Shkruan Klodi Leka nga Organizata Politike: "Ndaj romët janë - TopicsExpress



          

Shkruan Klodi Leka nga Organizata Politike: "Ndaj romët janë vetëm sot. Partizanët më të mëdhenj (lokalë e globalë) të të drejtave të njeriut s’u sigurojnë tjetër veçse protestën për varfëri. Të varfërit e tjerë, zizohen në diellin e papunësisë, të kafeneve dhe lekëve të mezigjetura të bregdetit, duke mos u dalluar më me romët e sheshit Skënderbej si në ngjyrë ashtu dhe në situatë ekonomike, por që kanë tradhtuar me kohë veten dhe rrojnë me nderin qesharak të lëkures cipëroze. Shteti s’u siguron dot as varfërinë, as mjerimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rradhët e buçkove policorë. Por çka mbetet përtej? Një aparat policor dhe dhoma gazi. Dhoma gazi? Oh po, tymin dhe vendgrumbullimin toksik të tonelatave mbeturina në Sharrë dhe falangat e policëve rrugorë bashkiakë rendruajtës që do ti ndëshkojnë sa herë ti zënë nëër qytet me karrot thasët dhe kelthinjtë që qesin mbijetesën e përditshme. Sot romët duhet të thyejnë dyert e Bashkisë. Protesta para saj nuk vlen, Zaptimi po. Ti gjuajnë me gurët e bulevardit çdo zyrtari polici dhe bashkiaku që vjen ti nxjerrë që atje. Duhet të rezistojnë, të bëhen gjithë bashkë: romët periferikë, romët qytetas, romët e qytezave dhe të gjithë qytetarët e këtij vëndi që janë dhe duhet të ndihen të tillë. Zapto Bashkinë e Tiranës! Republika është në rrezik."
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 23:22:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015