Shkodër, sherr mes nxënësish i qëllon me kallashnikov në - TopicsExpress



          

Shkodër, sherr mes nxënësish i qëllon me kallashnikov në shkollë. Një sherr mes disa adoleshentëve në shkollën e mesme të Bashkuar në Vaun e Dejës, Shkodër, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Pas zënkës në shkollë, 17-vjeçari Gjovalin Doda, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një automatik, kallashnikov dhe ka qëlluar me të në drejtim të bashkëmoshatarëve të tij me të cilët kishte pasur zënkën. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur Doda ka qëlluar në oborrin e shkollës, por që për fat të mirë nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga në flagrancë, nxënësin e shkollës, Gjovalin Doda, 17 vjeç.
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 13:04:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015