Shqipëria, e 38-ta në FIFA, humb një pozicion Kombëtarja e - TopicsExpress



          

Shqipëria, e 38-ta në FIFA, humb një pozicion Kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur një vend më poshtë në renditjen e muajt gusht nga ranglista e FIFA-s. Pas asaj ngjitje “me ashensor” të Shqipërisë, kur historikisht muajin e kaluar ka prekur vendin e 37-të për herë të parë në histori, Shqipëria tashmë renditet e 38-ta, me 689 pikë. Duhet thënë se në këtë zbritje të lehtë ka ndikuar fakti se Kepi i Gjelbër (shtet afrikan) ka fituar terren, duke ngjitur 13 pozicione, në dëm të disa skuadrave, ku futet edhe Shqipëria. Pra, skuadra jonë ka marrë të njëjtën kuotë pikësh, por ka humbur një pozicion për shkak të ngjitjes galoponte të shtetit afrikan. Ndërsa kundërshtarët e Shqipërisë renditen përkatësisht: Sllovenia në vend të 45-të, Zvicra e 15-ta, që ka përparuar me një vend dhe Norvegjia e 25-ta, pozicion i njëjtë me muajin e kaluar. Ngritjen më të madhe nga grupi i Shqipërisë e ka pasur Islanda, që ka përparuar me 3 vende dhe tashmë renditet e 73- ta, ndërsa Qipro është ngjitur me dy vende në krahasim me muajin korrik dhe tashmë renditet e 123-ta. Armenia, skuadra me të cilën do të ndeshemi në miqësoren e 14 gushtit, renditet në të njëjtin pozicion si një muaj më parë, në të 66-in. Sa i përket “Top-10″, ajo vazhdon të kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Kolumbia në treshen e podiumit, teksa mbyll Belgjika, e 10-ta mes kombëtareve më të mira. #leti
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 09:10:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015