Shtetet me karakter të theksuar islamik të kohës së - TopicsExpress



          

Shtetet me karakter të theksuar islamik të kohës së sotme[redakto] Në vitin 1990 në konferencën e 19-të ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OIC) u ratifikua Deklarata e Kairos për të drejtat e njeriut në islam, e cila ka për qëllim të bëhet si linjë udhëzuese për ndërkohë 57 shtetet islamike anëtare të saj në fushën e të drejtave të njeriut. Në nenet e fundit 24 dhe 25 të saj përcaktohet e drejta islamike e legjitimuar fetarisht, sheriati, si e vetmja bazë për interpretimin e kësaj deklarate. Kjo deklaratë konsiderohet nga apologjetët (komentues, shpjegues të fesë) si kundërpërgjigje e Deklaratës së Përgjithëshme të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, nga e cila ajo devijon konsiderueshëm duke bërë sheriatin si bazë për të drejtat e njeriut. Zbatimi në praktikë i të drejtës islamike është shumë i ndryshëm mes vendeve islamike. Në disa shtete ekziston një identifikim (barazim) teokratik i drejtësisë zyrtare shtetërore dhe sheriatit, në të tjera ai është abroguar (hequr), në disa të tjera ai është (në frymën e pluralizmit ligjor) i vlefshëm vetëm për një pjesë të popullsisë. Në Turqi sheriati është hequr nën Mustafa Kemal Atatürk-un me kushtetutën e 20 prillit 1924. Megjithatë në Anadollin lindor poliginia (martesa e shumëfishtë) (e ndaluar sipas kushtetutës turke) është pjesërisht e përhapur. Në Tunizi ai është hequr me kushtetutën e 1 qershorit 1959. Vetëm neni 38 i kushtetutës tuniziane shkruan se presidenti duhet të jetë mysliman.[7] Në Malezi ekziston një sistem ligjor dual, ku gjyqet islamike punojnë paralelisht me institucionet shtetërore civile. Tre prej 13 shteteve përbërëse federale lejojnë psh. rrahjen me kamxhik (fshikullimin) e femrave të dënuara sipas rregullave të sheriatit, megjithëse këtë e ndalon kodi penal kriminal në shkallë vendi.[8]. Në përgjithësi i përhapur është zbatimi i saj në fushën ligjore civile psh. në Algjeri, Indonezi dhe Egjipt.[9] Në disa vende sheriati vlen tërësisht, si psh. në Arabinë Saudite dhe Mauritani. Gjithashtu sheriati është në fuqi vetëm brenda zonave ku mbizotëron feja islame në (Nigeri, Sudan ose Indonezi. Shih edhe Konflikti me sheriatin në Nigeri). Kështu psh. në vendet si Somali dhe Sudan ku ekzekutohen ndëshkime hadd, merret si provë për imoralitet edhe shtatzania e një gruaje të pamartuar ose të martuar, bashkëshorti i të cilës ka qenë i papranishëm. Në disa vende ndëshkohen edhe vetë gratë e përdhunuara duke u bazuar në të tilla forma „argumentesh“, si psh. në Arabinë Saudite ose në Iran. Rëndësia e sheriatit në vendet islamike është duke u rritur vazhdimisht përsëri që prej mesit të viteve 1970. Edhe në Turqi, megjithëse shtet laicist, sa vijnë e shtohen zërat me influencë politike që kërkojnë rikthimin e të drejtës islamike, të sheriatit. Kështu shkruante gazeta ditore islamiste-nacionaliste Milli Gazete më 16 tetor 2006: „Është e palogjikëshme, kontradiktore dhe absurde kur një njeri pretendon se është mysliman por kundra sheriatit. […] sheriati është një fjalë e shenjtë. Feja islame dhe sheriati janë e njejta gjë.“[10] Nga ana tjetër, në botën islamike dëgjohen gjithmonë e më tepër ide interpretuese alternative për sheriatin, si Fazlur Rahman në Pakistan, Muhammad Shahrur në Siri, Abdulkarim Soroush në Iran, Muhammad Abed al-Jabri në Algjeri, Hassan Hanafi në Egjipt dhe jo së fundi edhe shumë teologë në Turqi.[11] Sot sheriati është baza e jurisprudencës në Nigeri (në disa shtete federale), në Maledive, në Iran, në Arabinë Saudite, Bangladesh, Mauretani, Afganistan, Sudan (jo në Sudanin jugor), in Gambia, Senegal, Katar, Kuvajt, Bahrain, në Provincën Autonome Indoneziane Açeh, Jemen (këtu paralel me praktikimin e ligjeve të fiseve) dhe në zona të pjesëshme të Pakistanit[12]. Në Somali morrën komitët Bashkimi i Gjyqeve Islamike në qershor 2006 pushtetin në dorë në kryeqytetin Mogadishu pas viteve lufte civile, një grup që ka për qëllim kryesor të instalojë një rend ligjor të bazuar mbi sheriatin (psh. ndalimin e ndjekjes në televizion të kampionatit botëror të futbollit 2006). Ky grup u rrëzua veç sërish në fund të vitit 2006.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 15:01:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015