Shkathtësitë që duhet të zotërohen nga fëmijët 13 - 14 muaj - TopicsExpress



          

Shkathtësitë që duhet të zotërohen nga fëmijët 13 - 14 muaj janë: 13 muajsh Kjo moshë është më se normale që fëmija të ecë dhe është pikërisht në këtë moshë që aftësitë motorike të muskujve të mëdhej të shtohen më shumë. Pothuajse, të gjithë fëmijët 2-4 muajsh janë në gjendje të ngrenë kokën lart. Eshtë normale, tamam në kohë të ecë brenda periudhës 9-18 muaj. Mos u çuditni në se fëmija juaj do të ecë këtë javë, - fëmija thjesht zvarritet, shetit, ose ecën, - kjo do të thotë, fëmija nuk ka dëshirë të mbahet në krahë. Sapo fëmija të shijojë lirinë, do të jetë e vështirë ta mbash e ta pengosh që të ecë. (Ёshtë mirë që në këtë moment të merrni fëmijën për dore dhe të shkoni nëpër supermarkete apo qendra të mëdha tregtare). Mos u shqetëso në se fëmija rrëzohet, dhe mundohu të përmbahesh e mos shkosh me vrap që ta ngresh, në se fëmija nuk është vrarë realisht shumë. Ecja apo shëtitja në sipërfaqe jo të sheshta, kur qilimi është i rrudhur, apo ecja në zona me rërë, apo në sipërfaqe të ashpra, fillimisht fëmija do të pengohet e do të rrëzohet, por është një praktikë e domosdoshme. Duhet të jeni të durueshëm dhe krjojini mundësi fëmijës të ecë në vende të sigurta, që të testojë këtë pavarësi e re. Fëmija kënaqet shumë kur e shikon se ju shqetësoheni më shumë se ç’duhet kur ai ecën. Mundohu të bësh veprime të vogla komike, dhe bëni sikur rrëzoheni ndërsa ecni bashkë me fëmijën. Kjo gjë ndihmon fëmijën të ketë më shumë besim në vetvete, kur sheh një të rritur të rrëzohet, apo të ketë vështirësi në ecje, luani pak ‘teatër’, kjo gjë do t’i bëjë fëmijët të qeshin. Sakaq që fëmija kënaqet dhe qesh, vazhdo të veprosh ashtu, dhe me kalimin e kohës fëmija do të ketë gjithmonë e më shumë besim të ecë. Kujdesuni që të instaloni një portë sigurimi në se keni shkallë në shtëpi. Një portë e montuar fort është mënyra më e mirë për ta mbrojtur fëmijën mos bjerë nga shkallët, pasi fëmija e kësaj moshe është i vendosur t’i çmontojë, t’i hapë portat që e pengojnë. Nuk ka nevojë që të nxitosh e t’i blesh këpucë. Ecja zbathur në bar ose në rërë, i bën fëmijës mire dhe e ndihmon atë të forcojë muskujt e pjesëve të poshtme të këmbëve, dhe në të njëjtën kohë ndihmon edhe në zhvillimin e sensit të ekuilibrit. Por në se fëmija do të ecë zbathur në vënde jo të sigurta, që mund t’i dëmtojnë këmbët, atëhere është e domosdoshme t’i vishni këpucë. Mos i blini fëmijës këpucë shumë të mëdha, sepse ato e pengojnë të mbajë ekuilibrin, dhe mund të pengohet e rrëzohet. Këpuca duhet të jetë vetëm gjysëm centimetri larg nga gishti i madh. Në se nuk e prekni apo nuk e ndjeni këtë hapësirë me gishtin tuaj, do të thotë që këpuca është shumë e fortë për fëmijën. Në se fëmija juaj në këtë moshë po ecën mire, ka besim në vetvete, i thoni të bëjë disa veprime me trupin e saj, si p.sh. të ulet pa u mbajtur mbas ndonjë mobilje ose mbas këmbës tuaj. Zhvillime të tjera: Punë dore Fëmija juaj 13 muajshe tashmë po bëhet ‘ekspert’ në përdorimin e duarve. Shumë fëmijë të kësaj moshe kënaqen kur ‘vendosin/fusin gjëra diku’, dhe kur’i nxjerrin ato që andej’, - p.sh. kur fusin kubet në mbajtëse dhe i nxjerrin ato jashtë nga mbajtësja dhe i hedhin jashtë. Ju gjithashtu mund ta keni vënë re sa fëmija ndërton kështjella me dy apo më shumë kube, dhe me kënaqësi të madhe i godet ato dhe i prish kalatë. Kur fëmija ha, shikojeni me kujdes në se fëmija kap me dy gishta (me gishtin e madh dhe gishtin tregues, që quhet kapje-pincë) gjërat e vogla, p.sh. therrime, cereale të vogla, në forma të ndryshme, copëza makaronash (në forma yjesh, apo forma të tjera), në vend që të kapë një grusht nga ato. Fëmija gjithashtu mund të tregojë interes të përdorë lugë, megjithëse shumë rrallë ushqimi në lugë do të përfundojë tamam në gojën e fëmijës. Pavarësisht se dhoma e lojrave të fëmijës mund të ketë gjithshka, fëmija 13 muajsh shpesh preferon të zbrazë sirtaret, të nxjerrë enët e guzhinës nga dollapi dhe të luaj me to. Në se jeni mërzitur apo lodhur me këto që bën fëmija, vendosni kyçe apo gjëra penguese tek të gjithë dollapet e sirtarët, lëreni një hapur për ekslorim. Për ta mbajtur gjithmonë të gjallë interesin e fëmijës, ndërrojini vazhdimisht objektet/enët e pathyeshme që fëmija të luaj, si p.sh. lugë prej druri, kanaçe e tiganë, tenxhere, filxhanë dhe gota plastike, etj. Fëmijës i pëlqen të eksplorojë dhe të mundohet të gjejë se çfarë mbas dollapit të enëve, në sirtar, etj. kështu që do të fuse dorën në dollap ose në sirtar dhe do të praktikojë shkathtësinë apo aftësinë e ‘kapjes’ dhe ‘lëshimit’ të objekteve apo enëve të ndryshme,dhe do të përpiqet të kuptojë shkakun dhe efektin e asaj që po bën. Fëmija 14 muaj: Java 1 -Shqetësime për peshën Shqetësimet për peshën e vogël janë normale sepse fëmija në këtë moshë duket sikur ha relativisht pak, dhe ‘sikur jeton me ajër’. Në se fëmija juaj është shumë aktiv, ai mund të marrë më pak kalori se sa harxhon. Fëmija mund edhe të humbë peshë në se preket nga viruse të ndryshme. Në këtë moshë, në se fëmija është shumë nën peshë , rrallë ndodh që kjo të jetë një shenjë serioze për t’u shqetësuar, gjithësesi, është mire që ta diskutoni këtë çështje me doktorin e fëmijës tuaj. Në këtë epokë obeziteti, ju mund të shqetësoheni më shumë kur fëmija është mbi peshë se sa nën peshë. Në se fëmija është i shëndetshëm, mos harroni që ai është ende fëmijë, ai do të dobësohet me kalimin e kohës, do të zgjatet, dhe do të ecë dhe do të vrapojë më shumë. Në se doni ta ndihmoni fëmijën të fitojë zakone të shëndetshme, i jepni asaj ushqime të shëndetshme dhe jo biskota e ëmbëlsira, dhe bëjeni që fëmija të lëvizë shumë, ofrojini mundësinë që fëmija të luaj aktivisht, të marrë pjesë në aktivitete aktive. Nxiteni fëmijën të hajë sa më shumë fruta dhe të pijë ujë (jo lëngje frutash). Në se keni shqetësime për ecurinë e rritjes së fëmijës, këshillohuni me doktorin. Doktori e ndjek vazhdimisht rritjen e fëmijës tuaj, në peshë dhe në gjatësi, dhe gjithmonë do të sigurohet që fëmija ka një trajektore të shëndetshme të rritjes. Në se doktori mendon se fëmija është shumë i shndoshë/mbipeshë, ai mund tëju këshillojë t’i jepni fëmijës qumësht me përqindje të ulët yndyre. Mos lejoni që fëmija juaj të sillet nëpër shtëpi gjithë ditën me shishe qumështi apo lëngu frutash në dorë dhe ta pijë atë orar pa orar. Në se i jepni fëmijës lëng frutash, kufizojeni 1 gotë në ditë. (Ju mund t’i shtoni ujë që të shtoni kohen por jo sasinë e lëngut) Kur do që ta keni të mundshme, jepini fëmijës ushqime që mund t’i hajë me dorë/me gishta vetë, në vend që ta ushqeni ju me lugë. Kur ha vetë, ai mësohet të dallojë kur është i uritur, dhe kur është i kënaqur. Por mos ia kufizoni ushqimin fëmijës, në se nuk iu ka thënë doktori, mbasi ai mund të mos marrë ndonjë ushqim të domosdoshëm që ka nevojë trupi i tij që është në rritje.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 12:48:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015