Shendeti Lidhjet e panjohura të stresit me fytyrën! Çfarë do - TopicsExpress



          

Shendeti Lidhjet e panjohura të stresit me fytyrën! Çfarë do të thotë lëkurë e stresuar? Ajo që papritur shndërrohet në të yndyrshme. Manifeston pore të mëdha, akne në moshë madhore dhe shfaqje rrudhash të papritura. A ka zgjidhje të shpejta për këtë problem? Nëse lëkura është bërë e yndyrshme dhe me akne, përdorni produkte kozmetike me bazë acidin salicilik. Gjithashtu produktet me bazë retinolin ndihmojnë në rinovimin e qelizave. Çfarë duhet të bëjmë nëse lëkura është shumë e thatë? Duhet menduar për një trajtim estetik tek mjeku dermatolog. Një trajtim mund të jetë seanca një herë çdo tre muaj me ‘hidrobalance’. Më saktë, ky trajtim fut nën lëkurë një lloj xheli, i cili e hidraton atë thellësisht. Gjithsesi, çfarëdo seance estetike tek dermatologu të bëni, duhet të evitohen ndryshimet e menjëhershme të temperaturës nga shumë nxehtë në shumë ftohtë ose anasjelltas. Lëkura e yndyrshme mund të jetë më e prekshme nga stresi sesa ajo e thatë? Aspak. Edhe ata që nuk kanë pasur asnjëherë problem me aknet mund të manifestojnë shqetësime të përkohshme të tilla. Kjo ndodh kur në trup rritet prodhimi i hormonit të stresit, kortizolit, i cili bën që prodhimi i yndyrës të shtohet. Edhe lëkura e trupit është po kaq e ndjeshme ndaj stresit? Po, nëse sistemi imunitar dobësohet. Në këtë moment qelizat e lëkurës kthehen në më pak të oksigjenuara dhe janë shënjestër ndaj aksionit të radikaleve të lira, të cilat sjellin dehidratim apo tharje të lëkurës. Në cilat periudha të vitit lëkura stresohet më shumë? Në harkun kohor të ndryshimit të stinëve, njësoj si tani. Lëkura sforcohet më tepër për shkak se dielli nuk e rreh më si gjatë verës dhe anasjelltas. Në këtë periudhë duhet të përdoren kremra hidratues dhe rekomandohen edhe vitaminat me magnez. A ekzistojnë në të vërtetë rrudhat e shkaktuara nga stresi? Fatkeqësisht po. Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme. Tre mënyra për rigjenerimin e lëkurës Dieta ad hoc Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni. Aktiviteti fizik Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Është vërtetuar që meditimi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese. Trajtimet Në kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. Në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrezatuese. Dhe një ushtrim për të luftuar rrudhat Nxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. Ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës. CL 77news.al
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 20:30:07 +0000

Trending Topics



k, 40.5 , Buy Now
Had a great time running my first 5k this morning! Thank you all
Unity is a common theme in the New Testament writings of Paul.
Thank you very much United Nations. You have provided us with an
tOpap RM10 tahan smapai 1 bulan Org kata pkai line lg save dr

Recently Viewed Topics




© 2015