Shoferët e alkoholizuar dhe të armatosur në rrugë Strugë, 15 - TopicsExpress



          

Shoferët e alkoholizuar dhe të armatosur në rrugë Strugë, 15 korrik Sektori i punëve të brëndshme për siguri në komunikacion, gjatë fundjavës ka organizuar dhe ushtruar kontroll pjesëmarreësve në komunikacion, për të sensibilizuar kujdesin dhe sigurinë sa më të madhe të tyre në rrugë gjatë sezonit veror, ku fluksi është shtuar. Gjatë ushtrimit të kontrollit, pjestarët e policisë ka zbuluar shumë raste të shoferëve të alkoholizuar, por edhe të tillë që kanë qënë të armatosur. Në akcionin e realizuar në bashkëpunim me krim-policinë, kanë ushyruar kontroll ndaj 145 veturave pjesëmarreëse në komunikacion, me ç’rast dhjetë pjesëmarrës në komunikacion janë “larguar” ndaluar që të vazhdojnë rrugën për shkak të gjendjes së alkoholizuar,ndaj të cilëve janë marrë masat e duhura, është ngritur edhe procedurë përkatëse praën organeve kompetente. Poashtu, gjatë ushtrimit të kontrollit të tillë, tek një pjesëmarrës në komunikacion, është gjetur edhe një pistoletë, e tipit “Crvena zastava”, të cilën pronari i sajë e mbante pa leje për armëmbajtje. Armën në fjalë policia e ka sekuestruar dhe ndaj kryesit të veprës do të ngrejë procedurë përkatëse. Nga SPB në Ohër bëjnë të ditur se pjestarët e SPB-së në bashkëpunim me organet e inspektorateve të ndryshme kanë ushtruar dhe do të ushtrojnë edhe në vazhdim kontrolle nëpër objektet hotelierike dhe tek ata që janë të aktivizuar për dhënjen e banesave-dhomave për turizëm. Poashtu, bëjnë të ditur se do të intensifikohen edhe masat e sigurisë së turistëve në qytetet e bregut të Liqenit të Ohrit, Strugë e Ohër, por edhe në qytetet tjera që mbulon SPB në Ohër, duke theksuar se janë evidentuar edhe disa vjedhje të telefonave, fotoaparateve etj. Kundër kryesve të këtyre veprave SPB ka ngritur edhe kallëzimet penale.
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 06:11:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015