Shqiptarët, një realitet i ri në Ballkan Nga Vasil - TopicsExpress



          

Shqiptarët, një realitet i ri në Ballkan Nga Vasil Tabaku Të ndarë, 7 milionë në 5 shtete, apo të bashkuar në Europë? Nuk ka pse të trembemi nga e vërteta e madhe e shqiptarëve, e cila iu mohua padrejtësisht për qindra vite dhe tani manipulohet me të ashtuquajturën tezë të NACIONALIZMIT. Pse shqiptarët u dashka të mbeten të ndëshkuar përjetësisht me këtë ndarje tragjike dhe keqdashëse? A ka një alternativë tjetër? A ka zgjidhje të afërt? Interesat e kujt cenohen në këtë rast? Kujt i prishen planet? Kujt i cenohen vlerat? Përse ndodhi e gjithë kjo GJËMË MADHËSHTORE e pashembullt dhe e paparë? Të heshtim?! E pse? Kujt i duhet heshtja jonë? Sapo kjo çështje u ngrit në horizontin e Shqipërisë, menjëherë ranë disa kambana të largëta dhe të ngjirura: – Heshtni! Mos guxoni! Mos flisni! Mos kërkoni! Mos argumentoni! Mos u lodhni… Dhe e gjitha kjo, sepse prapa gjithë kësaj sherrnaje historike ishte i ashtuquajturi ngërç i NACIONALIZMIT. Mos ndoshta duhet të tregohemi konformistë për hir të nacionalizmit? Të mos e prekim këtë tabu të historisë sonë shekullore, sepse sipas dikujt na qenka herezi? Përse? Në fakt, heshtja jonë tepër e gjatë, nuk bëri asgjë tjetër veçse prodhoj konformizëm, nënshtrim dhe humbje. Një humbje e madhe dhe e rëndë. E dhimbshme gjer në zemër dhe e trishtueshme gjer në vetëmohim. E pra, shqiptarët të ndarë në pesë shtete duruan këtë poshtërim shekullor, vetëm e vetëm qe të mos i prishej qejfi dikujt… Sa e dhimbshme aq dhe tragjike. Po shqiptarët, vallë a nuk janë të prekur? A nuk janë të poshtëruar? A nuk janë të fyer? A nuk janë të ndarë e të përçarë?Popërse vallë? Kë kërcënuan shqiptarët në mijëravjeçarët e ekzistencës së tyre? Kë pushtuan shqiptarët? Kë goditën shqiptarët? Kë grabitën shqiptarët? Asnjë. Përkundrazi, shqiptarët luftuan krahë përkrah fqinjëve të tyre për lirinë. Kujtojmë këtu revolucionin grek të shekullit 18, Prijësit e nivelit Europian si Kollokotroni (shqiptarë), që luftoj për lirinë e Greqisë apo Bubulina, Marko Bocari etj. Po kështu dhe në Veri të Shqipërisë. Atëherë, përse u dashka që shqiptarët të mbeten të përçarë e të ndarë, të gjymtuar mizorisht gjer në përçudnim historik të paparë?! Është më se e qartë. Pa dyshim dhe e shpjegueshme. Qarqet ekstremiste sllave dhe ato greke e kanë mbajtur të ndezur këtë zjarr antishqiptar duke krijuar edhe njëmijë e një alibi, të cilat tashmë janë të zhvleftësuara e të dala mode… Por, megjithatë, ne nuk do të heshtim. Nuk do të ndalemi në kërkimin e vazhdueshëm të së drejtës sonë shekullore të mohuar në mënyrën më absurde dhe flagrante. Aq më tepër, tani që Shqipëria vazhdon me sukses rrugën ë saj të pandërprerë drejt integrimit europian si një shtet me përmasa të plota të një demokracie funksionale dhe të moderuar. Shqiptarët, engjëj të qytetërimit dhe paqes Aktualisht, Shqipëria dhe Kosova, janë faktori më i madh dhe më i fuqishëm i stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Rroli i Shqipërisë në rajon përbën një argument të fuqishëm të stabilitetit, nisur edhe nga fakti i një politike stabilizuese, konstruktive dhe europerëndimore. Një politikë, e cila është karakterizuar nga raporte mjaft të ekuilibruar me të gjitha shtetet në Ballkan dhe në Europë. Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë dhe kohë, Shqipëria nuk ka qenë faktor destabilizues dhe konfliktesh në Rajon dhe Europë. Këtë e dëshmon më së miri dhe performanca e shkëlqyer e qeverisë shqiptare, e liderëve të saj dhe politikave ndërkombëtare, sociale dhe ekonomike. Shqipëria tashmë ka një ekonomi të qëndrueshme dhe që sikundër dihet, i ka rezistuar me shumë përparësi presioneve të krizës globale ekonomike botërore, duke e sfiduar atë pa rënë në recension ekonomik. Në sinkron me Shqipërinë ka ecur dhe ecën edhe Republika e Kosovës, shtetit më të ri në Ballkan dhe Botë. Shtetit që në çdo rrethanë ka pasur vetëpërmbajtje, korrektesë absolute me ndërkombëtarët dhe shtetet fqinje përfshi këtu shtetin më radikal e më të vështirë në rajon Serbinë. Ardhja e Kosovës si shtet Sovran dhe i pavarur, krijoj një realitet të ri në Ballkan duke konfiguruar një politikë moderne demokratike dhe mjaft paqësore e të mirëkuptuar drejt dialogut. Pavarësisht tendencës negative të Republikës së Serbisë, pavarësisht sulmeve të paprecedentë dhe monstruoze të saj, e cila ende nuk është ndarë dot nga format dhe taktikat e dikurshme të një shteti diktatorial me metoda të rrezikshme dhe kërcënuese veçanërisht ndaj Kosovës. Gjithsesi, qeveria e Kosovës vazhdon të punoj mjaft e ekuilibruar dhe solide brenda normave të një demokracie moderne funksionale dhe një dialogu ekuilibrues si me Serbinë, ashtu dhe me shtetet e tjera të rajonit. Qeveria e Kosovës është kështu shembulli më i mirë dhe më i shkëlqyer i aplikimit të demokracisë në politikë dhe në realitetin objektivë në raport me shtetet fqinjë dhe më gjerë. Ëndrra e madhe e popullit martir të Kosovës tashmë është një realitet i prekshëm dhe konkret, Liria, pavarësia dhe demokracia janë tashmë frymëmarrja e çdo kosovari që i jep dinjitet, fisnikëri dhe begati shpirtërore. Por, ndërkohë, çdo shqiptar në Kosovë, qoftë i rritur ky apo fëmijë, kanë ende një ëndërr shekullore të parealizuar, njësimin kombëtar, heqjen e kufijve politikë më shtetin amë Shqipërinë. Kjo ide, tashmë është shndërruar në një aspiratë të fuqishme për çdo kosovar dhe për të shtatë milionët shqiptarë kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e diasporë… Miti shqiptar dhe albanofobia Shqiptarët janë një mit, një legjendë e vërtetë dhe madhështore e mbijetesës dhe ekzistencës solide në Ballkan dhe me herë. Në pesëqind vjet robëri të otomanëve turq, Shqipëria jo vetëm mbijetoi dhe u konsolidua, por ajo nuk u asimilua asnjë xhirim nga kultura, gjuha, politika dhe ekspansioni i otomanizmit. Kjo gjë, më vonë, ndodhi me sulmet sllave të Serbisë në Veri të Shqipërisë dhe sulmet e ekstremistëve grekë në Jugë të vendit. Po kjo rezistencë u konstatua edhe në Kosovë dhe në Çamëri. Një rezistencë heroike e paparë, e paimagjinueshme dhe madhështore dhe të mos harrojmë në ato shekuj dhe vite të rënda shqiptarët dhe Shqipëria nuk ishin të organizuar në ndonjë qeveri të konsoliduar apo shtet sovran. Shpesh ata ndodheshin përballë alternativave të shpërbërjes dhe shkatërrimit total. Por rezistenca e shqiptarëve mund të themi se ishte e pashembullt, e pakrahasuar me asnjë shtet, me asnjë komb apo popull në botë. Dhe pikërisht kjo rezistencë heroike, e pashembullt dhe tejet e fuqishme e plot dinjitet i trembte shtetet fqinje me tendenca të theksuara shoviniste dhe asimiluese ndaj Shqipërisë. Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën dhe e ashtuquajtura “ALBANOFOBI” e këtyre shteteve dhe ndonjë shteti tjetër ndoshta edhe ne Europë. Gjithsesi, ne tashmë jetojmë në një realitet tjetër shumë më të ndryshëm dhe dinamik, më demokratik dhe më të ekuilibruar, më paqësor dhe më të mirëkuptuar, ku dhe Albanofobia, nuk duhet të jetë më një FOBI, aq më tepër që shqiptarët e kanë vërtetuar katërcipërisht se janë një popull miqësor, paqësor dhe tejet i negociueshëm për dialog, mirëkuptim, marrëveshje dhe pse jo edhe për një zgjidhje të artë të çështjes së madhe kombëtare shqiptare. Shqiptarët më tepër se kurrë apelojnë sot për mirëkuptim, dialog dhe zgjidhje reale paqësorë të çështjes së tyre të madhe. Nuk mund të heshtet apo të tërhiqen pafundësisht shqiptarët, sepse dikush, diku na paska një sindromë të përjetshme të ALBANOFOBISË dhe luan me këtë kartë duke abuzuar rëndë se gjoja shqiptarët kërcënojnë më një shtet të madh. Është pikërisht koha dhe momenti i madh historik për zgjidhjen e shumë çështjeve që për vite të tëra presin një zgjidhje të drejtë dhe domethënëse, sikundër është çështja e madhe çame dhe unifikimi i shtatë milion shqiptarëve në një Shqipëri të vërtetë e të vetme, pa ndarjet tragjike dhe të padrejta, të cilat jo vetëm diskriminojnë shtatë milionë shqiptarë, por dhe i mbajnë ata pa asnjë argument të ndarë dhe të përçudnuar kombëtarisht. Ka ardhur koha që të gjitha këto të zgjidhen ashtu sikundër e meritojnë shqiptarët, ky komb i mrekullueshëm, solid, paqësor, liridashës dhe fisnik. Shqiptarëve u duhet dhënë e drejta e mohuar shekullore e unifikimit dhe dinjitetit të tyre si një nga kombet më të vjetra dhe të qytetëruara në Ballkan dhe Europë.
Posted on: Sat, 19 Oct 2013 06:37:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015