisht, tё mundte ta kuptonte mesazhin sa mё mir. Kёta dy vёllezёr vetëm qё e ndjeknin rrugёn e vёllaut tё tyre mё tё ndjerё Abdyl Halid, i cili kishte qenё deputet osman nё parlamentin e parё osman. Abdyl bej, si deputet, gjatё Kongresit tё Berlinit tё vitit 1978, bёnte përpjekje qё tё parandalonte Greqinë, Austro-Hungarinë dhe Bullgarinë qё t’i shkëpusnin Shqipёrisё (Perandorisё Osmane) disa territore të saj. Ai arriti pjesërisht qё të kishte sukses duke lobuar nёpёr Evropё nё favor tё Perandorisё Osmane dhe duke i organizuar kryesisht shqiptarët mysliman që të rezistojnë me luftë okupimin e territoreve të tyre nga shtetet e lartpërmendura . Nё takimet qё i pati me politkanёt e huaj, Abdyli isnsitonte se ortodoksёt e Shqipёrisё nuk donin qё tё shkёputeshin prej Perandorisё Osmane qё tё bashkoheshin me Greqin. Botimi i librit për të ardhmen e Shqipërisë nga Samiu u bё i domosdoshёm sidomos pas luftës greko-osmane tё vitit 1897, luftё kjo qё u zhvillua nё territoret e Shqipёrisё. Nё atё luftё u ndeshёn kryesisht shqiptarёt mysliman si ushtar osman kundër ushtarёve grek nё pёrbёrjen e tё cilёve kishte edhe shumё ortodoks të Shqipërisë si dhe arvanitas. Prandaj dhe ky libër u drejtohej kryesisht ortodoksёve të Shqipërisë. Samiu dhe Naimi i njihnin shumë mirë shqiptarёt (shqipfolësit) e krishterё, vllehёt dhe grekёt, e qё ishin element pёrbёrёs nё 4 vilajetet tё banuara me shumicё shqiptare. Kjo pasi qё ata ishin shkolluar me ta sё bashku. Samiu e dinte se si mendonin dhe se çfarë paragjykimesh kishin ata ndaj turqve. Prandaj dhe ai duhej tё ishte i kujdeshёm qё gjuha e stilit tё propagandës në libër tё ishte e pranueshme pёr ta. Duke qenё se libri nё fjalё kishte karakter propagandues, ai nuk mund tё lavdëronte turqit mё shumё se sa qё do tё lejonte logjika (arsyeja) e propagandës. Kёtu qëndron dhe keqkuptimi i atyre autorёve turq, tё cilёt, duke mos i njohur rrethanat e Ballkanit në atë kohë, refuzonin apo refuzojnë qё ta pranojnë se Samiu ka mundur tё shkruaj njё vepёr me përmbajtje tё tillё. Libri i Samiut nuk u adresohej shqiptarёve musliman pasi që nacionalizmi i shqiptarёve mysliman, nё kuptimin e ndarjes nga Perandoria Osmane, ishte joegzistent. Nacionalizmi te shqiptarët mysliman u shfaq më vonë, gjegjësisht pas kapitullimit të Perandorisё Osmane në Luftën Ballkanike. Samiu, nёpёrmjet kёtij libri propagandistik, ngrinte alarmin e mundёsisё sё ndarjes sё territoreve shqiptare nё mes Greqisё dhe Serbisё dhe prandaj, sipas tij, duhej njё organizim mё i mir nё mes gjithё shqiptarёve pamvarёsish fesё sё tyre. Ai e arsyetonte kёtё me rrezikun e mundёsisё sё shkatёrimit tё Perandorisё Osmane, prandaj dhe shkruante: “Nëse Turqia zhbëhet nuk duhet që në varr ta merr me vetë edhe Shqipërinë”. Samiu përpiqej që të zvogëlonte ndikimin fetar të patriarkanës së Stambollit që kishte ndaj ortodoksëve në Shqipëri. Ai shkruante se shqiptarët duhej të përdornin biblën në gjuhën shqipe dhe se nuk duhej të lejonin që të udhëhiqeshin nga priftëri serb, grek dhe bullgar. Ai shkruante se Jezu Krishti nuk ishte as grek e as serb. Më kryesorja ishte se Samiu nuk thirrte nё njё luftё tё armatosur kundër pushtetit osman. Pёrkundrazi, ai thirrte qё tё ndërpritej çdo dhunё qё do tё dëmtonte Perandorin Osmane. Ai shkruante qё pasi tё bashkoheshin shqiptarёt e tё gjithё besimeve, tё negocionin me qeverinë osmane dhe Evropёn, pёr tё siguruar egzistencёn e shqiptarёve si komb, nёse vjen deri te shkatërrimi i Perandorisё Osmane. Pra Samiu potenconte se nuk varej vetëm prej Perandorisё Osmane formimi i Shqipёrisё në 4 vilajetet osmane. Ai mё tej shton qё shqiptarёt do tё jenё nё gjendje qё tё formonin njё ushtri prej gjysmë milion ushtarёve dhe tё cilёt pastaj do tё jenё nё aleancё tё përjetshme me Perandorinё Osmane. Ai shkruante se shqiptarët do të vazhdonin deri në fund që ta derdhin gjakun për perandorin dhe se do ta mbanin aleancën sikur në të kaluarën me te. Pёrkundёr angazhimit tё Samiut pёr gjuhёn shqipe dhe shqiptarёt, nuk ka asnjë dyshim qё veprimtaria intelektuale e tij i përkushtohej mё sё shumti gjuhës dhe kulturës turke, përderisa veprimtaria e tij politike i përkushtohej mirëqenies sё Perandorisё Osmane dhe popullit tё saj osmanli. Ai është autor i dhjetëra veprave në gjuhën turke. Nga e gjithë veprimtaria e tij për gjuhën turke padyshim që veçohet artikulli i tij në gazetën e tij të botuar në vitin 1878??? Në atë artikull Samiu dëshmon përkushtimin e tij për identitetin e tij turk. Ai jo vetëm që potenconte nevojën e reformimit të osmanishtes, të bazuar në të folmen e popullit turk, por ai po ashtu e dha idenë që gjuha turke duhej reformuar në atë mënyrë që të ndikoj në afrimin në mes popujve turq. Samiu shkruante:“Nga kjo vijnё dy tё mira: njёra letrare, e tjetrra politike. […] kurse nga pikёpamja politike, sepse turqit perendimor, numri i tё cilёve mbёrin 8-10 miljonё, bashkohen me po aq turq tё Azisё qendrore dhe tё Rusisё e bashkё me kёto krijojnё njё gjuhё turke tё pёrbashkёt dhe njё popull turk tё pёrbashkёt”. Një nga intelektualët me më ndikimin të periudhës së sundimit xhonturk, si gjatë përiudhës së Perandorisë Osmane po ashtu edhe pas formimit të Republikës së Turqisë, ishte Zija Gokalp. Libri i tij më me rëndësi, që i kushtohej lindjes së nacionalizmit turk dhe kuptimit të kombit turk, u botua në vitin 1923. Në librin në fjalë ai nuk e përmendën Samiun dhe meritat e tij edhe pse Samiu ishte pionier i idesё pёr reformimin e osmanishtes, polemik kjo që u bë shkak i lindjes graduale të nacionalizmit turk. Gokalp edhe pse i pёrfaqёsonte idetë e Samiut pёr osmanlishten, pёrseri nuk e përmendte ate. Gokalp shkon dhe mё larg dhe kritikon përpjekjet pёr shkrimin e shqipёs gjatё Perandorisё Osmane, pasi qё sipas tij, alfabeti për shkrimin e shqipes sё bashku me identitetin bektashian tё disa toskёve qё e formuan atё alfabet, u bё shkas pёr lindjen e nacionalizmit shqiptar. Nuk ka dyshim qё autori kёtu e fajësonte indirekt edhe Samiun pasi qё ai ishte autor i alfabetit, ishte bektashi dhe tosk. Gokalp, kёtё mendim për Samiun, duhet ta ketë formuar gjatё kohës qё vepronte nё Selanik. Nё vitet kur ai ishte anëtar i komitetit xhonturk me qendër nё Sekanik, po aty Mit’hati botonte nё gjuhёn shqipe gazetën “Lirija” dhe mё pastaj edhe revistën “Diturija”. Kjo gazetё edhe pse e afёrt me komitetin xhonturk, filloj tё distancohet nga ky i fundit, pas disa rebelimeve tё pёrkrahёsve shqiptarё tё Sultan Abdulhamidit nё Kosovё. Ashpёrsia e ushtrisё osmano-shqiptare nё shuarjen e këtyre rebelimeve ndikoj nё ftohjen e raporteve nё mes disa politikanёve osman-shqiptar dhe komitetit xhonturk. Pёrleshjet nё mes xhonturqve dhe shqiptarёve e shfrytëzuan shtetet e krishtera tё Balkanit. Këto shtete e sulmuan Perandorin Osmane dhe i okupuan teritoret osmane nё Ballkan. Udhёheqёsit xhonturk, qё mbanin pёrgjegjёsi tё drejtpërdrejt pёr disfatën nё luftёn Balkanike, u arsyetuan se shqiptarёt ua ngulёn thikën mbas shpine, prandaj dhe dёshtuan. Pёrderisa nё fakt shqiptarёt ishin ata qё pёsuan mё sё shumti nё atё luftё. Prandaj dhe Gokalp, si xhonturk, nuk bёnte përjashtim me kёtё rast dhe e fajsonte nacionalizmin shqiptar për dështimet në Ballkan. Megjithate, një arsye se pse Zija Gokalp e shihte i rezervuar veprimtarin e Samiut, mundemi që ta kuptojmë nga një thënie e tij. Ai shkruante: “Pse tek tipi turk gjithçka është e bukur përderisa tek tipi osmanli gjithçka është e shëmtuar? Sepse tipi osmanli [..]u bë kozmopolit, [...].” Kjo do tё thotë qё ai osmanlit si Samiu i konsideronte tipa kozmopolit dhe shkruante hapur se nuk i pëlqente ato tipa. Mirёpo a ka mundësi qё Samiu tё mos ishte kozmopolit, i rritur dhe i edukuar nё rrethana kozmopolite! A nuk ishte Perandoria Osmane kozmopolite? Pra Samiu ishte njё osmanli tipik, pёr tё cilёt Gokalp, fatkeqësisht, i sheh si tipa tё shëmtuar. Kozmoplitizmin e Samiut po ashtu përpiqeshin qё ta fshihnin edhe “nacionalistёt” shqiptarë, që për fat të keq, shkruanin se Samiu gjatë gjithё jetёs së tij u përpoq vetëm pёr tё mirёn e shqiptarёve dhe se ai ishte kundër turqve. Urrejtjen e hapur për tipin osmanli, Gokalp, e arsyeton me paragjykimet ndaj turqve që kishte elita e atëhershme e Perandorisё Osmane. Gokalp shkruante: “Osmanliu gjithmonë turkut i thoshte “gomari turk”. Kёtё thënie të Gokalp, po në të njejtën periudhë, e vërtetonte edhe intelektualja më e madhe e Turqisë Halide Edib (e cila pohonte se ishte e frymëzuar me nacionalizmin turk nga polemikat e Samiut për gjuhën turke). Ajo shkruante:“Turku i rëndomtë konsiderohej si greku i rëndomtë. Pastaj, imperialistët osmanli përdornin ton ofendues kundrejt “turqve”, sidomos kundrejt turqve të Anadollit. “Gomari turk” dhe “turku i ashpër”, ishin dy epitete që i përdornin për fshatarët e Anadollit. Megjithatё, nё veprat e Samiut në shqip, nuk mund tё gjinden kёsi ofendimesh ndaj turqve. Nёse ai paragjykime tё tilla ndaj turqve ka pasur nё personalitetin e tij, atёherё nuk ka dalluar nga osmanlit imperialist tё asaj kohe. Mirёpo veprat e Samiut e dёshmojnё tё kundёrtёn. Sidomos përkushtimi i tij pёr gjuhёn dhe kulturёn turke si dhe përpjekjet e tija pёr afrimin kulturor dhe politik nё mes tё gjithё turqve, prej Kine deri nё Detin Adreatik, ёshtё dëshmi e patundur se ai i adhuronte turqit. Ai jo vetëm qё i adhuronte ato por dhe ndihej si njёri prej tyre. Ai, si tё gjithё osmanlit mysliman, deklarohej turk elhamdulilah. Kjo pasi qё si pjesëtar i miletit turk nё Perandorin Osmane, me fjalёn turk nënkuptohej edhe pёrkatsia fetare islame. Pamvarsisht përpjekjeve të disave për të mos ia njohur meritat Samiut, kontributi i tij për turqishten u kurorëzua kur në kongresin e parë për gjuhën turke fjalori i tij u pranua si zyrtar për përdorimin e turqishtes. Kur nacioanlizmi turk u shfaq gjatë periudhës së fundit të Perandorisë Osmane ai ishte ende i padefinuar. Ai nuk mund të definohej lehtë pasi që Perandoria Osmane ishte një konglomerat popujsh mysliman të cilët kishin prejardhje të ndryshme dhe që flitnin gjuhë të ndryshme; e megjithatë ata identifikoheshin si pjesëtar të miletit turk. Polemika për definimin e kombit turk vazhdoi për një kohë të gjatë edhe pas themelimit të Republikës së Turqisë. Vështirësinë e definimit të tij na e sqaron Halide Edib kur shkruan:“Turqit, janë aq racë e përzier, sa që në gjakun e tyre vetëm një përqindje e vogël ka prejardhje turaniane, dhe në pikëpamje racore ata janë më shumë arian se sa turanian”. Mirëpo kjo zonjë, këtë mendim për përbërjen e turqve të sotëm, mund ta jepte edhe për faktin se ajo jetonte në egzil. Idetë e saj kuptohet që binin në kundërshtim me teoritë e nacionalistëve të tjerë që jetonin dhe vepronin në Turqi. Shumë nacionalist turq, jo vetëm që tentonin të formonin opinionin se në Turqi jetonin vetëm turq me origjinë të përbashkët, por ata njëkohësisht filluan të propozonin që duhej përjashtuar të gjithë ata element të Turqisë që nuk kanë prejardhje turke. Nacionalisti Riza Nur, i cili ishte njëri ndër personalitetet kryesore që themeluan Republikën e Turqisë, duke i akuzuar shqiptarët për tradhti në Luftën Ballkanike, shkruante se nuk duhet tu jepen vende udhëheqëse shtetërore atyre që nuk janë has turk. Mes të tjerave ai shkruante: “Ky zinxhir i ngjarjeve tregon se ishin shqiptarët ata që e shkaktuan këtë katastrofë. Sa mënyrë e mirë për të dëshmuar se çka donë të thotë që të angazhosh me punë element të huaj në poste të larta shtetërore. Kjo qeveri në të vërtet ishte e papjekur”. Nuk ka dyshim, duke i përjashtuar kurdët, që ishin në konflikt të hapur me pushtetin, se elementi që filloj të luftoheshin hapur nga disa nacionalist turq u shndërruan edhe shqiptarët. Shembulli më eklatant ishte pushtimi i Selanikut nga grekët dhe “tradhtia” që sipas tyre e kishte bërë Hasan Tahsin Pasha gjatë Luftës Ballkanike. Atyre u erdhi ideja në kokë, se ky pasha, kishte qenë shqiptar dhe prandaj ai ia dorëzoi Selanikun grekëve. Ata aspak nuk diskutonin për pashallarët tjerë shqiptarë që mbrojtёn vendin e tyre, pra Perandorin Osmane. Ata as që analizonin se pse Perandoria Osmane së bashku me Selanikun e humbi edhe Manastirin, Shkupin, Prishtinën, Edrenen, Damaskun, Bagdatin, Mekken, Jerusalemin etj. Ata abuzonin me figurën e atij pashai shqiptar, për të dëshmuar teorinë e tyre se turk i vërtet mund të jetë vetëm ai që ka gjak turani. Prandaj dhe të gjithë ata që nuk kanë gjak të tillë mund ta tradhtojnë kombin turk. Trajtimi i elementeve jo turk të Turqisë u shndërrua në një tematik e nxehtë në mes nacionalistëve turq për definimin e kombit. Shembull më ekstrem i këtij debati përmblidhet tek Nihal Atsiz, i cili në një shkrim të viteve të tridhjeta për definimin e kombit turk, i akuzonte shqiptarët, kurdët, çerkezët, kretasit, lazët, gruzianët, dondet për tradhti në periudhën e formimit të Republikës së Turqisë. Ai shkruante po ashtu: “Turqizmi nuk është vetëm diçka shpirtërore apo morale, por njëkohësisht është materiale (pra fizike, fiziologjike, fizionomike dhe antropologjike). [...] Për të qenë turk së pari gjakun patjetër duhet ta kesh turk”. Mirёpo teoria e tij dhe e shumë të tjerëve si ai, kuptohet qё nuk ishin të pranuara nga pushteti i atëhershëm turk, pasi që ky definicion binte nё kundërshtim me ate të Zija Gokalp. Ky i fundit i kishte vёnё themelet e nacionalizmit turk nё shtetin e ri turk, themele këto që ishin aprovuar edhe nga Mustafa Qemalit. Teoritë panturaniste për definimin e turkut u luftuan nga Mustafa Qemali dhe prandaj gjatë kohës së tij erdhi në një definim më të moderuar për kombin turk. Prandaj dhe Zija Gokalp, që konsiderohej sociologu numër një i Republikës së Turqisë shkruante:”Struktura shpirtërore e njeriut ka përparësi kundrejt strukturës materiale të tij”. Qëndrimet e disa xhonturqve me ndikim të madh në shoqërinë turke si Zija Gokalp dhe Riza Nur, për rolin e nacionalizmit shqiptar, me siguri që kanë ndikuar në formimin e bindjes tek një pjesë e turqve, se nacionalizmi shqiptar duhej shikuar me sy kritik. Ky realitet me siguri që ndikoi në lindjen e paragjykimeve kundrejt shqiptarëve tek një pjese e shoqërisë turke. Kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja se pse autorët turq, që shkruan monografi për Shemsettin Sami, nuk e pranonin edhe identitetin e tij shqiptar. Tek ata ka mundësi të ketë sunduar bindja se nacionalizmi turk dhe ai shqiptar nuk mund të shkonin së bashku njëra me tjetrën. Mirëpo Samiu me veprimtarin e tij intelektuale dhe politike e dëshmoi të kundërtën. Libri i Samiut pёr formimin e Shqipёrisё brenda Perandorisё Osmane u shkrua thuajse nё tё njejtёn kohё kur nga cionisti Herzl u botua libri pёr formimin e Izraelit brenda Perandorisё Osmane. Fati e deshi qё Herzl dhe Samiu tё vdisnin brenda njё muaji. Herzl u varros nё Vjenë (Austri), mirëpo eshtrat e tij u dërguan nё Izrael pas formimit tё shtetit nё fjalё. Kёtё dёshirё e kishte lёnё nё testament Herzl vetё. Mirёpo Samiu nuk la nё testament qё eshtrat e tij tё dërgohen nё Shqipёri pas formimit tё saj. Samiu punoi gjithё jetёn e tij pёr forcimin e Perandorisё Osmane dhe pёr të mirën e turqve, shqiptarёve, arabёve etj. Stambolli ishte qendra e asaj perandorie, prandaj dhe eshtrat e tij le tё mos trazohen nga aty ku janë. Varri i tij duhet mbetur nё Stamboll. Konkluzion Autorёt turq gjatё studimit tё veprave tё Shemsettin Sami nuk duhet bazuar aspak nё veprat e autorёve shqiptarë tё periudhës sё komunizmit nё Shqipёri. Kjo pёr arsyen se autorёve shqiptarё, gjatё komunizmit, u ka munguar liria qё tё shkruanin sipas mendimit tё tyre. Si pasoj e shkrimeve tё tyre, sot shumё shqiptarё, ende nuk janë çliruar nga paragjykimet ndaj turqve, paragjykime kёto qё i kanё fituar duke e lexuar historinë kombëtare shqiptare gjatё shkollimit tё tyre. Pas komunizmit, po ashtu nuk kemi ndonjë studiues serioz shqiptar qё ka shkruar pёr veprat e Shemsettin Sami. Prandaj dhe paragjykimet kundrejt turqve mbeten ende tek njё pjesё e madhe e popullit shqiptarё. Veprimtaria e Samiut pёr shqiptarёt mund tё studiohet vetëm duke i lexuar veprat e tij origjinale apo tё përkthyera dhe njëkohësisht duke i njohur rrethanat politike të Ballkanit nё periudhën e fundit tё Perandorisё Osmane. Autori i këtij shkrimi arrin nё konkluzion se veprimtaria e Shemsetin Sami nё asnjë moment tё karierёs sё tij intelektuale dhe politike nuk bie ndesh me interesat e Perandorisё Osmane. Kjo automatikisht nënkupton se ato nuk bien ndesh as me interesat turke apo ato shqiptare si element kryesor tё Perandorisё Osmane nё Ballkan. Prandaj dhe kuptimi i drejt i veprës sё Samiut do tё ndikonte nё kuptimin e nacionalizmit tё tij shqiptar, nacionalizёm ky qё ishte pro-osman. Samiu njёkohёsisht ishte ideator i ngjalljes së nacionalizmit turk në Perandorin Osmane dhe se ishte ai qё frymëzoi idenë për bashkimin gjuhësor, kulturor dhe politik në mes gjithë popujve turq, ide kjo që për çdo ditë fiton më shumë aktualitet. Prandaj dhe sot nuk duhet diskutuar se cilit komb i takonte Samiu, atij turk apo atij shqiptar. Kjo pasi nacionalizmi shqiptar dhe ai turk në kuptimin e sotëm ishte joegzistent në kohën e tij. Samiu ishte një patriot osman që në vete mbërthente patriotizmin shqiptar dhe ate turk./global 77/ Shkruar nga: Frymzim Dauti
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 04:00:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015