Shpjegimi i endrave sipas alfabetit. C-ja pjesa e - TopicsExpress



          

Shpjegimi i endrave sipas alfabetit. C-ja pjesa e pare. c CEKËT Në rast se shikon që kalon ujë ose që të lagen këmbët, do të keni vështirësi në një çështjen tuaj. Dhe në rast se nga uji del në tokë, do të thotë se pas një vështirësie do të zgjidhet çështja juaj. Por në rast se nga cekët shikon thellësi (det), çështja juaj do të ketë fund të keq. Në rast se të shtyn njeri në këto ujra, kur të zgjohesh vrapo ta gjesh se ai do të ndihmojë në problemin tënd. Në rast se je lakuriq në këto ujëra, mbaje të fshehtë çështjen sepse rrezikon. Në rast se në ujë ka peshq, do të gjesh shumë vështirësi në problemin tënd. CELEBRIM Në qoftë se shihni se ndodheni në një fejesë, martesë, pagëzim etj. do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shihni që ndodheni në ceremoni zije si varrim e përkujtimore, do të pësoni diçka që do t’ju mërzisë. CEP Në qoftë se shihni që cepi i shtëpisë tundet, do të hidhëroheni nga vdekja e një të afërmi ose shoku. Në qoftë se ndërton një kënd, do të thotë lumturi në familje, në qoftë se qëndron në një cep dhe je i sëmurë shpejt do të bëhesh mirë. CEREMONI Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një ceremoni gëzimi, do të keni shumë gëzime. Në qoftë se gjendeni në një ceremoni zije ose vdekje, do të hidhëroheni. CICËRIMA Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni cicërima të ëmbla zogjsh, do të dëgjoni lajme të mira. CIGARIS Në qoftë se shikon sikur po pi kafe ose grurë ose diçka tjetër, do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë. CIGAN Në qoftë se shihni që flisni me një cigan, ju pret sukses në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me ciganë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjene planeve tuaja. Kujdes shëndetin. CJAP Në qoftë se ëndërroni cjap, do të thotë se jeni të pavendosur dhe do ta çoni dëm punën. Në qoftë se shikoni shumë cjapë bashkë dhe të vërsulen, do të keni pengesa të madha në punë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish cjapi, do të keni shumë hidhërime. CUB Në qoftë se shihni një cub ose grup cubash të hyjnë nështëpinë tuaj, mund t’ju bëjnë keq dhe t’ju shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëmeekonomike. Në qoftë se shihni që jeni cuba, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj.Kujdes nga keqkuptimet. Ç ÇADËR Në qoftë se e mban të hapur, ke mbrojtës të mirë. Dhe nëse bie shi, do të keni sukses. ÇAKALL Ruhuni dhe mos i tregoni të fshehtat tuaja, pasi keni rrotull një armik që do t’ju bëjë keq. Ulërimat e çakallit, do të thonë zënie në familje për shkakun e tij. Kini kujdes shëndetin.Në mjedisin e punës shumë persona kërkojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Mos i besoni ata që ju hiqen si shokë pasi disa prej tyre shtiren si të tillë. ÇAKULL Në qoftë se shihni që rruga është e shtruar me çakull, do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni një sasi të madhe nëpër vende ndërtimesh ose diku tjetër,do të keni shumë fitime nga puna juaj. ÇALAMAN Në qoftë sesheh që je çalaman dhe je i pamartuar, burrë ose grua, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se shihni dikë tjetër të çalojë, do të dëgjoni lajme të mira. ÇALMË Në qoftë se shikoni dikë sikur ka veshur çalmë, ai person do të pësojë shumë dëm dhe arsyeja do të jeni ju. Në qoftë se shikoni sikur keni vënë në kokë, do të pësoni dëm të madh ekonomik dhe psikologjik. Në qoftë se shikoni një turk të ketë vendosur çalmë, do të merrni lajme të këqia. ÇARÇAFË Në qoftë se shihni që flini në çarçafë të bardhë dhe të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi në familje. Në qoftë se janë pista dhe të grisura do të thotë grindje dhe zili jetëgjatësi dhe gjendje e mirë fizike. ÇARK Në qoftë se shihni që përgatisni çark për të kapur kafshë ose peshq, jeni drejtues i mirë i pasurisë tuaj, në qoftë se shihni që kapeni një çark, rrezikoni të humbni para për arsye të mëndjelehtësisë tuaj. ÇATI Në qoftë se shihni që bie ose ra çatija e shtëpisë, do të keni dëme të mëdha në punën tuaj,në qoftë se shihni që ecni mbi çatinë e shtëpisë tuaj, do të keni sukses në dashuri. ÇEK Në qoftë se shihni që merrni një çek në ëndërr, të prisni para të paprituranga një i afërm i largët, në qoftë se ju jepni ose dërgoni çek, rrezikon shëndeti juaj. ÇEKIÇ Në qoftë se ju godasin me çekiç, mund të keni një goditje të madhe në fushën sentimentale. Në qoftë se rregulloni diçka me çekiç, do të keni lumturi. Goditja me çekiç dhe zhurma që bën, do të thotë se duhet të kujdeseni për gjendjen tuaj shpirtërore. Në qoftë se përdoret për të shkatërruar, atëherë paralajmëron dëme ekonomike. ÇELËS Në qoftë se shikon sikur mban ëndrra do t’ju dalë për mirë, çështjet tuaja janë në rrugë të mbarë dhe do të shkojnë më së miri. Në qoftë se shikon shumë çelësa që ke në dorë ëndrra është e keqe, do të keni dëshpërime dhe zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të bukur dhe të ri do të keni fitime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të vjetër dhe të ndryshkur, do të keni hidhërime. #Luna
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 05:23:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015