Shqiponja, simboli ynë , emblemë e flamurit kuqezi, miti që - TopicsExpress



          

Shqiponja, simboli ynë , emblemë e flamurit kuqezi, miti që përgjatë shekujve personifikon më së miri krenarinë e këtij vendi që mban emrin e saj , por më thjesht shpendi i jashtëzakonshëm për ne bijtë e shqipes do të jetë prezente në vendin që më së miri i bashkon shqiptarët anembanë botës, mitikun “Qemal Stafa” aty që kur luan kombëtarja për 90 minuta janë zemra dhe sytë e një kombi të tërë. Në 11 tetor para përballjes me Zvicrës, shqiponja do të niset nga një qiellgërvishtës pranë “Qemal Stafës” për të fluturuar sipër stadiumit duke krijuar padyshim një atmosferë emocionuese.Gjithçka falë një nisme të Igli Tares dhe Lorik Canës që kanë vendosur ti bëjnë një homazh Qemal Stafës duke sjellë në Tiranë një eksperiencë të bërë traditë tashmë në stadiumet e Lacios dhe Benfikës pikërisht falë bashkëpunimit të njeriut që e ka bërë të mundur këtë në romë dhe kryeqytetin portugez, spanjollit Juan Bernabe.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 06:14:15 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015