Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të - TopicsExpress



          

Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA-së dhe NATO-s për t’i dhënë fund masakrave në Siri. Deklarata vjen nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku përsëritet angazhimi ndaj çdo veprimi të ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike “Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria – ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, – ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën për mediat. Duke iu referuar të dhënave të fundit të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry, që dëshmojnë me fakte të pakundërshtueshme përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, MPJ thekson se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa të menjëhershme dhe të vendosura ndaj këtyre veprimeve të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit. Nëse ndërmerren veprime ushtarake në Siri, Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa tokësore. Presidenti Barack Obama thote se administrata e tij po vazhdon të analizojë opsionet për operacione “të kufizuara” ushtarake në përgjigje të sulmeve kimike të 21 gushtit në Damask. Shefi i Shtëpisë së Bardhe i bëri këto komente pas konferencës për shtyp të Sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili sqaroi se raportet e shërbimit te zbulimit konfirmojne pergjegjesine e qeverisë siriane për ngjarjen e rende. Ndërkohë inspektorët e OKB-së për hetimin e përdorimit e armëve kimike në Siri kanë lënë sot Damaskun. Ata kaluan në Libanin fqinj vetëm pak orë pasi presidenti Barack Obama deklaroi se SHBA po konsideronin një “aksion të kufizuar” ndaj Sirisë.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 06:45:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015