Shenjti i ditës: 15 Korrik, Shën Bonaventura, ipeshkëv dhe - TopicsExpress



          

Shenjti i ditës: 15 Korrik, Shën Bonaventura, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (1221 – 1274) Sot me 15 korrik, Kisha e përkujton Shën Bonaventurën (Mirashin, Marashin, Mashin, Mirin...) Lindi në Banjorexho, në provincën e Viterbos të Italisë, rreth vitit 1218. Studioi filozofi e teologji në Paris, edhe, pasi mori diplomën doktorate, u dha mësim me sukses në këto disiplina bashkëvëllezërve të Urdhërit të Minorëve (françeskan). I zgjedhur mbarështues i përgjithshëm i Urdhrit (gjeneral i rregullit françeskan), e kreu këtë detyrë me maturi e mençuri. I bërë pastaj kardinal ipeshkëv i Albanos, mori nga papa Gregori X , detyrën për të përgatitur dhe për të drejtuar Koncilin e dytë të Lionit. Vdiq në Lion më 15 korrik 1274 gjatë Koncilit të Lionit. Shën Bonaventura shkroi shumë vepra me karakterin teologjik e filozofik.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 08:26:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015