Shendeti Dieta e dobësimit më të shpejtë! Nëse po - TopicsExpress



          

Shendeti Dieta e dobësimit më të shpejtë! Nëse po shtrëngoheni të mbani dietën që përfshin një karotë dhe sallatë jeshile, nga Japonia vjen lajmi më i fundit për teknikat e humbjes së peshës. E ku ka më mirë sesa të humbësh në peshë, duke bërë diçka që e bëjmë në mënyrë të pavullnetshme: të marrim e të nxjerrim frymë. Në bazë të procesit të frymëmarrjes, është shpikur dieta e frymëmarrjes së gjatë. Ish-aktori Miki Ryosuke pretendon se ka humbur 12.7 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli i tij në shtatë javë, duke ndjekur dietën e tij të gjatë të frymëmarrjes. Ryosuke, 55 vjeç, pohon se ndjekësit e dietës së tij, e kanë shumë të thjeshtë të praktikojnë dietën që ai e shpiku aksidentalisht. Secilit i duhet të kalojë dy minuta në ditë, për t’u përqendruar në frymëmarrjet e gjata dhe pastaj ta nxjerrë frymën agresivisht. Guruja i dietës thotë se ai e shpiku këtë dietë fare rastësisht kur po praktikonte teknika të ndryshme frymëmarrje në përpjekje për të reduktuar dhembjen e shpinës, raporton “Oddity Central”. Ai vuri re se po humbiste peshë me shpejtësi dhe kjo ishte falë praktikimit të teknikës së frymës. Ish-aktori Miki Ryosuke vendosi ta sofistikojë dietën e tij edhe më shumë. Ai përfshiu në dietën e frymëmarrjes së gjatë edhe një pozicion specifik që praktikohej përpara se të fillonte ushtrimi i frymëmarrjes. Më pas personi merr frymë për tri sekonda dhe e nxjerr atë fuqishëm për shtatë sekonda. Ryosuke pretendon se dieta e tij i ka ndihmuar shumë njerëzit që e praktikojnë këtë teknikë të frymëmarrjes për 2-5 minuta në ditë dhe duket se ata kanë parë përmirësim të shpejtë. Si funksionon? Ka dy mënyra për të praktikuar dietën. E para përfshin tendosjen e të pasmeve ndërkohë që personi qëndron me një këmbë të vendosur përpara dhe një pas, ku bie edhe më shumë pjesa e trupit. Në këtë pozicion, ndjekësi i dietës duhet të marrë frymë për tri sekonda ndërkohë që i lëviz krahët për t’i ngritur ato drejt kokës. Më pas, ai duhet ta nxjerrë frymën ndërkohë që i mban të gjitha muskujt e trupit të tendosur për shtatë sekonda. Mënyra e dytë për të praktikuar teknikën e dietës së frymëmarrjes, është që personi të qëndrojë në këmbë, të tendosë të pasmet dhe një dorë ta mbajë në stomak dhe tjetrën në fundshpinë. Pastaj ai duhet të marrë frymë thellë për tri sekonda përpara se ta nxjerrë atë për shtatë sekondat në vazhdim, gjithnjë duke e mbajtur stomakun me dorë. Jill Johnson, krijuesi i “Oxycise”, një tjetër program për humbjen e peshës që bazohet në frymëmarrje, tha për “Oddity Central”: “Yndyra përbëhet nga oksigjeni, karboni dhe hidrogjeni. Ndërkohë që oksigjeni që ne thithim arrin molekulat e yndyrës, ai i ndan ato në dioksid karboni dhe ujë. Më pas gjaku merr dioksidin e karbonit, një produkt i mbetur i trupit dhe e kthen atë në mushkri që të dalë jashtë. Për këtë arsye kuptojmë se sa më shumë oksigjen që të përdorë trupi, aq më shumë yndyra do të djegim”. Dieta e frymëmarrjes së gjatë mendohet se ka aftësinë të forcojë muskujt e atij që e praktikon dhe të nxisë metabolizmin meqenëse rrit nivelin e oksigjenit në gjak. Dyshimet Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se praktikimi i kësaj diete për vetëm dy minuta në ditë nuk është i mjaftueshëm për të parë humbje të kënaqshme të peshës. Richard Godfrey, fiziolog në Qendrën Mjekësore të Olimpikës Britanike, tha se dobia e kësaj diete kaq të thjeshtë të frymëmarrjes, nuk është shumë e madhe. “Ushtrimet, shëtitjet e gjata dhe vrapimi për një periudhë të gjatë kohe janë e vetmja mënyrë për të djegur yndyrat dhe për të përmirësuar metabolizmin”, tha ai. “Frymëmarrja dhe nxjerrja e saj për pesë minuta në ditë nuk do të djegë aq shumë kalori sa për të transformuar formën e trupit”, -beson fiziologu Godfrey. Dieta e frymës së thellë përfshin edhe mbajtjen e disa pozicioneve të caktuara të tendosjes së trupit, të cilat luajnë gjithashtu rolin e tyre. Në fakt, Ian Macdonald, profesor i fiziologjisë metabolike në Shkollën e Shkencave Biomedicale në Derbyshire, paralajmëron se frymëmarrja shumë e thellë mund të bëjë më shumë keq sesa mirë. Marrja dhe nxjerrja shumë e thellë e frymës mund të dëmtojë balancën midis dioksidit të karbonit dhe oksigjenit në trup, që duhet për të neutralizuar gjakun. Kjo mund të shkaktojë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Nga ana tjetër, ish-aktori Miki Ryosuke beson se dieta e tij është një teknikë shumë e mirë për të humbur peshë, pasi atij vetë i shërbeu për të humbur 12.7 kilogramë. Pavarësisht dyshimeve dhe kundërshtimeve, të cilat janë normale kur del një teori e re, ata që janë të pasionuar pas dietave, po e presin me interes vazhdimin e dietës së re të frymëmarrjes. CL 77news.al
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 11:13:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015