Shkruan Arlind Qori nga Organizata Politike: "Në një situatë - TopicsExpress



          

Shkruan Arlind Qori nga Organizata Politike: "Në një situatë të tillë, punësimi kthehet në apoteozë, ku njeriu lyp punë si malësori migjenian misrin. Është i gatshëm për çdo gjë, veç për një çikë punë, e cila praktikisht konvertohet në një copë bukë; atë copë që deri vonë e sajonte disi, ku me pak emigracion e ku me një rrjetë social-fisnore. Por kur kriza shthur një pjesë të rrjetës, herët a vonë të gjithë bien në dysheme. Garuesit politikë i premtojnë punësim përmes investimeve të huaja dhe privatizimeve në masë, por deri më tash vendi ynë është pararojë privatizimesh dhe papunësie njëkohësisht. Investimet e huaja jo domosdoshmërisht kanë karakter prodhues, madje shpeshherë (kujto Bulqizën!) shpunësojnë në masë dhe shkatërrojnë edhe pasurinë e madhe minerare në mënyrë të parikuperueshme. Dhe kjo papunësi sistemore jo vetëm që urit të papunët, por edhe tremb fatlumët e punësuar. "
Posted on: Tue, 11 Jun 2013 21:40:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015