Shoferi i sheh ka ngarkohen - policia konfiskon 4 kg marihuanë - TopicsExpress



          

Shoferi i sheh ka ngarkohen - policia konfiskon 4 kg marihuanë në Leposaviq Leposaviq, 13 gusht Policia e Kosovës në Leposaviq, sekuestron mbi 4 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si rezultat i kujdesit të treguar nga ngasësit e autobusit. Rasti është regjistruar rreth orës 14:00min, ndërsa ngasësi i autobusit të “kolashin prevoz”, ishte paraqitur në stacionin policor së bashku me udhëtarët, për të lajmëruar një pako të dyshimtë në autobusin e tij. Në deklaratën e siguruar nga Policia në Leposaviq, thuhet se ngasësi i autobusit i cili po qarkullonte në linjën Zubin Potok – Leposaviq, ka pranuar udhëtar në pikën e ndaljes në Mitrovicë, ndërsa kishte vërejtur një mashkull, të moshës rreth 25 vjeç, të ishte futur në autobus së bashku me një çantë të cilën e kishte futur në bagazhin e autobusit. I njëjti, kishte zbritur nga autobusi në pikën e ndaljes në Leposaviq, ndërsa çantën e dyshuar nuk e kishte marrë me vete nga bagazhi i autobusit. Me të vërejtur këtë veprim, ngasësi i autobusit së bashku me ndihmësin e tij, kanë pyetur të gjithë udhëtarët nëse çanta e dyshuar i përkiste ndonjërit prej tyre, mirëpo nuk kishte gjetur përgjigjen. Ngasësi i autobusit, duke dashur të sigurohet për çantën e dyshuar, kishte dërguar autobusin e tij, së bashku me udhëtar, para stacionit policor në Leposaviq, ku edhe kishte njoftuar zyrtarët policor. Pas kontrollit të sigurisë në çantën e dyshuar, zyrtarët policor kanë identifikuar katër pako të dyshuara, të vendosura brenda në çantë, ndërsa dyshohej të ishin të mbushura me substanca narkotike. Pakot e dyshuara janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, ndërsa njësitë e specializuara të hetuesve kundër narkotikëve, janë ftuar në vend të ngjarjes për të proceduar më tutje me rastin. Sipas raportit të hetuesve policor, substanca e dyshuar është e llojit marihuana, kurse masa e sekuestruar kalon peshën prej katër (4) kilogram. mitrovicatoppress
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 15:57:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015