Shoqata LABEATET nga Malesia e Madhe, diten e diele me - TopicsExpress



          

Shoqata LABEATET nga Malesia e Madhe, diten e diele me 09.06.2013., do te beje nje ekspedite ne Bjeshken e Rumis. Organizator i kesaj ekspedite eshte Shoqata Bjeshkatare "Rumia" qe organizon daljen në malin e Rumisë, mbajtjen e garave në Djerrin e Rumisë dhe një program kulturoartistik që do të mbahet në fshatin Brisk. Shpresojmë që kjo dalje të jetë me masive se vitin e kaluar, ku morën pjesë rreth 80 dashamirës të natyrës dhe përtërirës të traditës shumë shekullore të daljes në Rumi dhe mbajtjes së garave dhe lojrave popullore në Djerrin e Rumisë. - Nisja e daljes (ngjitjes) është në orën 06:00 nga Brisku (nga Ulqini dhe Tuzi nisja duhet të bëhet në orën 04:00); - Grupi i dytë do të niset nga fshati Mikuliq ( në rrëzë të Rumisë nga ana e Tivarit) në orën 07:30; - Grupet priten të bashkohen rreth orës 09:00 në Djerrin e Rumisë, prej nga, së bashku vazhdojnë ngjitjen deri në Maje të Rumisë; - Gjatë ngjitjes të merret nga një gurë, "që ta bëjmë Ruminë më të lartë"; - Pas zbritjes nga Maja, ne Djerrin e Rumisë do të zhvillohen gara popullore si: kërcim së gjati, hedhje e gurit, mundje (rrxim), tërheqje litari etj., si dhe një valle të madhe "Oj Rumia bjeshkë e naltë..." - Vazhdon zbritja, dhe në fshatin Brisk duhet të mbërrijmë rreth orës 16:00; - Në Brisk tubimi i njerëzve që nuk dalin në Rumi fillon në orën 15:00; - Pas një pushimi të shkurtë fillon programi kulturoartistik; - Rreth orës 18:00 përfundon manifestimi. Dalja në Rumi do të bëhet në mënyrë të organizuar duke ecur në kolonë të pa ndërprerë me një ritëm mesatar udhëtimi. Duhet të gjithë ndjekim udhërrëfyesin! Për ngjitje të përgatisni veshje dhe sidomos mbathje të përshtatëshme. Të merrni sasi të mjaftueshme ushqimi, së paku 3 litra ujë (1.5 litra ti ruani për zbritje!!) JU FTOJMË, QË PËR HIR TË RUAJTJES SË NATYRËS DHE MJEDISIT JETËSOR, TË GJITHA MBETJET E PADEKOMPOZUESHME TË MERREN ME VEHTE!! -- Ju ftojmë të na bashkangjiteni! -- Me nderime Shoqata e Bjeshkatarëve "Rumia". —
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 14:48:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015