Shoku i vërtetë Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri - TopicsExpress



          

Shoku i vërtetë Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte. Ky i merr paratë dhe e rregullon situatën e vet. Pas një kohe, i shkathëti vjen sërish te shoku i vet dhe i thotë që të hiqte dorë nga vajza me të cilën ai ishte i fejuar dhe priste martesën, duke i thënë se ky e donte shumë këtë vajzë, pra të fejuarën e shokut të vet. Shoku u habit tej mase. Nuk dinte çfarë t’i thoshte. Mirëpo, midis tyre ekzistonte një dashuri aq e madhe dhe e fuqishme, saqë nuk mund t’i thoshte shokut “Jo”. Si pasojë ky heq dorë nga e fejuara. do vazhdoj me pjesen tjeter nese ka interesim ...
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 22:01:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015