Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime - TopicsExpress



          

Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, vlerëson se “milionat evropian” nuk do t’i vijnë Kosovës në këtë stadium të negocimit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. “Në qoftë se i shikoni me kujdes procedurat për anëtarësim në BE, që i kalojnë të gjitha shtetet, është statusi, marrja e statusit të kandidatit ajo që e kualifikon një shtet që të ketë qasje në fonde të ndryshme të BE-së, e nuk është përfundimi i negociatave për MSA. Kështu që nuk besoj që Kosova do të ketë tani qasje në ato miliona që gjoja se qeveria thotë se do të ketë qasje”, deklaron ai. Kursani thotë se Kosova për shumë vjet me radhë ka qasje në fonde evropiane, përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe se mesatarisht në vit ka marrë rreth 60 milionë euro nga BE-ja. Për këtë qasje të qeverisë, hulumtuesi i lartë nga KIPRED thotë se fajin e ka edhe Brukseli, pasi sipas tij, i tërë procesi i anëtarësimit në BE është politizuar, ku dialogu me Serbinë është shndërruar në njësi matëse të arritjes së demokracisë në Kosovë. “Do të thotë sa më e butë po qëndron Kosova karshi Serbisë, BE-ja po e vlerëson atë, do të thotë Kosovën, pa marr parasysh a po rritet niveli i demokracisë, a po rritet stabiliteti institucional. Sepse në qoftë se e shikojmë punën e parlamentit, si një institucion ku shihet funksionimi i demokracisë, atëherë Kosova nuk ka pasur një ecje përpara, në mos ecje prapa në punën e kuvendit, mënyrën si po kalojnë ligjet, mënyrën si po diskutohen ato". "Kështu që më shumë BE-ja, nuk po e ka qasjen e sinqertë për Kosovën, sepse nuk po e vlerëson në bazë të përmbushjes së kritereve të mirëfillta, por po e vlerëson në bazë të asaj se sa mirë po sillet me Serbinë”, thotë Shpend Kursani për Radion Evropa e Lirë. #Kosova #shqip #lajme
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 13:33:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015