Shpërthim në një çerdhe, tre të plagosur Tre persona janë - TopicsExpress



          

Shpërthim në një çerdhe, tre të plagosur Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në çerdhen shtetërore në Kodër- Kamëz. Ngjarja ka ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00, ndërsa mësohet se një prej të plagosurve është edukatore e çerdhes. Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë transportuar për kurim në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ndërkaq në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, megjithatë të dhënat e para flasin se shkak ka qenë rrjedhja e gazit të lëngshëm nga bombula.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 06:49:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015