Shtetet e Bashkuara po bëjnë dialog të fshehtë me - TopicsExpress



          

Shtetet e Bashkuara po bëjnë dialog të fshehtë me Hizbullahun Libani ka raportuar për dialogun e fshehtë mes Hizbullahut të cilin e mbështet Irani dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan ueb faqja World Tribune. Burime nga parlamenti libanez thanë se diplomatët amerikanë kanë filluar të kontaktojnë me politikanet e Hizbullahun në Bejrut. Ata thanë se dialogu është në drejtim të stabilitetit në Liban si dhe qeverisë së re, shtohet në raportin e shkurtër. Shtetet e Bashkuara dërgojnë dhe pranojnë mesazhe nga Hizbullahu përmes palës së tretë, tha burimi. Dialogu u intensifikua në dy javët e fundit. Raporti për dialog erdhi nga një koalicion pro-perëndimor, 14 marsi, i cili u dëbua nga qeveria në vitin 2011. Anëtarët të cilët nuk duan të identifikohen, thanë se dialogu amerikan me Hizbullahun është pjesë e afrimit të presidentit Obama me Iranin. / World Tribune, Put vjernika/
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 14:22:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015