Shndërrimi i Taylor Lautner Pasi zhvendoset me familjen e tij në - TopicsExpress



          

Shndërrimi i Taylor Lautner Pasi zhvendoset me familjen e tij në LA, Taylor shfaqet në një show televiziv me titull “My Wife and Kids”. Në 2005 ai bën një paraqitje të rëndësishme në këtë industri, pasi fiton rolin e djalit peshkaqen në filmin “The Adventures of Sharkboy and Lavagirl”. 4 Prill 2005: Taylor Lautner merr një pozë perfekte në premierën e Sahara në LA. Po këtë vit ai luan rolin e Eliot Baker ku luan përkrah Steve Martin dhe Hilary Duff, në filmin “Cheaper by the dozen 2”. Në 2008 Taylor fiton rolin e Jacob Black në Twilight. Në film ai mban një paruke në mënyrë që të tregojë prejardhjen indiane të personazhit të tij. 13 Tetor 2008: Taylor Lautner shfaqet në publik, por krejt ndryshe tashmë; me shumë më shumë muskuj. Aktori fillon të punojë seriozisht me trupin e tij në mënyrë që të vazhdojë të interpretojë personazhin e Jacob Black. 17 Nëntor 2008: Taylor mjaft i lirshëm para kamerave në premierën e Twilight në LA. Gjatë gjithë kohës ai vazhdon të shkojë rregullisht në palestër, duke u përgatitur për pjesën e radhës, “New Moon”. 27 Shkurt 2009: Kristen Stewart dhe Robert Pattinson mbështesin Taylor Lautner gjatë konferencës për shtyp, për Twilight, në Tokio. Regjizori i “New Moon” konfirmon se Taylor do të luajë edhe këtë herë rolin e Jacob Black. 31 Maj 2009: Taylor Lautner shfaqet me një look të mrekullueshëm në MTV Movie Awards. Në këtë ceremoni sëbashku me Rob dhe Kristen ai prezanton një pjesë nga filmi i radhës i sagës, “New Moon”. 31 Maj 2009: Taylor, Rob dhe Kristen qëndrojnë të bashkuar, ndërkohë që filmi fiton 5 çmime në këtë ceremoni. 15 Qershor 2009: Taylor i mahnit të gjithë i veshur me një kostum të zi dhe bien shumë në sy muskujt e tij. 21 Qershor 2009: Taylor firmos autografe për mijëra fansa në MuchMusic Awards në Toronto. Renditet në vend të parë si mashkulli me muskuj barku më të mirë. 30 Korrik 2009: Taylor Lautner fillon xhirimet për Valentine’s Day sëbashku me Taylor Swift. Më në fund arrijmë të shikojmë muskujt e Taylor, ndërkohë që interpreton Jacob Black, në “New Moon”. Përveçse stërvitet në palestër, Taylor gjithashtu ka marrë disa mësime se si të ngasë një motor, pasi në film ka disa skena shumë të rëndësishme ku duhet të ngasë një të tillë.” Del një tjetër poster i “New Moon”, ku shikojmë Taylor sëbashku me tufën e ujqërve. Gjithashtu do të shikojmë Taylor me një tatuazh të madh në krah, sërish pjesë e personazhit të tij. 2009: Jacob Black dhe Bella Swan ndajnë disa momente shumë intensive dhe emocionale midis tyre. Taylor dhe Kristen shoqërohen më tepër sëbashku në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhënien e tyre në ekran. 9 Gusht 2009: Taylor merr pjesë në Teen Choice Awards në LA dhe si gjithmonë duket i mrekullueshëm. Ai fiton çmimin “Choice Movie Fresh Face Male”. 13 Shtator 2009: Taylor Lautner bën miq shumë VIP-a në MTV Video Music Awards. Gjatë spektaklit Taylor dhe Shakira i japin Taylor Swift çmimin “Best Female Video”, ku më pas Kanye West shkatërron gjithçka. Më pas fama e tij rritet akoma edhe më shumë pas shfaqjes në kinema të filmave të tjerë.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:29:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015