Shtatë Makabejtë, Solomona, Eleazari, martirë Sipas traditës - TopicsExpress



          

Shtatë Makabejtë, Solomona, Eleazari, martirë Sipas traditës emrat e të shtatëve janë Avim (ose Aviv), Anton (ose Antonini), Guria, Eleazar, Efsevoni, Ahim, (ose Samona ose Evlal ose Marku) dhe Markel. Për ta rrëfehet në Makab.II (6.18-7.42) dhe më gjerë në Makab.IV (kap. 5-18). Makab. IV është jashtë listës kanonike të Librave të Dhiatës së Vjetër. Pra, mbreti i Sirisë, Antioki IV (175-164 para Kr.), i detyronte skllevërit e tij hebrenj të bëheshin idhujtarë. Një herë i sollën një prift plak, mësues për ligjet, të quajtur Eleazar (hebraisht do të thotë Perëndia është ndihmës), Solomonën (hebraisht do të thotë paqësore) dhe shtatë fëmijët e saj. Për më saktë këta shenjtorë nuk morën pjesë të drejtpërdrejtë në lëvizjen e Makabejve (hebraisht do të thotë farkëtarë) që qe një lëvizje politiko - ushtarake dhe nacional - fetare. Ka shumë mundësi të bënin pjesë tek Asidejtë (hebraisht do të thotë shpresëtarë) që ishin një grupim ekskluzivisht fetar, paralel dhe ndihmës i Makabejve. Pra, këshillat e tiranit nuk e bindën Eleazarin të shijonte mishin e derrit, që sipas Dhiatës së Vjetër ishte i papastër. As që u shtir për diçka të tillë, siç e sugjeruan të tjerë. E fshikulluan atëherë jashtë mase dhe i vunë flakën, duke i hedhur nëpër hundë lëngje me erë të keqe. Kjo gjë vazhdoi derisa ata e karbonizuan. Gjithashtu të rinjtë përballuan lajka dhe premtime. Por ata, të palëkundur, u torturuan në mënyrë të frikshme me rrota, me vegla për nxjerrjen e kyçeve, kazanë, tiganë, doreza hekuri që rripnin madje edhe fytyrën, u dogjën me zjarr. Shpallnin pa frikë besimin e tyre dhe shpërblimin e saj pas vdekjes, nxisnin njëri-tjetrin për të duruar. Por burrërinë më të mahnitshme e tregoi gruaja. Nëna e ve nxiste bijtë e saj, madje edhe atë më të fundit, të qëndronin tek shpresëtaria, domethënë të duronin vdekjen më të frikshme! Më pas u hodh vetë në zjarr. Këta martirë, burrërinë e të cilëve e theksoi si shembull vetë Antioki dhe e ngritën lartë Etër të mëdhenj të Kishës u bënë pararendës të martirëve të krishterë. Refreni i historisë së tyre:- “Pa dyshim mbizotërues i pasioneve është arsyetimi shpresëtar”. Lipsani i heroinës ruhet në Patrikanën Ekumenike, ndoshta është lipsani më i vjetër që është ruajtur.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 06:21:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015