Shkojnë të vjedhin veturën - hetohen nga pronari, shtijnë në - TopicsExpress



          

Shkojnë të vjedhin veturën - hetohen nga pronari, shtijnë në ajër e ikin Mitrovicë, 26 korrik Policia është informuar se mbrëmë rreth orës 3.50 minuta në rrugën "Azem Galica" në Mitrovicë është raportuar një tentim vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri.. Hetimet e njoftojnë se ankuesi mashkull ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij civile, mirëpo i njëjti i ka vërejtur të dyshuarit dhe njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri një herë në ajër dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cal. 7.65 mm. Rasti është në procedurë hetimi. mitrovicatoppress
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 08:52:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015