Shqiptimi i shehadetit dhe kuptimi i tij i saktë {Nga - TopicsExpress



          

Shqiptimi i shehadetit dhe kuptimi i tij i saktë {Nga hoxhallarët e Nderuar: Abdurrahman OSMANI dhe Ibrahim Zaimi} Falënderojmë Allahu Fuqiplotë, dhe dërgojmë salavate dhe selame mbi zotriun e njerëzimit Muhamed a.s, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnik dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre pa shpikje e devijime deri në ditën e gjykimit, e më pas: Nuk ka dyshim se muslimanët sot kanë janë në nevojë të madhe që të njohin akiden e pastër, akide me të cilën krenohemi para grupeve të humbura, akide me të cilën do të dallohemi në ditën e kijametit, akide kjo e cila i bën njerëzit në të humbur dhe të udhëzuar, në pasues të Kuranit dhe sunetit, në metodologjinë e brezave të parë, nga pasimi i epshit dhe devijimeve. Akidje kjo në bazë të së cilës na pranohen veprat tek Allahu xh.sh, e nuk ka dyshim se Dëshmia La ilahe ilallah është ndër më të rëndësishmet në këto tema. Kjo fjalë është që i ndanë popujt në muslimanë dhe qafira, ajo tregon përfundimin e njerëzve si në këtë botë dhe në botën tjetër. Ajo është fjalë me të cilën na bën të duhemi dhe të urrehemi për hir të Allahut xh.sh madje edhe nëse janë të afërmit tanë ashtu sikurse ka qënë e njohur kjo tek të gjithë Profetët (paqja qoftë mbi ta të gjithë), këtë e tregon qartë edhe ajeti ku Allahu thotë: Ndërkaq ju kishit shembullin më të mirë tek Ibrahimi dhe ata të cilët ishin me të, kur u thanë popullit të tyre: ne jemi të distancuar nga ju dhe nga ajo që ju adhuroni pos Allahut,.. (El mumtehineh: 4). Përsa i përket fjalës: dhe ata të cilët ishin me të imam Tabariu në tefsirin e tij ka treguar se ata janë Profetët e tjerë (paqja qoftë mbi ta). Që tregon se të gjithë Profetët janë ndarë nga popujt e tyre dhe nga të afërmit e tyre për shkak të kësaj fjale, e kjo shihet edhe më qartë në ajetin e mësipërm ku thotë: ..ne jemi të distancuar nga ju dhe nga ajo që ju adhuroni pos Allahut,.. ndërkohë që do ishte më precize të thuhet se: unë jam distancuar nga shirku i filanit dhe nga vetë filani. Pra të niset në fillim me shirkun pastaj edhe me vetë personin. Ndërsa këtu në ajet është nisur me distancimin prej njerëzve fillimisht pastaj me vetë shirkun, e kjo për shkak të një urtësie prej Allahut xh.sh dhe për shkak se shumë njerëz distancohen prej shirkut, porse nuk distancohen edhe prej atij që e vepron atë, e kështu ky distancim nuk vlen. Për këtë Ibrahimi a.s dhe ata që ishin me atë, dhe që është thënë se janë Profetët u distancuan fillimisht prej vepruesve të shirkut, pastaj menjëherë edhe nga shirku, por për shkak se këtu nuk është vendi nuk po zgjatemi shum në këtë pikë dhe në komentin e këtij ajeti madhështor dhe përfitimet e tij ia lënë rradhën fjalës së teuhidit, komentit të saktë të saj dhe disa nga gabimet qe janë përhapur tek njerëzit, me shpresë se do të kuptohet dhe saktësohet kjo fjalë… Mirëpo nuk harroj të përmend këtu se Fjala: “..ne jemi të distancuar nga ju dhe nga ajo që ju adhuroni pos Allahut,..” këtu Allahu bashkoi mes mohimit dhe pohimit si në dëshminë ‘la ilahe ilallah’. Kjo fjalë është mohimi si në fjalën: ‘la ilahe’ dhe fjala ‘përveç Atij që më krijoi’ është pohimi si në fjalën ‘il-lallah’. [Shih: “El Kaulul Mufid” vëll, 1, fq, 150. Të Ibn Uthejminit.] E kjo i përngjan fjalës tjetër së Allahut ku thotë: “E kush nuk i beson të pavërtetat (d.m.th. kush mohon tagutin) e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.” (Bekare: 256). Fjala: E kush nuk i beson të pavërtetat, ose kush bën kufër në tagut. është pjesa e parë e dëshmisë: La ilahe. Në lidhje me këtë Muhamed ibn Abdul Uehabi thotë: “Dije që njeriu nuk mund të besojë në Allahun, derisa nuk i mohon tagutët.” E argument për këtë është ajeti që përmendëm. [Shih: “Ed Durer es Sinijeh” vëll, 1, fq, 95. Gjithashtu: “El Uelau uel Berra” të Seid el Kahtanit, me parathënien e Abdurrazak Afifit.] Ndërsa fjala: e i beson All-llahut. Është pjesa e dytë e dëshmisë: il-lallah. Gjithashtu Allahu xh.sh thotë: “Zoti yt ka caktuar që të mos adhuroni vetëm se Atë…” (Isra: 23). Fjala: Zoti yt ka caktuar që të mos adhuroni. Është mohimi. Si në fjalën: La ilahe. Ndërsa fjala: vetëm se Atë. Është pohimi, si në fjalën: il-lallah. [Shih: “Mexhmuatut Teuhid” fq, 34.] Ibn Kajjimi thotë: “Mohimi i vetëm nuk është teuhid dhe gjithashtu pohimi i vetëm pa mohimin. Teuhidi nuk mund të jetë vetëm se përmbledhës i mohimit dhe i pohimit, kjo është vërtetësia e teuhidit.” [ Shih: “Ianetul Mustefid” vëll, 1, fq, 29. Gjithashtu: “Fet’hul mexhid” fq, 34.] Gjithashtu Allahu xh.sh thotë: “Adhurojeni Allahun dhe mos i bëni shok në adhurim.” (Nisa: 36). Fjala: dhe mos i bëni shok në adhurim. Është e njëjtë me: La ilahe. Sepse në të ka mohim. Ndërsa fjala: adhurojeni. Është e njëjtë me: il-lallah, sepse në të ka pohim. [ “El kaulul Mufid” vëll, 1, fq, 35. Të shejh Ibn Uthejminit.] Pra nga këto shpjegime që përmendëm përfitojmë se fjala: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut’ (La ilahe il lAllah) është fjala e teuhidit dhe është e ngritur mbi dy shtylla: 1. Mohimi 2. Pohimi Mohimi përfitohet nga fjala “La ilahe”, ndërsa pohimi përfitohet nga fjala e tij “Il-lAllah”. Ebu Madhfari në ‘El Ifsah’ thotë: “Thënia: ‘Dëshmia se nuk ka zot tjetër me të drejtë përveç Allahut’ nënkupton domosdoshmërisht që shqiptuesi i saj duhet të jetë në dijeni se nuk ka zot tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, ashtu siç thotë Allahu xh.sh: “Dije se nuk ka zot tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.” (Muhamed: 19). Emri ‘Allah’ pas fjalës ‘il-la’ ‘përveç’ do të thotë se Atij i përket domosdoshmërisht të qënit Zot dhe atë e meriton vetëm Ai. Ajo që përfitohet nga kjo fjali është fakti se ti duhet të jesh në dijeni, që kjo fjalë përfshin mohimin e tagutëve dhe (pohon) besimin vetëm tek Allahu. Kështu, kur ti mohove të qënit zot dhe pohove domosdoshmërinë e kësaj vetëm për Allahun u bëre prej atyre që mohojnë tagutët dhe besojnë tek Allahu.” [Marrë nga: “Fet’hul Mexhid” me poshtëshënimet e shejh Bin Bazit]. Bekai Allahu e mëshiroftë thotë: “La ilahe ilallah do të thotë të mohosh me forcë faktin që adhurimi me të drejtë mund t’i përkasë dikujt tjetër përveç Mbretit më të madh, sepse kjo dije është përkujtimi më i madh që të shpëton nga përjetimet e Kijametit. E ajo duhet të jetë e dobishme dhe nuk mund të jetë e tillë vetëm nëse shoqërohet me bindje dhe vepra, sipas kuptimit që ajo përmban. Në të kundërt aho përbën një injorancë të pastër.” [Fethul Mexhid.] Shprehja ‘La ilahe il-lallah’ tregon për mohimin e të qënit zot për gjithkënd tjetër përveç Allahut dhe pohimin e saj vetëm për Allahun, të vetëm dhe të pa shok. Ky është njësimi (teuhidi) drejt të cilit kanë bërë thirrje të gjithë Profetët dhe për të cilin ka treguar Kur’ani, që nga fillimi e deri në fund, ashtu siç thotë Allahu për xhindët: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë.” (Xhin: 1-2). Pra shprehja ‘La ilehe ilallah nuk bën dobi për atë që nuk e njeh kuptimin e saj, në mohim dhe në pohim, por ka dobi vetëm kur krijesa që e beson, e pranon atë dhe vepron sipas saj. Ndërsa ai që e shqipton atë pa dije, pa besim apo pa punë, u përmend më parë nga fjalët e dijetarëve, se kjo është një injorancë e pastër, që përbën pa asnjë dyshim një argument kundër tij. Ndërsa përkthimi dhe kuptimi i kësaj fjale që është përhapur tek shumë prej njerëzve se: ‘Nuk ka të adhuruar apo zot përveç Allahut’ është humbje e madhe, sepse të adhuruarit përveç Allahut janë të shumtë, por ata adhurohen me pa të drejtë. Kjo ishte pikërisht ajo që nuk e zbatuan idhujtarët arabë në të kaluarën dhe shumë njerëz sot që bëjnë shirk. Pra nuk e njësuan Allahun të Vetëm me adhurim, i Cili është i adhuruari që e meriton atë. Ndaj themi që fjala: ‘Që meriton të adhurohet me të drejtë’ duhet shtuar dhe theksuar patjetër në këtë fjalë. [ Shih: “Ianetul Mustefid”, vëll, 1, fq, 60-61.] Ndërsa shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me këtë në: “Et Teuhidu euelen ja duatel islam” 14-16, thotë: “Ndërsa shumica e muslimanëve sot, të cilët dëshmojë ‘la ilahe ilallah’ nuk e kuptojnë mirë domethënien e saj, madje ndoshta ata e kuptojnë domethënien e saj në mënyrë krejtësisht të kundërt e të përmbysur. Po jap për këtë një shembull: Dikush shkruajti një libër për domethënien e fjalës la ilahe ilalla dhe e komentoi: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut! Këtë kuptim idhujtarët e besonin dhe në të ishin, megjithatë nuk u bëri dobi besimi i tyre. i Lartësuari ka thënë: “E nëse i pyet se kush i ka krijuar qiejt dhe tokën ata do të thotë Allahu.” Idhujtarët besojnë se ky univers e kishte një krijues të pashok, por i mvishnin Allahut të adhuruar dhe ortak në adhurim. Ata besonin se Allahu është një, por besonin se të adhuruarit janë të shumtë… Idhujtarët e dinin se fjala la ilahe ilallah e bënte të domosdoshme distancimin prej adhurimit të gjithçkaje pos Allahut, ndërsa shumica e muslimanëve e kanë komentuar këtë fjalë të mirë me ‘Nuk ka zot pos Allahut’! Nëse muslimani thotë la ilahe ilallah dhe adhuron me Allahun dikënd tjetër atëherë ai dhe idhujtarët janë të njëjtë në akide (besim) edhe nëse pamja e jashtme e tij është islami… për këtë unë them një fjalë e cila rrallë herë del prej meje se: Realiteti i shumë muslimanëve sot është më i keq nga ai që ishin arabët në injorancën e parë, përsa i përket moskuptimit të saktë të domethënies së kësaj fjale të mirë.. Gjithashtu një gabim tjetër që është përhapur tek njerëzit dhe ai ka ardhur nga Ehlul kelami filozofët të cilët i dhanë përparësi logjikës duke lënë kështu në rradh të dytë Kur’anin dhe sunetin, këta thonë se kuptimi i shahadetit është: ‘Nuk ka të aftë për të krijuar përveç Allahut’ nuk ka dyshim se ky shpjegim është i kotë dhe i gabuar. Po! Është e vërtetë se Allahu është i vetmi ai që krijon, por nuk është ky shpjegimi i shahadetit, sepse idhujtarët e dinin këtë gjë, por çalonin në adhurimin e Allahut. Prandaj Profeti a.s erdhi me këtë dëshmi për të treguar se ai që e meriton adhurimin në të vërtetë është vetëm Allahu xh.sh. E nëse kuptimi i shahadetit do të ishte: Nuk ka të aftë për të krijuar pos Allahut, atëherë idhujtarët, të cilët i luftoi Profeti a.s do të ishin muslimanë, sepse ata e dinin se vetëm Allahu krijon. Këtë kuptim të shahadetit e kanë dhënë edhe sufistët. [Shih: “El Kaulul mufid” nga shejh Ibn Uthejmini. Vëll, 1, fq, 356.] Si përfundim pa u zgjatur më shumë themi se kuptimi i saktë i kësaj fjale që duhet të mësohet nga çdo musliman është: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut.. Allahu e di më së miri. Shkroi: Abdurrahman OSMANI Publikon: Teuhid.NET teuhid.net *Islami që i ndan muslimanët nga pabesimtarët All-llahu i Madhëruar na urdhëron që ta njohim fenë tonë dhe të kemi njohuri për disa parime esenciale të besimit, e të mos mashtrohemi e të mbesim në injorancen, që na dërgon në devijim e pastaj të mos kemi arsy në Ditën e Gjykimit para Tij. فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ Dije pra, se La ilahe il-lallah (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar pos Allahut)! [Muhamed, 19] Ka thënë dijetari i mirënjohur Muhamed bin Abdul Vehabi duke e njohur Islamin: Islam është ti dorrëzohesh All-llahut duke e njësuar vetëm Atë, ti nënshtrohesh vetëm Atij me adhurim dhe duke u larguar nga shirku dhe pjestarët e tij. 1 Gjithashtu thotë: Esenca e Islamit është adhurimi që i kushtohet vetëm All-llahut duke mos i shoqëruar atij në adhurim asgjë, duke shprehur dashuri për pjestarët e Islamit dhe duke i konsideruar pabesimtarë ata që tërhiqën nga ai, duke tërhequr vërejtjen rrept që mos ti bëhët atij shirk në ibadet dhe duke shprehur armiqësi dhe urrejtje për ata që i bëjnë atij shirk dhe duke i konsideruar pabesimtarë ata që e bëjnë këtë. 2 Ka thënë dijetari Abdurrahman bin Hasen [Allahu e mëshiroftë]: Askuj nuk i vlen Islami derisa mos ta njohin dhe ta dijnë se çdo të thotë kjo fjalë (fjala e Tevhidit-njejshmërisë së All-llahut). Fjala e Tevhidit është ta mohosh çdo shirk në Ibadet dhe të distancohesh nga ai shirk dhe nga ata që e bëjnë dhe ti urresh ata, dhe tia drejtosh vetëm All-llahut ibadetin me sinqeritet duke mos i bërë Atij shirk dhe duke shprehur dashuri për pjestarët e Islamit. 3 Abdullah ibën Abdul-latif dhe Ibrahim ibën Abdul-latif (dy djemt e Abdul-latifit) dhe Sulejman bin Semhan [Allahu i mëshiroftë të gjithë] kanë thënë: E vërteta e Islamit, me të cilën All-llahu i dërgoi të Dërguarit e Tij të ndershëm dhe që thirrën në të, është: Domosdoshmeria e të nënshtruarit vetëm All-llahut me Ibadet sinqerisht dhe duke mos i shoqëruar atij rival në hakun e Tij. Të cilësohet dhe emrohet me atribute dhe emra të mirë, që Ai Vet e ka cilësuar dhe emëruar Vetën e Tij, me emrat dhe atributet më të larta dhe të plota, ashtu siç i takon. E kush e kundërshton mesazhin e tyre (të Dërguarve) dhe e mohon atë dhe e çvlerëson ai është pabesimtar, i humbur, edhe nëse thotë LA ILAHE IL-LALLAH dhe pretëndon se është musliman. Sepse ai më këtë vepër të shirkut e ka çvlerësuar fjalën LA ILAHE IL-LALLAH. Andaj, nuk i bën dobi kjo fjalë, sepse ai nuk veproi sipas parimit të kësaj fjale dhe nuk iu bind domëthënies së saj. 4 Is-hak bin Abdurrahman bin Hasen [Allahu e mëshiroftë], thotë: Ka thënë Muhamed bin Abdul Vehabi [Allahu e mëshiroftë] se vetëm të shqiptuarit e shehadetit (fjalës LA ILAHE IL-LALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH) duke mos ia ditur kuptimin e kësaj fjale e as duke mos vepruar me parimet e saja nuk mund të jetë një përson musliman. Madje ky shqiptim do të jetë argument kundër tij. Islami nuk është vetëm shqiptim siç pretëndojnë disa. 5 Dijetari dhe Muftia i Nexhdit në kohën e vet, Muhamed bin Ibrahim bin Abdul-Latif [Allahu e mëshiroftë] thotë: Shumica e njerëzve pretëndojnë se i përkasin Islamit dhe shqiptojnë shehadetin dhe i praktikojnë shtyllat e dukshme të Islamit. Mirëpo, kjo nuk mjafton që ai të konsiderohet musliman dhe nuk është e lejuar të hahet therja e tyre, ngase ata i bëjnë rival-shok Allahut në ibadet. Ata kërkojnë dhe ua drejtojnë duan Pejgamberëve dhe njerëzve të mirë dhe kërkojnë ndihmë dhe shpëtim nga ata dhe bëjnë vepra të tjera që i qet ata nga Islami. Kjo ndarje mes pjestarëve të Islamit është çështje e ditur me argumente Kuranore, sunnete të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ixhma (pajtim i njëzëshëm) i dijetarëve të gjënëratave të para. 6 Kushtet që Islamin e bëjnë të vlefshëm tek një musliman Dijetari Muhamed bin Abdul Vehab [Allahu e mëshiroftë] thotë: Dije, Allahu të mëshiroftë, se feja e All-llahut është në zemër duke pas besim; duke dashur për hir të All-llahut dhe duke urrejtur për hir të All-llahut, është me gjuhë; duke shqiptuar besimin dhe duke iu shmangur shprehjeve të kufrit, dhe është me vepra trupore; duke i praktikuar shtyllat e Islamit dhe duke iu shmangur veprave te kufrit. E nëse njëra nga këto të trija që i cekëm mungon, përsoni del nga Islami dhe konsiderohet pabesimtar. 7 Abdullah bin Abdurrahman Ebu Batin [Allahu e mëshiroftë] thotë: Të dëshmuarit e Tevhidit Rrububijeh është të keshë bindjen dhe besimin se All-llahu [subhanehu ve teala] është Krijues i çdo sendi, Zotërues i çdo sendi dhe Rregullues e Drejtues i çdo gjëjë. Këtë patjetër e dëshmon muslimani dhe qafiri. Mirëpo, më këtë besim dhe bindje nuk bëhët njeriu musliman deri sa ta plotësojë besimin e tij me Tevhidin Uluhijeh (të drejtuarit e çdo ibadetit vetëm All-llahut), tek i cili kanë thirrur të gjithë Pejgamberët, e këtë nuk e praktikuan e as e besuan mushrikët. Me këtë dallohet muslimani nga mushriku dhe banorët e xhennetit nga banorët e zjarrit. 8 Sulejman bin Abdullah [Allahu e mëshiroftë] thotë: Dije se të gjithë dijetarët islam janë të pajtimit se kush ia kushton dikujt tjetër pos All-llahut ndonjë dua apo kërkesë ai është mushrik, edhe nëse thotë LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH, edhe nëse agjëron. Sepse Islami e ka kushtëzuar përmes fjalës LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH që mos të adhurohet askush tjetër pos All-llahut. E kush e shqipton shehadetin dhe ia drejton ibadetin dikujt tjetër pos All-llahut ai nuk e ka realizuar këtë shehadet. Kështu është shembulli i Jehudëve, të cilët thojnë se nuk ka zot tjetër, mirëpo ata i bëjn rival All-llahut të Madhëruar. Andaj, vetëm të shqiptohet kjo fjalë me gjuhë, pa vepruar parimet e kësaj fjale e as besuar në bazat e saja, nuk mjafton për të qenë një përson pjestar i Islamit. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve. 9 Dijetari Abdurrahman bin Hasen [Allahu e mëshiroftë] thotë: LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH, është çelësi i Islamit. Nuk i vlenë askujt Islami nëse nuk ka dituri për domëthënien e kësaj fjale dhe nëse nuk punon sipas udhëzimëve të saja. Ajo është që buron me sinqeritet ndaj All-llahut dhe duke mohuar çdo shirk. Ajo është fjalë e takvallekut – devotshmerisë. 10 Një fetva nga Komisioni i Përhershëm për Studime Islame dhe Fetva Pyetja nr: 10684: Cili është kufiri ndarës mes mosbesimit dhe Islamit? Dhe A konsiderohet në rradhët e muslimanëve çdokush që e shqipton shehadetin dhe falët pastaj bën vepra që e kundërshtojnë këtë fjalë (shehadetin)? Përgjigja: Elhamdulilah, falënderimet qofshin vetëm për All-llahun. Ndërsa salavat dhe selam mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjën e tij dhe mbi shokët e tij. Kufiri që e ndan Islamin nga mosbesimi është shqiptimi i shehadetit me dëlirësi dhe sinqeritet dhe të punuarit me këtë fjalë. E kush i realizon parimet e kësaj fjalë ai është musliman, besimtar. Ndërsa kush bën hipokrizi dhe nuk ka sinqeritet ndaj kësaj fjale nuk është musliman. Gjithashtu, edhe ai i cili e shqipton këtë fjalë pastaj bën vepra të shirkut, që janë në kundërshtim me këtë fjalë, p.sh.: Ai i cili kërkon ndihmë nga të vdekurit kur është në telashe apo kur është në rehati, ai i cili u jep përparësi ligjëve të vënë nga njerëzit para Ligjëve të All-llahut të Lartë, të cilat i ka zbritur, apo ai i cili tallët me Kuranin apo diçka nga sunneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], këta të gjithë janë qafira-pabesimtarë, edhe nëse e shqiptojnë shehadetin, apo falin namaz e agjërojnë. Kaq, nga All-llahu është suksesi. E lusim All-llahun që të dërgojë salavate dhe selame mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjën e tij dhe mbi shokët e tij. Komisioni i Përhershëm për Studime Islame dhe Fetva Kryetar: Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz Zëvëndeskryetar: Abdurrezak Afifi Anëtar: Abdullah bin Gadjan 11 *Si qëndron puna me ata që thonë se: shqiptimi i dy dëshmive është i mjaftueshëm për të hyrë në xhenet? Pyetja: Si qëndron puna me ata që thonë se: shqiptimi i dy dëshmive është i mjaftueshëm për të hyrë në xhenet dhe për largim nga zjarri, edhe nëse nuk vepron asgjë nga obligimet fetare? Përgjigja: Shejhul islam Ibn Tejmije në mexhmu el Fataua ka thënë: “Kush thotë se: çdokush i cili i thotë dy dëshmitë dhe nuk i kryen obligimet (fetare) dhe nuk largohet nga haramet, do të hyjë në xhenet, dhe nuk dënohet askush prej tyre (që shqiptojnë dy dëshmitë) me zjarr, ai është qafir i dalë nga Feja, dhe është detyrë për të që të pendohet, e nëse pendohet mirë, nëse jo, vritet.” Marrë nga: “Mexhu el Fetaua” vëll, 35, fq, 105. (botimi: Alimul Kutub, Rrijad). E kjo nuk është thënie vetëm e shejhul islamit, por edhe e shumë të tjerëve prej selefëve. Imam el-Humejdi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Më kanë lajmëruar se disa njerëz thonë: ‘Kush pranon namazin, zekatin, agjërimin, haxhin, mirëpo nuk bën asnjërën prej këtyre derisa të vdesë, apo falet duke ia kthyer shpinën kibles derisa të vdesë, është besimtar derisa nuk mohon.’ E unë them: (d.m.th. imam el humejdi) se kjo është kufër i qartë dhe bie ndesh me librin e Allahut, sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ueselem), dhe veprën e muslimanëve.” (transmeton El Hilali në Es-Suneh, 3/586). Këtë thënie prej tij e ka përmendur gjithashtu edhe Shejhul Islam Ibn Tejmije, pastaj ka përmendur ajetin Kur’anor ku thuhet: “Nuk janë urdhëruar për pos ta adhurojnë Allahun, të sinqertë në fe”. Pastaj shejhul islam thotë: “Hanbeliu thotë: Dëgjova Ebu Abdullah Ahmed ibn Hanbelin duke thënë: Kush thotë kështu (pra se kush i pranon obligimet dhe nuk bën asnjë prej tyre është musliman) bën kufër në Allahun, ka mohuar urdhrin e Tij dhe atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Tij.” (shih: ‘Fetaua’ vëll, 7, fq, 209). Përktheu: Abdurrahman OSMANI Publikon: Teuhid.NET *A eshte musliman ky person???? Pyetje: Kemi dëgjuar disa kur thonë se: ai i cili e shqipton shehadetin është musliman, dhe do ti shpëtojë ata nga zjarri, edhe nëse nuk vepron asgjë nga veprat e detyrueshme, sikurse: namazi, agjërimi, zekati, haxhi, etj, dhe argumentohen me disa argumente, sikurse hadithi i Hudhejfes r.a ku në të përmendet se disa njerëz në kohën e fundit do të thonë shahadetin, dhe kjo do t’i shpëtojnë ata nga zjarri, edhe pse nuk falen, nuk agjerojnë dhe nuk kryejnë asgjë prej veprave të detyrueshme. Cila është përgjigjja e ehli sunetit rreth kesaj? Përgjigje: Përsa i përket asaj që thuhet se nëse dikush e shqipton shahadetin është musliman dhe do t’i shpëtojë ata nga zjarri, kjo është në kundërshtim të qartë me Kur’anin, sunetin, dhe Ixhmain e të gjithë dijetarëve të ehli Sunetit. Për më tepër kjo është nga akidja e murxhive, pasiqë nga akidja e ehli sunetit është se: Imani është: ‘Fjalë dhe vepër.’ Ose ndryshe: shqiptimi me fjalë, besimi me zemër dhe praktikë, ose zbatimi me gjymtyrë. Gjithashtu ai shtohet dhe pakësohet. Këto janë gjëra pa të cilat shahadeti nuk është i dobishëm, e kjo në kundërshtim me murxhiet, ata thonë se njeriu është musliman, dhe do të futet në xhenet, vetëm me shqiptimin e shahadetit, edhe nëse nuk zbaton asgjë nga veprat e detyrueshme. Dhe mos u çudisni nga ata të cilat thonë se tek ne imani është: fjalë dhe vepër. Sepse e gjitha kjo është në teori, sepse nëse do ti pyesësh se dikush e shqipton shahadetin mirëpo i ka lënë të gjitha veprat e detyrueshme, do të thonë se ai është musliman. E kjo është akidja e murxhiave të kohës. E për shkak se ne i jemi përgjigjur shumë herë këtyre dyshimeve, preferoj që të përmend këtu vetëm një fetva të shejhul islam Ibn Tejmijes, në të ka përmendur ixhma kur i është përgjigjur këtij dyshimi ku thotë: “Falenderimi i takon Zotit të Botërave. Kush beson se vetëm shqiptimi i kësaj fjale (shehadetit) nga ana e njeriut, e fut atë në xhenet dhe nuk hynë në zjarr, ai është i humbur(Dal) kundërshtues ndaj Librit (Kur’anit) dhe sunetit dhe Ixhmait të besimtarëve. Ndërkaq e kanë shqiptuar këtë (fjalë) munafikët të cilët janë në shtresën më të fundit të zjarrit, e ata janë shumë, përkundrazi munafikët agjërojnë, kryejnë namazin dhe japin lëmoshë, mirëpo nuk pranohet prej tyre kjo...” pastaj përmendi disa prej argumenteve. Pra ai i cili e thotë këtë fjalë haptazi është murxhi i humbur, dhe është në kundërshtim me kur’anin, sunetin dhe ixhmain, ndërsa përsa i përket atyre të cilët thonë se imani është fjalë dhe vepër, mirpo e konsiderojnë musliman lënësin e veprave, ky gjithashtu është murxhi prej murxhiave të kohës, akidja e tij në teori pajtohet me ehli sunetin, ndërsa në praktikë pajtohet me murxhiat, mirëpo sidoqoftë kjo nuk e mohon faktin që ky të jetë murxhi. Ndërsa përsa i përket hadithit që u përmend në pyetje, dhe që janë argumentuar këta njerëz, nuk është prej çudive që këta njerëz t’i keqpërdorin hadithet e Profetit a.s dhe t’i zbresin jo në vendin e duhur, e kjo vetëm për të mbrojtur akiden e tyre të kotë. Mirëpo shkurtimisht në një fjalë si pergjigje ndaj tyre themi: Ky hadith ka të bëjë me kohën e fundit, kohë në të cilën nuk do të ketë Ku’an sepse është ngritur në qiell në këtë kohë, e kështu për shkak se Kur’ani është ngritur, gjithashtu suneti i Profetit nuk gjindet, këta njerëz nuk do të dinë asgjë prej veprave të detyrueshme, sikurse namazi, agjërimi e tj, e as që do ta dinë formën e namazit dhe asnjë prej detyrave të tjera, e si pasoj do ti bëjë dobi dëshmija nëse nuk kanë adhuruar zotëra të tjerë pos Allahut xh.sh, e këtu nuk ka aspak paqartësi, edhe ne pajtohemi me këtë se në këtë kohë dëshmia bën dobi, pasi që këta njerëz edhe nëse duan të marin dije apo ti dinë ato që kërkon feja nuk dotë kenë mundësi, mirëpo ta zbresësh këtë hadith në këtë kohë, ku në të Kur’ani është prezent, gjithashtu suneti i Profetit është midis duarve të njerëzve gjithashtu dijetarët dhe njerëzit e dijes janë të shumtë në të gjitha vendet, dhe ti krahasosh këta njerëz në këtë kohë me njerëzit e kohës së fundit, kjo pa diskutim është një mashtrim i madh, dhe abuzim me argumentet e fesë. Dhe së fundi Allahu e din më së miri. U pergjigj: Abdurrahman Osmani. (Kajro-30/07/2012). Burimi: Akidja Islame Publikon: Teuhid.NET *Cili është gjykimi i sheriatit për atë njeri i cili e ka patur zakon shprehjen e shehadetit gjatë jetës së tij, por nuk ka qenë praktikues i fesë islame fare… PYETJE: Cili eshte gjykimi i sheriatit per ate njeri i cili e ka patur zakon shprehjen e shehadetit gjate jetes se tij, por nuk ka qene praktikues i fese islame fare, perkundrazi njihet me verpimin, thenjen ose besimin e shume te kundertave te islamit, si mohimi i dites se gjykimit, apo tallja me fene, ose sharja e shamise etj, mirepo para se te vdese shpreh shehadetin. A i ben dobi shqiptimi i shehadetit ketij njeriu ne prag te vdekjes ku mund ta konsiderojme prej muslimaneve, ku renditet falja e xhenazes, gusuli, kefini dhe lutja per meshire ndaj tij etj. prej te drejtave te muslimanit?? PERGJIGJE: Ai njeri i cili e shpreh sa here shehadetin gjate jetes se tij, pra i eshte bere adet dhe zakon shqiptimi i shehadetit gjate jetes tij, mirepo nuk i bindet apo nenshtrohet shehadetit dhe kushteve qe kerkon shehadeti prej njeriut gjate jetes se tij, si dija e kuptimit te tij, apo bindja, nenshtrimi, dashuria dhe pranimi etj. prej kushteve te shehadetit, perkundrazi vjen me te kundertat e shehadetit, siç gjinden shume prej njerezve sot ne shqiperi, te cilet ne origjin edhe pse jane muslimane dhe e kane mesuar permendesh shehadetin ku dhe e shprehin per dite, mirepo ata nuk besojne diten e gjykimit apo tallen me fene ose mohojne shume prej ligjeve te kuranit etj, njerez te tille nuk quhen musliman edhe nese vdesin me shehadetin, pasi nuk i benë dobi atyre shprehja e shehadetit, ngase nuk e kane shprehur shehadetin me dije dhe as bindje e nenshtrim, si dhe nuk dallim midis gjendjes ne te cilen ishin gjalle kur ata e shprehnin shehadetin apo momentit qe vdesin, pasi nuk eshte se kane ardhur me ndonje dicka te re rreth kesaj fjale vetem se shprehejes se saj. Dhe siç dihet nga te gjithe muslimanet se shehadeti ka kushte te cilat duhet me u realizuar tek personi me qellim qe ti beje dobi ne dunja ku e shpeton ate nga zjarri i xhehenemit ne ahiret, dhe kushti i pare me rendesishmi eshte dija, pasi Allahu thote: Mesoje se nuk ka zot tjeter pos Allahut. Po ashtu Allahu thote: Vetem ata qe deshmojne te verteten dhe ata e dine. Ndersa Profeti ka thene: Ai i cili vdes dhe e di se nuk ka zote tjeter veç Allahut do te hyj ne xhenet. Trans. buhariu dhe muslimi nga uthmani. Ndersa Imam Buhariu thote: Dija kerkohet para punes dhe vepres. Perfitojme nga hadithi dhe ky rregull i Buhariut: Çdo kush i cili e shpreh shehadetin gjate jetes se tij, mirepo pa dije dhe pa ju nenshtruar shehadetit, ai eshte kafir, dhe keshtu ngel gjendja e tij edhe nese e shpreh shehadetin ne momentin e vdekjes se tij. *Ne nje nga pyetjet e drejtuara te Shejkh Bin Bazit i thuhet: Cili eshte gjykimi sheriatit per ate njeri i cili nuk eshte falur asnjehere ne jeten e tij, mirepo para se te vdese deshmon shehadetin. A konsiderohet musliman ky njeri dhe ne ahiret a veprohet me te siç veprohet me muslimanet ku dhe rringjallet bashke me muslimanet? Pergjigje: Njeriu i tille nese ka ardhur me shehadetin me pendim dhe qellim të hyrjes ne islam, Allahu ia fale atij çdo gjë te kaluar, nese ka qene prej atyre qe nuk e deshmonte shehadetin ne te kaluaren, por erdhi me thenjen shehadetit i penduar , si njësues dhe i sinqerte me Allahun, duke e ditur kuptimin e shehadetit, i cili eshte: Lenja e shirkut dhe gjynaheve ne pergjethsi me vendosje nga ana e tij, ne kete raste Allahu i fale atij cdo gje ne te kaluaren. Mirepo, nese ka qene prej atyre njerezve i cili e shprehte shehadetin si zakon ( adet i perditshem) njeriut te tille nuk i bene dobi shehadeti, pasi ai ka vdekur ne shirk, kjo ngase ai e thonte shehadetin ne jeten e tij dhe po ashtu edhe ne vdekjen e tij. Keshtu qe, nese ai e e shprehte shehadetin dhe ne te njejten kohe adhuronte varrezat dhe kerkon ndihme (istgathe) prej te vdekureve dhe vepron gjynahe, ai nuk eshte se e ka thene shehadetin me pendese (teube) dhe as me kthim nga ajo çka ka besuar, pra thenja e tij e shehadetit ne prag te vdekjes eshte njesoj si thenja e tij ne jeten dhe shendetin e tij, ku nuk ka asnje ndikim, pasi ai ka ngelur ne kufrin dhe dalaletin e tij. Shembulli i tij eshte si puna e munafikeve te cilet e thone deshmine dhe ata jane ne kufrin dhe nifakun e tyre, si dhe adhuruesit e varrezave sot te cilet e thone deshmine ne mexhlise te ndryshme dhe ne çdo vend, mirepo ata adhurojne te vdekurit dhe kerkojne ndihme prej tyre dhe bejne zotim per ta, prejne kurban per ta, siç jane adhururesit e bedeuis, dhe adhururesit e husejnit si dhe adhuruesit e abdul kadir xhejlanit etj. Allahu na ruajte. Marre nga faqja: Islamweb.net Prandaj ai i cili vjen me te kundertat e islamit, si shirku, mohimi i dites gjykimit etj, ai eshte kafir me ixhman dijetareve. Ka thene komisioni i perhershem e dijetareve te saudise: Ai musliman i cili vjen me te kundertat e shehadetit, eshte kafir edhe nese falet apo argjeron. Ndersa nese ky person e shpreh shehadetin ne momentin e vdekjes, por me dije te plote rreth kuptimit te shehadetit, si dhe duke ju larguar besimeve te kota qe kishte ne jeten e tij, njeriut te tille i pranohet ky shehadet, pasi ne kete raste ai eshte penduar nga te kundertat e islamit, te cilat i vepronte gjate jetes se tij, ashtu sic e tregoj këtë Shejkh Bin Bazi me siper ne pergjigjen e tij. Dhe per njerez te tille vlen fjala e Profetit: Allahu me te vertete e pranon teuben e robit te tij derisa ti vije shpirti ne fyte. Hadith i sakte. Pra perderisa ai eshte ne gjendje ta kuptoj ate qe shpreh duke e pranuar me kushtet e saja. Po ashtu ka thene Profeti: Atij i cili fjala e fundit prej tij eshte La Ilahe Ilallah do te hyje ne xhenet. Hadith i sakte. Mirepo ky hadith i fundit duhet kuptohet sipas shpjegimit te Ehli Sunetit, pasi ne te tregohet shpetimi i njeriut vetem me shprehjen e shehadetit pa i realizuar kushtet e tjera qe i kerkon fjala La Ilahe Ilallah, prandaj selefet kane dhene shpjegime te shumta rreth ketij hadithi, me qellim kundervenje mendimit apo pretendimit te murrxhiave te cilet thone se kushdo qe thote La Ilahe Ila Allah hyne ne xhenet, thjeshte me ane te shprehjes edhe nese nuk vjen me kushtet e saja, dyshim ku prej tyre i cili eshte per shkak te argumentimit te tyre me disa hadithe duke lene hadithet e tjera qe shpjegojne menyren e shprehjes se shehadetit dhe kushtet qe kerkohen me shprehjen e shehadetit. Prandaj: 1- Disa kane thenë se kjo ka qene ne fillim te islamit ku nuk ishte plotesuar feja dhe sheriati. 2- Disa kane thene jane per kafirin ne orgjin siç trans. nje thenje e tille nga imam El Begaui. 3- Disa kane thenë se jane shfuqizuar me hadithet e tjera qe tregojne kushtet e fjales la ilahe ila llah, pasi ne kete hadith tregohet vetem shprehja e shehadetit, dhe siç dihet imani tek Ehli Suneti eshte fjale dhe veper dhe jo thjeshte shprehje.dhe jo siç thone murrxhiat qe vetem shprehja e shehadetit e fute njeriun ne xhenet. 4- Disa kane thene kjo vlen per ate njeri qe hyne ne islam dhe para se te urdherohet me shtyllat dhe obligimet fetare, para se të ia merr Allahu shpirtin. . Ndersa persa i perket kafirit ne origjine si kristjani, çifuti, idhujtari e zjarrputisti etj, te cilet nuk e shqipetojne shehadetin dhe nuk e pranojne Profetin si te derguarin e Allahut gjate jetes tyre, nese e thone shehadetin ne momentin e vdekjes me dije dhe bindje se Muhamedi eshte i derguari i Allahut dhe se feja e pranuar tek Allahu eshte islami, pranohet prej tyre nje deshmi e tille dhe konsiderohen musliman. Argumente per kete eshte hadithi i Profetit ku i thote femijes çifut ne shtratin e vdekjes deshmo se nuk ka te adhuruar tjeter pos Allahut dhe se une jam i derguri i Allahut? dhe kur çifuti ju pergjigje fteses se Muhamedit, vdiq musliman. Trans. Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu hadithi Profetit ku kerkon nga xhahxai i tij Ebu Talibi te shprehte shehadetin, duke i thene: O xhahai im thuaj La Ilahe Ilallah. Tran. Buhariut dhe Muslimit Kjo ngase nese e shprehte shehadetin ne pragun e vdekjes do te hynte ne xhenet. Pra perfitohet nga keto hadithe se kafirit ne orgjine i pranohet shehadeti dhe vdes si musliman nese e shprehe ate ne momentin e vdekjes. Ka thene shejkh Muhamed Bin Ibrahim Ali Shejkh: Ai i cili e thote shehadetin duke qene kafir ne origjinee, pra ne kohen e kufrit nuk e ka besuar dhe as shprehur ate, njeriu i tille nese e thote shehadetin gjykohet mbi te si muslimane, ndersa ai e njeri i cili e shpreh ate dhe ai eshte murted apo jehudi i cili e shpreh ate atyre nuk i ben dobi shehadeti. Ka thene Shejkh Abdurrahman Bin Hasen: Ai i cili e shpreh shehadetin dhe vjen me te kundertat e saj ai eshte kafir me pajtimin e dijetareve, mirepo nese kafiri ne origjine e shpreh dhe vjen me te pranohet prej tij, perderisa nuk vjen me te kundertat e saj. Disa dijetare kan vene kushte per kristjanin kur deshmon shehadetin te thote se Isai eshte rob dhe i derguari i Allahut, ose perndryshe nuk pranohet prej tij, pasi ai konsiderohet mushrik, pasi ne jeten e tij ka besuar se Allahu ka bir dhe nuk eshte larguar prej besimit te tij te pare. Po ashtu edhe çifuti qe hyne ne fe eshte kushte te mohoje se Uzejri eshte biri i Allahut qe ti pranohet shehadeti. Ndersa ai kafir i cili e deshmon shehadetin ne jeten e tij, dhe e di se islami eshte feja e vertete qe meriton te pasohet, mirepo nuk hyne ne islam per shkak se i humbet pasuria, apo per shkak te frikes se njerezve, njeriut te tille nuk i ben dobi shqipetimi i shehadetit, ashtu sic nuk i beri dobi Herakliut prijesit romak, i cili edhe pse e shprehu shehadetin nuk i beri dobi dhe Profeti e pergenjeshtroj dhe e hodhi poshte deshmin e tij duke thene: Genjeu armiku i Allahut. Kjo pasi kishte frike se mos i humbste mbretëria dhe pasuria e tij, sic trans. tek Buhariu. Po ashtu tregon Ibn Tejmija se disa çifut ne kohen e Profetit, pranuan Muhamedin si te derguarin e Allahut, mirepo nuk ju binden dhe nenshtruan atij, dhe i thote Profeti atyre: A nuk me pasoni? Thane jo, ngase kemi frike nga jehudite. Keshtu qe ngelen kafira siç ishin edhe pse e deshmuan shehadetin ne prezencen e Tij. Kjo eshte pergjigjëja ime per ju vellai im shkurtimisht. Hf. Ibrahim Zaimaj Burimi: Akidja Islame *Kufiri ndarës ndërmjet kufrit dhe islamit.. Pyetje: Сili është kufiri ndarës ndërmjet kufrit dhe islamit? Gjithashtu ai i cili shqipton dy shahadetet pastaj vjen (ose vepron) vepra të cilat i rrënojnë ato (pra dëshmitë), a futet ky person në rradhët e muslimanëve për shkak të namazit dhe agjërimit të tij? Përgjigje: Kufiri (el Had) ndarës ndërmjet kufrit dhe islamit është: Shqiptimi i dy shahadeteve e kjo të jetë me vërtetësi dhe sinqeritet GJITHASHTU të punohet sipas asaj që ato kërkojnë. Kështuqë kushdo tek i cili plotësohen (ose vërtetohen, ose realizohen) këto pika ai person është musliman besimtar. Ndërsa ai i cili i ka thënë këto për syafaqesi (për nifak) dhe nuk i ka thënë me vërtetësi e as sinqeritet ai nuk është besimtar, e njëjta është edhe me atë i cili i shqipton ato dhe vjen me atë e cila ia hedh poshtë ato me dicka prej shirkut, sikurse te kërkojë ndihmë nga të vdekurit qoftë ajo në vështirësi apo në rehati, gjithashtu ai i cili i jep përparësi gjykimit me kanunet e shpikura ndaj ligjit që ka shpallur Allahu, ose ai i cili tallet me Kur’anin ose me dicka që është vërtetuar nga i Derguari i Allahut a,s, ky person është qafir edhe nëse i shqipton dy shahadetet. Dhe suksesi është tek Allahu. Paqet dhe selamet qoshin mbi Profetin tonë Muhamedin a,s, mbi familjen e tij dhe shoket e tij. “Komisioni i përhershëm për fetva” Përktheu: Abdurrahman OSMANI. MARRË NGA: “Fetaua lexhnetid Daimeh” 2/45.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 18:55:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015